Kisha, Prona dhe Urrejtja Fetare





 

kisha elbasanNjë vendim per kthim pronash ne Elbasan në dëm të kishës katolike ka ngritur një fushatë disinformimi dhe nxitjeje të urrejtjes fetare.

Lexojmë në Shqiptarja.com se:

Kisha Katolike e Shën Piu X në Elbasan rrezikon të prishet, pasi Gjykata e Lartë, ka vendosur që truallin në të cilin ajo është ndërtuar t’ia kalojë familjes së bashkëshortes së Presidentit Bujar Nishani.

Vendimi i Gjykatës së Lartë i marrë pak ditë më parë, shkon në favor të familjes së Odeta Nishanit, bashkëshortes së kreut të KLD-së Nishani, e cila ishte pjesë e palës paditëse ndaj truallit në të cilin është ndërtuar kisha.Kështu në një padi të bërë në vitin 2009, shtetasi S.B një prej trashëgimtarëve të tokës në të cilën është ndërtuar Kisha në fjalë, kërkoi rrëzimin e padisë dhe pretendimeve të familjes Karaosmani dhe Kosova, për pronësinë e kësaj toke. Padi e cila nuk u pranua nga Gjykata e Lartë, e cila lejon familjen e bashkëshortes së kreut të shtetit të kërkojë këtë pronë në Gjykatën e Shkallës së Parë në Elbasan.

E pafuqishme përballë vendimeve të Gjykatave, Kisha Katolike ka bërë thirrje dhe ka hartuar një kërkesë me shkrim për kryeministrin Edi Rama, për të ndërhyrë në këtë çëshje pasi sipas pretendimeve të saj familja me të cilën përballet gëzon pushtet. Kryeministri nuk ka dal ende në një reagim publik lidhur me pretendimet e Kishës, ndërkohë që fakti se në këtë çështje përfshihet edhe familja e bashkëshortes së kreut të Shtetit i bën akoma më të dyshimta, rrethanat në të cilat është marrë vendimi i Gjykatës së Lartë.

Le të vërejmë se fakti që zonja Nishani është bashkshorte e Presidentit të Republikës, nuk i heq asaj të drejtat e pronësisë, e as të drejtën tu drejtohet gjykatave. Gjuha e përdorur për të përshkruar këtë konflikt në shumicën e mediave është tendencioze.

Sigurisht që nuk jemi per prishje kishash, por per te njejten arsye pse jemi shprehur kundra ndërtimit të xhamisë së Tiranës pa rënë dakort me pronarët e tokës (familja Kruja ), për të njëjtën arsye mendojmë se duhet të ketë një mirëkuptim dhe dëmshpërblim të drejtë të pronarëve të tokës ku është ndërtuar kisha në Elbasan. Kishat dhe xhamitë në këtë vend nuk duhet të ngrihen mbi padrejtësitë e grabitjes së pronave nga i njëjti rregjim që prishi kishat dhe xhamitë.

Për këtë arsye, teksa solidariteti i funksionarëve muslimanë të Elbasanit me katolikët elbasanlli është për tu lavdëruar, kjo nuk duhet bërë duke mohuar të drejtën e pronës së pronarëve legjitimë. Nuk është as në nderin e bashkësive fetare ti kontribuojnë më tepër polarizimit politik në vend. Apeli ndaj kryeministrit Rama nga kisha katolike dhe ekoja e bërë edhe nga bashkësitë e tjera fetare, kundra peshës politike të vendimit të gjykatës, është në vetvete një përpjekje për të manipuluar ekuilibrat politikë në vend të shënuar në konfliktin midis zyrës së kryeministrit dhe asaj të Presidentit.

10917440_433461066810341_1816847001918675107_nFushata e bashkësisë katolike kundra këtij vendimi është pasuar me një fushatë në rjetet sociale, ku ndër të tjera krishterimi politik po ngre pretendimin se pronat e familjeve muslimane nuk janë legjitime, pasi këto familje i kanë marë këto prona nga ‘pushtuesi Osman.’ Partia Shqipëria Demokristiane shkruan në faqen e vet në FB:

Te nderuar miq. Ceshtja e Kishes se Elbasanit ka nxjerre ne pah problemin e Karaosmaneve Xhonturq te Shqiperise. Pushtuesi turk u largua nga Shqiperia ne vitin 1912, por la pas nje problem shume te madh, ceshtjen e pronesise mbi token bujqesore. Sherbetoret e turqve pushtues, arriten te mbajne pushtetin politik, dhe permes tij, mbajten pronat e grabitura nga shqiptaret gjate 500 viteve pushtim.

Me vendosjen e Diktatures se Ahmet Zogut, xhonturqit shqiptare legalizuan perfundimisht pronesine mbi tokat e grabitura. Sistemi Diktatorial konfiskoi gjithe pronen private, duke njohur vetem nje pronar, shtetin. Me vendosjen e sistemit demokratik, prona shteterore dhe private u vodh permes korrupsionit dhe miratimit te ligjeve qe inkurajonin grabitjen e prones. Me keto ligje, iu njoh e drejta xhonturqve te perfitojne pronat e grabitura gjate pushtimit osman.

Ne keto kushte, 50 familje latifondiste xhonturke, me dokumente zyrtare, zoterojne ne pronesi 90% te tokes bujqesore. Vertetimi i faktit te pronesise eshte bere bazuar ne dokumentacionin zyrtar te Perandorise Osmane, ne kundershtim te plote me frymen e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise. Edhe gjykatat e korruptuara shqiptare, jane bazuar ne kete dokumentacion gjate dhenies se vendimeve te tyre.

Pak a shume, ekonomia e gjithe familjeve shqiptare varet ne oreksin e 50 familjeve xhonturke, mbeturina te Perandorise Osmane. Ne kushte te tilla, per ta mbyllur nje here e mire ceshtjen e pushtimit 500 vjecar turk, ne propozojme referendum popullor per konfiskimin e prones per gjithe kolaboracionistet e pushtimit turk, bazuar ne praktiken me te mire Europiane te konfiskimit te pronesise per bashkpunetoret e pushtimit nazist.

Ky referendum, nuk duhet te behet per te shtypur nje klase dhe pasuruar nje tjeter, por duhet te behet per tiu dhene drejtesi viktimave te pushtimit barbar 500 vjecar turk. Ne jemi te gatshem te fillojme kete proces, bazuar ne Kushtetuten e Republikes se Shqiperise, duke menduar se kemi perkrahjen e 99.9% te shtetasve shqiptare me te drejte vote. Faleminderit. PSHDK

Kjo gjuhë është sa e ulët, po aq përcarëse e kërkon të nxisë konflikte brenda shqiptarëve. Heshtja e liderëve katolikë, mungesa e distancimit nga ekstremizmi i katolicizmit politik, dicka që e kemi ngritur edhe më parë në këtë faqe, jep shkak për tu shqetësuar më tej për politizimin e identiteve fetare dhe kërcënimin e kohezionit social në shoqërinë tonë.

 

 

 

Comments

  • Une nuk e kuptoj pse ne kete ceshtje nderhyn Myftiu Elbasanit se bashku me njo hoxhe me emrin Arben Ramkaj kur nderkohe kjo ceshtje i takon kishes dhe pronareve te truallit.Pse Myftinia Elbasan merr inciativa te tilla dhe me cte drejte hyjnore? A eshte e drejta e prones e shenjte ne fene Islame? A skane te drejte pronaret e ligjshem qe te kerkojne nje marreveshje me kishen per shitjen e prones pasi kisha pretendon se kete marreveshje duhet ta beje me shtetin.Pse supozohet se ka nderhyrje politike kur prona eshte kthyer shume vite me pare.Pse hudhet balte mbi figuren e presidentit te republikes?Cfare porositet ne bibel dhe ne Kuran per drejtesine? Drejtesia del mbi presidentin, mbi politiken,mbi gjykatat dhe gjykatesit, mbi kishen, mbi myftiun sepse ajo eshte ligj i Zotit dhe si e tille ajo nuk humb as ne boten tjeter.
    Pse komunitetet fetare behen pjese e skenareve politike?
    Pse vihen ne sherbim te tyre?E drejta nuk harron por vonon.
    Si mendojne kleriket fetare se do dalin para Zotit pa bonsensin e drejtesise?

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *