Faqja e re Erasmus





erasmus-2Pas nje periudhe relativisht të gjate pezullimi të aktiviteteteve të saj faqja www.erasmusi.org e rifillon aktivitetin duke ardhur me një fytyrë të re dhe më të përditësuar. Faqja Erasmus është rindërtuar nga e para ndonëse duke ruajtur konturet e saj të mëparshme. Përditësimi i faqes synon t’i krijoj lexuesit një lehtësi më të madhe navigimi në faqe, mundësinë për të komentuar artikujt e publikuar në të si edhe mundësinë për ti bërë “share” artikujve të saj përmes rrjeteve të ndryshme sociale.

Përveç rubrikave tradicionale, faqes i është shtuar edhe një rubrikë e re me titullin Islami dhe shkencat shoqore. Kjo rubrikë synon t’i sjellë lexuesit shqiptar kontributet më të rëndësishme nga bota e shkencave shoqërore në lidhje me mendimin Islam dhe shoqëritë myslimane bashkëkohore. Kjo rubrikë do ta plotësojë kuadrin tashmë të pasur të temave që mbulohen nga rubrikat ekzistuese të faqes Erasmus.

Me pothuajse 180 artikuj dhe punime studimore, faqja e Erasmus është e angazhuar që të sjellë për publikun shqiptar sa më shumë studiues dhe tema bashkëkohore në fushën e studimeve fetare. Me një arkiv deri diku të pasur të grumbulluar derimëtani dhe ende jo të publikuar, faqja e re Erasmus do të synojë ti serviri vazhdimisht lexuesve të saj disa nga artikujt më në zë dhe temat më të rëndësishme në fushën e studimeve fetare. Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë në forma të ndryshme të ndihmojnë projektin e faqes së Erasmus janë të lutur të na kontaktojnë në adresën e emailit Erasmus.al@gmail.com.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *