Kisha ka kambana, por ka edhe derë





downloadDeklarata e Kishës Katolike për mbështetjen e dekriminalizimit erdhi në një fazë të evoluar të degradimit politik shqiptar. E admirueshme dhe e guximshme, ajo pasqyron angazhimin publik të Kishës, që shprehet edhe me qëndrime ndaj situatës politike. Gjithçka normale. Përpjekja e Alfred Lelës për ta heroizuar aktin, përveçse ia shton Mapo-s decibelët e altoparlantit të interesave kishtare, ekzalton katandinë e gazetarisë shqiptare. Si ilustrim mjaftojnë batutat e fundit të artikullit:

“Së treti, merr përsipër të gjykojë edhe një akt, që në Shqipëri as që është menduar si kriminal, por është inkurajuar nga të gjitha palët, kush më pak e kush më shumë: Shitblerjen e votës. Së katërti, bën, në njëfarë mënyre, shkishërimin e atyre kandidatëve katolikë me probleme me drejtësinë, të cilët do të kandidohen në partitë politike. Kisha Katolike ka dalë dje nga hija dhe është sjellë siç i ka hije. Ka luajtur prijësin shpirtëror e moral dhe e ka vënë veten përballë politikës. Ndryshe nga kjo e fundit, nuk e ka ‘tradhtuar’ vizitën historike të papa Françeskut në Shqipëri. Në traditën e vet të mirë ka përsëritur një veprim të ndërmarrë në Siçili nga kisha e atjeshme në luftën kundër mafias”.

Autori arrin në këtë konkluzion pasi është rrekur ta orientojë lexuesin drejt shënjestrës së Kishës, sipas tij deputët Tom Doshi, Mark Frroku e disa vëllezër të tjerë. Asgjë për t’u habitur deri në momentin kur listës të cilës i kumbon Kisha i mungojnë kolegët e Lelës, që me aq patos i mbrojtën të inkriminuarit. I zellshmi i pare qe Preç Zogaj. Si shpesh herë, më i avancuari u shfaq Agron Gjekmarkaj, i cili në inkriminimin e Doshit vërente persekutimin e Veriut nga Jugu dhe të katolikëve nga “dikush”. Për arsye të ngjashme Romeo Gurakuqi i kërkoi Ramës, me një tjetër letër të hapur, shpërndarjen e Parlamentit. Mark Marku dhe vetë Lela përdoren Doshin për ta gjykuar Ramën hipokrit. Nëse kambanat bien për kategorinë e Doshit, siç aludon Lela, nuk mund të mos bien edhe për kategorinë e Lelës, që Doshin e përdor për kapital. Jo rastësisht të gjithë opinionistët e cituar mbrojnë haptazi interesat e Kishës dhe pretendojnë përfaqësim politik të katolikëve, madje me kuota, deri edhe në Kosovë.

Leximi i Lelës ka një sërë handikapësh të gazetarisë qoftë dhe mediokre. Së pari, cekja e temës së tregtisë së votave. Nëse Kisha është në dijeni të fakteve, duhet t’i pasqyrojë. Së dyti, veprimet e ndërmarra nga Kisha në Siçili janë komplekse. Një gazetar, që pretendon të informojë, nuk mund t’i reduktojë raportet e Kishës me Mafien tek armiqësia, e cila sigurisht numëron sa e sa denoncime apo një Don Pino Puglisi të vrarë (1993), pasi ekzistojnë me qindra artikuj e dhjetëra libra ku nga të gjitha pikëpamjet analizohen lidhjet, bashkëpunimet, mbështetjet dhe heshtjet reciproke të dy entiteteve në Italinë e këtyre 100 viteve. Së treti, Papa nuk mund të ndjehet i tradhtuar sepse e gjithë sipërmarrja e përfshirë në çështjen Doshi ishte në reshtin e parë të meshës së tij, organizuar me fonde publike.

Së katërti, deklarata e Kishës nuk flet gjëkundi për shkishërim. Duke përfituar nga shembulli siçilian i sjellë nga Lela, kur nuk shkishërohen mafiozët – e po kështu as ndonjë diktator i djathtë i shekullit të kaluar – s’ka sesi të besohet në shkishërimin e një deputeti që maksimumi do të dënohet se ka sajuar akuzën. Fushata elektorale e Doshit gjatë zgjedhjeve të 2013 ishte e mbushur me referenca fetare ndaj katolicizmit. Doshi krenohej nëpër zonat katolike për lidhje farefisnore sa me Ndre Mjedën sa me Zef Pllumin. Frroku gati sa nuk u betua në Bibël për pafajësi. Të mos flasim pastaj për donacione, pjesëmarrje nëpër ceremoni fetare me synime publicitare, përurime monumentesh të figurave fetare. Derisa nuk është denoncuar publikisht përdorimi i traditës fetare në emër të interesave meskine, këto subjekte vazhdojnë ta kenë legjitimitetin moral të garantuar. Aq më tepër kur pena si Gjekmarkaj i paraqesin akuzat ndaj tyre si sulme ndaj katolicizmit.

Më e rënda ishte se Frroku kishte përdorur dy klerikë të Kishës Katolike, derisa askush nuk e përgënjeshtroi, për të zgjidhur me rrugë mbi-ligjore një pretendim për vrasje me thikë të ndodhur në Belgjikë. Sigurisht që Kisha është e lirë të dërgojë emisarë për të shfajësuar persona të akuzuar për vrasje në Belgjikë, me pretekstin e mirë të zgjidhjes së hasmërive, natyrisht, por që kërkesa normale për dekriminalizmin të paraqitet si akt heroik i përmasave të atilla sa për të merituar një simfoni mediatike, kjo i ka të gjitha nuancat e talljes.

 

 

Comments

  • Vreri qe vjell do te ngel ne fyt ndonje dite o njeri pa identit.

    Ti o gjaper mosmirnjohes qe kafshon ate qe te lejuan te bashkejetosh ne kete vend. O pjelle e keqe qe do te besh me balte e te nxish kedo qe eshte ndryshe nga ti, kedo qe eshte me i bardhe se ty o qenje e zeze.Te ngelte ne fyt ajo kafshate qe ha prej ketyre shkrimeve o qe qelbesire, o njeri pa identiter. Jevgjit e romet jane qytetare 1000 here me te nderuar te ketij vendi sesa ti o mosmirnjohes i qelbur I ketij vendi. Shko gjeje identitetin dhe atdheun diku tjeter o kopil, o gjak i prishur.

    • ej, me fal, o admin, ky koment eshte i palejueshem per nje faqe publike, sado qe deshira juaj mund te kete qene per te treguar nivelin e komentuesit.
      pupupupu, ca mentaliteti tipi… urime per shkrimin, e keni zberthyer fyyren e vertete te ketyre, sigurisht ju ka ndihmuar dhe komentuesi ‘me qetesi dhe dashuri’…

  • O Niko, kush po na lejo te bashkejetojme ne kete vend, kush po na e jep kete leje, kujt ja paskemi borxh kete mirenjohje? Ti je nje racist i felliqur e per ty vec keqardhje mund te kesh. Zoti te udhezofte.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *