w460Një sërë gazetash e portalesh shqiptare kanë botuar një lajm sipas të cilit, Myftiu i Arabisë Saudite ka thënë në një fetva se burrit i lejohet të hajë gruan e tij, nëse është i urritur.

Top Channel pranoi se ky lajm nuk është botuar në web site e vetë Myftiut, ndërsa faqja online e Panorama, teksa pranon se vetë myftiu ka përgënjeshtruar të ketë dhënë një fetva të tillë, gjithsesi e gjen me vend ta botojë. Pra si Top Channel, ashtu dhe Panorama kanë botuar një lajm i cili nuk mund të konfirmohet e që gjithashtu është përgënjeshtruar nga vetë myftiu që supozohet ta ketë lëshuar.

Sipas gazetës saudite, Arab News, myftiu ka deklaruar se:

 “… nuk është vetëm se gënjeshtra të qarkulluara për të deformuar imazhin e Islamit…”

Pyetja atëherë është se cila është arsyeja e botimit të këtij lajmi, dukshëm të rremë? Rezultati është riciklimi i gjuhës së urrejtjes ndaj Islamit dhe muslimanëve, jo vetëm ata në Arabinë Saudite të largët, por edhe atyre këtu në vendin tonë.

Asgjë në titulinl e këtij ‘lajmi’ nuk njofton se është lajm i rremë. Kjo është njëkohësisht tregues i llojit të lajmeve që mediat shqiptare zgjedhin të vendosin në faqet e tyre në lidhje me klerikë muslimanë, fenë islame apo popullsitë muslimane. Këto janë shembuj banalë të pompimit të urrejtjes fetare, dizinformimit mediatik, paragjykimeve racore dhe islamofobisë. Këtu poshtë po sjellim disa shmbuj nga komentuesit e Panorama e lexuesi mund të ndjekë linkun nëse ka oreks për më shumë vjellje të tilla.

Shokon myftiu saudit  Burrat mund të hanë gratë e tyre nëse ndihen të uritur  FOTO    Gazeta Panorama ONLINE

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *