1424000718597.cachedDean Obeidallah

“Janë dhe nëntë të krishterë. Do t’i kapim. Do t’i vrasim. Kur të mbarojmë këtu, do të shkojmë në fshatin tjetër t’i vrasim të gjithë të krishterët.”

Nëse një udhëheqës i ISIS do ta bënte një deklaratë të tillë publikisht, Fox News ndoshta do të ndërpriste transmetimin t’iu sillte ju një raport special rreth “luftës fetare” të myslimanëve kundër të krishterëve. Shumë nga mediet e shikuara do ta jepnin këtë lajm gjithashtu.

Kjo deklaratë u artikulua vërtetë më 2014. Vetëm se kishte një dallim të vogël te njëra fjalë: “të krishterë” u zëvendësua me “myslimanë”. Ajo ishte deklarata e saktë që bëri një terrorist i krishterë në lidhje me planin e bandës së tij për të zhdukur myslimanët e mbetur në një fshat në Republikën e Afrikës Qendrore (CAR). Por, sigurisht, gjëra të tilla nuk përbëjnë lajm në vendin tonë (SHBA).

Ose a e dini që militantë i krishterë i preu kokën publikisht një myslimani në rrugët e kryeqytetit të CAR, vitin e kaluar? Ky fakt u raportua madje nga mediet amerikane – në një paragraf të shkurtër të Associated Press, i fshehur në gazeta si New York Times. A dyshon kush se, nëse një mysliman do t’i kishte prerë kokën një të krishteri në një shesh publik, ky nuk do të ishte bërë lajm në mediet e SHBA?

Çdo televizion kabllor i mbulon në thellësi vrasjet e të krishterëve në CAR, të cilët – ndërsa po flasim – po i spastrojnë etnikisht mijëra vetë nga popullsia minoritare myslimane atje? Këta militantë myslimanë “kryejnë sulme brutale… përdorin sopata” dhe kanë “djegur e grabitur… shtëpi e xhamia.” Po, kjo është pjesë e një lufte civile, por këto akte të dhunshme kryhen nga militantë që e identifikojnë veten publikisht si luftëtarë të krishterë.

Kjo është vetëm maja e ajsbergut e të krishterëve që kryejnë veprime terroriste. Por, natyrisht, kur presidenti Obama guxoi të përmendte në Mëngjesin e Lutjeve javën e kaluar se kemi parë akte dhune të kryera nga të krishterët, përfshi periudhën e kryqëzatave, disa në të djathtë gati sa nuk shpallën luftë. Rush Limbaugh i quajti fjalët e Obamës një “feyrje” për krishterimin.

Dhe shumë prezantues lajmesh të Fox News u zemëruan, më i dalluari Eric Bolling, që deklaroi se numri i njerëzve të vrarë në emër të krishterimit ishte “zero”.

Të jem i sinqertë, unë jam dakord me të djathtët në një pikë. Do kisha dëshiruar që Obama të mos e kishte përmendur çështjen e kryqëzatave për të ilustruar dhunën e përdorur në emër të krishterimit. Kryqëzata e fundit u zhvillua mbi 700 vjet të shkuara.

Sulmet e kryera nga militantët e krishterë në CAR janë një shembull më i mirë se si të gjitha fetë kanë njerëz që nxisin luftëra në emër të tyre. Obama mund të kishte përmendur veprimet tmerrësisht të dhunshme të Ushtrinë e Rezistencës së Zotit, një kult pseudo i krishterë qëllimi i të cilit është vendosja e dhjetë urdhëresave si ligj i Ugandës. Për këtë shkak, kjo ushtri vrau mijëra burra, gra, fëmijë, përdhunoi gra, dhe i detyroi shumë vetë të bëheshin skllevër seksi për më shumë se 25 vjet, duke filluar që më 1986.

Ose Obama thjesht mund të ishte fokusuar në dhunën e kryer nga terroristët e krishterë në Amerikë. Për fillim, që nga 1977 janë kryer “8 vrasje, 17 tentativa për vrasje, 42 vendosje bombash, 191 zjarrvënie, dhe mijëra raste të tjera aktivitetesh kriminale” që vënë në shenjtër institucionet shëndetësore këtu në SHBA. Me pak përjashtime, këto veprime janë kryer nga të krishterë që kundërshtonin abortin për arsye fetare.

Le të mos harrojmë se Eric Rudolph, i cili ishte i lidhur me lëvizjen supermaciste “Identiteti i krishterë”, u kishte vënë bomba klinikave të abortit, një klubi nate homoseksualësh dhe më 1996 lojërave olimpike në Atlanta, ku u vranë dy persona dhe u plagosën 110 të tjerë. Motivi i deklaruar i tij ishte të ndalonte abortin, duke pretenduar se qeveria jonë ka “legalizuar, sanksionuar dhe legjitimuar” abortin, e për këtë shkak “ata e falsifikuan legjitimitetin dhe autoritetin moral të tyre për të qeverisur.”

Dhe më 2009 u vra Dr. George Tiller, i cili u bë njohur në gjithë vendin që kryente aborte në shtatzani të avancuara. Vrasësi i tij, Scott Roeder, ishte një i krishterë i konvertuar, i cili pretendonte se vrasja “ishte e justifikuar për të shpëtuar jetët e fëmijëve të palindur.”

Shikoni, unë e kuptoj tërësisht që disa njerëz nuk duan të besojnë se njerëz të besimit të tyre kanë kryer krime. Unë jam mysliman – dhe ju siguroj se kur dëgjoj për akte dhune të kryera nga myslimanët, unë acarohem. E prapë nuk mund ta mohoj që ka myslimanë, të cilët kryejnë akte terroriste.

Megjithatë, në rastin e ISIS dhe terroristëve të krishterë, e di që veprimet e tyre nuk janë të bazuar në mësimet e besimeve respektive, por në axhendat e tyre politike. E kjo është arsyeja pse unë nuk do t’i quaja terroristët e krishterë pasues të “krishterimit radikal”.  Një gjë e tillë nuk ekziston, ashtu siç nuk ekziston as “islami radikal”. Por ka pasues radikalë e të dhunshëm të të dy besimeve, të cilët kryejnë krime në emër të feve respektive.

Qartësisht, presidenti Obama dhe unë nuk qëllim të dejonizojmë të krishterët. Ne thjesht përpiqemi ta vendosim dhunë fetare në kontekst. Në fakt, nëna ime, ashtu si Obama, është e krishterë dhe babai im mysliman, e unë unë jam rritur të kem respekt të madh për të dyja besimet.

Por nuk mund ta mohojmë realitetin. Ka njerëz që kryejnë krime në emër të çdo besimi, qoftë krishterimi, judaizmi, budizmi apo islami, edhe pse vetëm veprimet terroristëve myslimanë tërheqin vëmendjen e medies.

 

http://www.thedailybeast.com/articles/2015/02/15/yes-there-are-christian-terrorists.html

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *