R5k9cqcwDy imamë amerikanë, Hamza Yusuf, president i kolegjit Zaytuna në Kaliforni, dhe Dr. Yasir Qadhi, pedagog në Rhodes College dhe imam në Qendrën Islame të Memphis janë deklaruar në shenjesrën e grupit terrorist ISIS.

Të dy imamët kanë kritikuar ashpër ISIS dhe kanë shkruar e predikuar nëpër botë se veprimet e ISIS janë në kundërshtim me mësimin e Islamit.

Në një intervistë Qadhi, i cili ka studiuar në Arabinë Saudite dhe mbart një doktoraturë në teologji nga Universiteti Yale në ShBA, tha se “ISIS nuk përfaqson besimin tim, veprimet e tyre janë në kundërshtim me besimin tim, dhe jam i indinjuar nga sa po bëjnë në emër të besimit tim.”

ISIS ka bërë thirrje për vrasjen e Qadhi dhe Yusuf në revistën e tyre Dabik e kjo vecanërisht pasi Qadhi dënoi sulmet në Francë.

“Kur doli revista e ISIS me emrin tim në të, u kontaktova nga FBI-ja dhe më informuan se duhet të marë ca masa sigurie.” Ai thotë se nuk është dhe aq i shqetësuar e vazhdon të udhëtojë nëpër botë, duke dhënë leksione e duke shkruar kundra grupeve radikale islame si ISIS. “Këta njerëz që po më kërcënojnë janë mijëra milje larg. Në kundërshtim të cfarë besohet në opinionin publik, ISIS nuk ka mbështetje në bashkësinë muslimane në Amerikë.

FaceProfile_400x400Qadhi ka qenë në të shkuarën në shenjestrën e sulmeve të ekstremistëve të djathtë në ShBA dhe FBI-ja po investigon edhe ato kërcënime.

Comments

  • isis nuk ka lidhje me islamin, jane thjesht nje bande kontrabandistesh, hajnash, adoleshentesh te zhgenjym, njerez te frustruar, komunistash te kthyer ne selefi, ish spiuna te penduar, njerez te papune, etj

  • FBI-ja po investigon edhe ato kercenime.Dmth se deri tani FBI-ja nuk ka investigu kercenimet e KKK,por vetem pasi ISIS e ka kercenuar.Qfare barazie ne USA.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *