carshia-e-vjeter-ne-shkup-620x330Nuk merrem me atë se çfarë i ka shtyrë të parët e mi ta ndërrojnë përkatësinë e tyre fetare, por jam i përqendruar në atë që të sotmen time si shqiptar mysliman dhe të ardhmen e pasardhësve të mi si shqiptarë mysliman, t’i shndërroj në vlerë të shtuar të shqiptarisë, të kësaj shqiptarie e cila jo vetëm fenë myslimane, por edhe gjitha të tjerat, i ka trashëguar nga perandoritë që e kanë sunduar popullin tim.

Dhe si i tillë, unë nuk e peshoj përkatësinë time fetare nëpërmjet asaj sa ajo do më bëjë të pranueshëm për popujt fqinjë, por sa ajo do peshojë në kandarin e shqiptarisë. Pse e them ketë!? Ngaqë më duket se ne jemi katandisur rrugës që të arrijmë në udhëkryqin e rrezikshëm kur do duhet të rirreshtohemi fetarisht, kur do e masim se cila fe që u takon shqiptarëve, është më dobishme për ata. Dhe do arrijmë në atë udhëkryq, nëse vazhdojmë të jemi të pakujdesshëm në mbrojtjen e trungut tonë etnik shumëfetar. E dini pse në Prishtinë e Tiranë aq shpejt e aq lehtë u ndërtuan kisha e katedrale, por jo edhe xhamitë e gjatëpritura të komunitetit mysliman!?

Sepse pas komunitetit katolik shqiptar qëndron Vatikani dhe pas atij ortodoks Athina. Pra shkaku se vetëm pas komunitetit mysliman shqiptar, qëndrojnë “Shqipëritë” tona të varfra – Shqipëria e Kosova. Po, pas këtij komuniteti qëndron dhe ndonjë shoqatë arabe, nga ato që nuk janë as hajri i popullit të vet, e lë më e mira e myslimanëve shqiptarë!

Per te lexuar intervisten e plote me Kim Mehmetin.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *