pig-face“Mish derri në sofrat e muslimanëve!” ishte titulli i një artikulli të botuar në “Gazeta Fjala” në Kosovë. Shkrimi raportonte se shifra e mishit të derrit të importuar, sipas të dhënave të doganave shkonte në rreth 100 mijë kilogramë, gjë që, sipas tij, tregon se muslimanët kanë filluar të mosrespektojnë urdhëresat e fesë. Kjo shifër, sipas gazetës, tregon se mishi i derrit qenka “goxha i pëlqyer” në Kosovë, gjë që, doemos duhet të tregojë edhe mospërfilljen e ndalesës fetare nga muslimanët. Për këtë, shkrimi nuk ngurron të hyjë në hesape, duke e nisur me të dhënat mbi përbërjen fetare të popullsisë.

Që e gjithë kjo përpjekje për të bërë propagandë me mishin e derrit është qesharake, kjo nuk ka shumë nevojë të thuhet. Më shumë sesa një lajm, gazeta prodhon opinion, më shumë se informim, ajo synon të nxisë një sjellje, duke u përpjekur që ta paraqesë mospërfilljen e fesë si një trend të përgjithshëm. Ndryshe, nuk ka përse të bëhet lajm nga gjëra kaq pa interesa sa, sasia (krejt e papërfillshme në fakt) e konsumimit të mishit të derrit në vend. Në fakt, nga një analizë fare e thjeshtë e vetë të dhënave që gazeta ofron, jo vetëm nuk rezulton të jetë ashtu siç ajo thotë, por rezulton e kundërta.

Gazeta thotë se 100 mijë kilogram mish derri janë shumë, e kjo, sipas saj, tregon se ky produkt është “goxha i pëlqyeshëm në Kosovë. Pa pasur nevojë të marrim laps e letër, duke i rënë trashë hesapit, mund të llogarisim se, nëse çdo qytetar konsumon mesatarisht rreth 20-30 kilogram mish në vit, një popullsi prej gati dy milion banorësh, mbetet të konsumojë në total rreth 50 milion kilogram mish në vit. Shifra prej rreth 100 mijë kilogramësh që është konsumi i mishit të derrit mbetet të jetë një e pesëqindta e totalit. Pra në Kosovë konsumohet 1 kg mish derri për çdo 500 kg mish. Konsumi i mishit të derrit rezulton këtu me 0.2 përqind të totalit të konsumit të mishit në tërësi, një shifër kjo mjaft optimiste për komunitetin mysliman, nëse do të mbështetemi mbi metodologjinë e gazetës për të zbardhur fetaritetin në vend.

I njëjti përfundim rezulton edhe nëse i shkojmë arsyetimit nga një kah tjetër. Sipas shkrimit, importi i mishit të derrit, shkon në total në vlerën 300 mijë euro. Ndërkohë, një familje kosovare shpenzon mesatarisht për konsumimin e mishit rreth 480 euro në vit. Kjo shifër, e shumëzuar me mbi 300 mijë familje që ka gjithësej në Kosovë, na nxjerr se në këtë vend, shpenzohen përafërsisht rreth 150 milion euro në vit për konsum të mishit. Të dhënat thonë se vetëm nga jashtë importohen rreth 70 milion euro mish në vit, gjë që mbështet tezën tonë se diferenca me shpenzimet për konsumin e mishit të derrit është shumë e madhe. Pra, edhe nga kjo qasje konsumi i mishit të derrit mbetet në nivelin e rreth 0.2 përqind.

Duke i shkuar pas metodës krahasuese që përdor gazeta, po t’i përzjejmë këto shifra me raportet fetare dhe etnike, ku 2.2 përqind e popullsisë janë katolikë, ndërsa 1.5 janë ortodoksë (kryesisht, serbë), na rezulton se, mishi i derrit, jo vetëm që nuk preferohet fare nga myslimanët, por nuk konsumohet as nga jomyslimanët, katolikë e ortodoksë. Shifra e konsumimit të mishit të derrit në raport me totalin, është sa një e njëzeta e popullsisë jomuslimane në raport me numrin e përgjithshëm të popullsisë. E pra, mund ta themi me plot gojën: As shkjau nuk e ha mishin e derrit në Kosovë!

Comments

  • sh jan shtuar njerzit djallzor,kjo te na behet te jemi te vemendshem,dhe ta mesojme fene tone inshAllah.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *