141027120228-exp-ctw-sheikh-bin-bayyah-00030918-horizontal-galleryKa patur nga dijetarët muslimanë të mbledhur në Forumin e dytë të Promovimi i Paqes në Shoqëritë Muslimane, thirrje për ripërtëritjen e fesë, rivlerësimin e ligjeve dhe urdheresave fetare arkaike dhe dhënies fundit ekskomunikimit (tekfirizmit).

Ripërtërirja e Fikhut dhe i dijeve islame, tha imami i madh i Ezherit, nuk është më një zgjedhje, por një domsdoshmëri, që t’i jepet fund aplikimit të fetvave nga e kaluara apo ekskomunikimit (tekfirizmit) nga grupe ekstremiste

Presidenti i Forumit, sheh Abdullah bin Bejah, tha se “Ripërtëritja (e dijeve) është dicka thelbësore në fenë islame, e cila është e bazuar në një lidhje të vazhdueshme ndërmjet teksteve, qëllimit të këtyre teksteve dhe realiteteve konkrete jetësore.”

“Ka thirrje për ripërtëritjen e fesë dhe ligjërimit fetar si dhe për një revolucion fetar, sic tha një nga dishepujt e Profetit, Ibn Masud, ‘Ai që e do fenë, do revolucionarizojë Kuranin’.”

Ai tha se shpallja fetare duhet marë në kontekst dhe duhet parë bazuar në principet themeltare dhe universale (makasid) dhe implikimeve të tyre.

Ai bëri thirrje për rishqyrtimin e dijeve themeltare të Islamit, duke qenë se shumë urdhëresa nuk janë më të aplikueshme në shoqërinë moderne.

82708942_640Sheh Hamza Yusuf, një personalitet i njohur musliman dhe President i Kolegjit Zaytuna, shtoi se “Ka njerëz që marin shpalljen dhe mendojnë se është universalisht e aplikueshme në cdo kohë e cdo vend.”

“Për shembull, Omar bin Khatab pezulloi [dënimin e sheriatit] për vjedhje gjatë thatësirës.”

Një tjetër shembull është ligji i apostasisë (largimit nga feja), i cili ka qenë një princip universal dhe pjesë e mentalitetit të përgjithshëm të njerëzve në atë kohë sipas të cilit largimi nga feja ishte një krim kapital i dënueshëm me vdekje, gjë që egzistonte edhe në Krishtërim.

“Qëllimi ishte që të mbrohej feja… por ky nuk është më mentaliteti i epokës në të cilën jetojmë e prandaj kur shikojmë principin universal të Islamit, është që të afrojë njerëzit me fenë.” Por, tha ai, aplikimi i ligjit të apostasisë në këtë kohë do nxisë më shumë njerëz të largohen nga feja se sa t’i bashkohen asaj e do kishte efektin e kundërt.

Për sa i përket dënimeve të sheriatit, dijetarë të specializuar duhet të ulen e të mendojnë rreth tyre: “Të tëra duhen rivlersuar,” tha ai.

Sheh Bin Bejah tha se vetëm shumica e dijetarëve të specializuar mund të luajnë rolin e ripërtëritësve fetarë.

44940c4ef0ca2e03b5e24971414844ad26dd757eAi tha se nuk pritet që sundimtarët të jenë engjëj, profetë apo qoftë njerëz të devotshëm. Detyra e tyre është të manaxhojnë vendin mirë dhe edhe nëse janë të korruptuar, nuk është e lejuar të rebelohet kundra tyre duke përdorur dhunë, sic bëjnë tekfiristët, sepse kjo sjell shkatërrim e vdekje të të pafajshmëve.

Imami i madh i Universitetit të Ezherit, Ahmed Al Tajeb, tha se principet e fikhut duhet të rishqyrtohen në mënyrë që të ndalen ekstremistët nga përdorimi i tekfirit si justifikim për të vrarë ata që nuk bien dakort me organizatën e tyre. Ata po përdorin një fetva të thënë shekuj më parë nga dijetari Ibn Tejmija, “i cili po përballej me gjakderdhjen midis muslimanëve dhe tartarëve.”

Duke qenë se shumica e dijetarëve janë në dakordim se fetvatë ndryshojnë me kohën, vendin, rrethanat dhe kushtet, atëherë këto principe nuk janë më të aplikueshme.

Ai gjithashtu i bëri thirrje forumit që të mbledhë literaturën dhe botimet e grupeve terroriste që të kundërshtohen argumentet e tyre.

Marre nga The National

Comments

  • futja ne kete teme dhe marrja per material nga gjuhe te tjera qe nuk jane gjuha ne te cilen akademiket kane folur ne forumin e lartpermendur, jo se ia humb bukurine, por ndonjehere dhe vertetesine.
    p.sh. thenia e ibnu Mes’udit e lartpermendur: ‘Ai që e do fenë, do revolucionarizojë Kuranin’, ai qe njeh arabishten dhe e njeh Sheriatin, e kupton se ibnu Mes’udi nuk mund te shprehet ne nje menyre te tille. Shprehja e tij mund te kete te beje me perceptimin, ta zeme, te ajeteve te caktuara, por jo ligjeve qe jane stabile ne Kur’an.
    Normat ne Sheriat ndahen ne dy pjese: ato qe jane stabile, te pandryshueshme. dhe norma qe ndryshojne sipas vendit, kohes dhe rrethanave, norma keto qe i nenshtrohen ixhtihadit, pra per te cilat nuk ka tekste fetare.
    gjithsesi te gjitha keto norma, si ato stabile dhe si ato te ixhtihadit, jane norma te praktikueshme ne nje vend qe praktikon Sheriatin. Shumica e vendeve islame dhe arabe sot nuk e praktikojne Sheriatin vetem se ne disa pjese te caktuara, atehere per cfare flitet per zhvleresimin e ligjit te apostasise apo heretizmit kur keto vende nuk e shohin deri me tani ne praktike?
    norma te tilla, si ndeshkimet e zinase, vjedhjes, etj jane norma qe zbatohen ne shtetin qe gjykon me ligj islam dhe jane pikerisht prej normave stabile qe kane ardhur per te mbetur deri ne Diten e Kijametit. Kete mesazh na percjell me se miri trashegimia e fukahave tane qe ne asnje liber fikhu nuk permendin se keto norma jane per nje kohe te caktuar. e rendesishme eshte te kuptohet gjithashtu se ne nje shtet te tille ato i nenshtrohen gjykimit dhe zbatimit nga organe kompetente nese plotesohen kushtet per kete gje.
    Nese kushtet nuk plotesohen atehere dhe denimi nuk mund te zbatohet, sic ndodhi ne kohen e Umerit kur uria ishte perhapur, atehere dhe denimi i vjedhjes nuk u zbatua per aq kohe, se njerezit nuk kishin c’te hanin.

    • Ky artikull eshte perkthim i nje artikulli te botuar ne anglisht, linku i artikullit eshte dhene ne fund. Ne perkthejme shpesh artikuj e ky eshte nje prej tyre. Sa per debtin mbi thelbin se cilat jane te ndryshueshme e cilat jo, do duhet ti debatosh me dijetaret ne fjale.

      • sa per debatin qe thoni kane folur fukahate muslimane qe 14 shekuj deri me sot.
        ne rradhe te pare arikulli i the national nuk mund te merret si reference e besueshme per ate se c’ka ndodhur ne forumin e lartpermendur, por edhe nese ka bashkohore qe mendojne keshtu, feja dhe Sheriati jane ngritur mbi baza te njohura. pikerisht ajo qe thashe me pare eshte ne perputhje me ato baza, per kete arsye dikush nese vjen me dic qe del nga shinat e ketyre bazave nuk perfillet ne mendimin fetar.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *