Cute lovely school children at classroom having education activiBERLIN (AP) — Gjykata më e lartë në Gjermani rrëzoi të Premten një ligj në disa shtete që ndalonte mbajtjen e shamisë (hixhabit) për mësueset, duke thënë që dhunon të drejtën e lirisë fetare.

Vendimi i Gjykatës kushtetuese federale i referohej rastit të dy mësueseve muslimane nga shteti i North Rhine-Westphalia, por do aplikohet edhe në shtete të tjera gjermane që ndalojnë shaminë. Erdhi pas 12 vjet betejash ligjore, dhe ky rast u shqyrtua në gjykatën e Karlsruhe në 2003, kur gjykatësit vendosën se shamitë lejohen përvecse kur ndalohen nga ligje specifike. Kjo solli që disa shtete të aprovonin ligje të tilla.

“Një ndalesë gjithëpërfshirëse ndaj shprehjes së fesë në shkollat publike që bazohet në pamjen e jashtme të mësueseve nuk përputhet me liritë fetare,” u shpreh gjykata.

Ligji shtetror i North Rhine-Westphalia ndaloi shamitë në bazë të pretendimit se do vinte në dyshim neutralitetin e mësueses dhe do sillte coroditje në klasë. Por gjykata vendosi se një shkollë do duhej të tregonte “jo vetëm një rrezik abstrakt por edhe specifik” për të justifikuar ndalimin.

Gjykata gjithashtu u shpreh se një klauzolë që përjashton “vlerat kulturore dhe edukative si dhe traditat perëndimore dhe të krishtera” nga ndalimi shtetror, në fakt shkel mbrojtjen që siguron kushtetuta kundra diskriminimit në bazë të fesë.

Shteti deklaroi se pas këtij vendimi do ri-vlerësoj ligjin e vet dhe do bëjë ndryshimet e nevojshme.

*Huffington Post 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *