kathrin-oertel-pegida-540x304Rick Noach*

Vetëm pak muaj më parë askush nuk mund të imagjinonte se një nga fjalimet më emocionuese pro-tolerancës do mbahej një ditë nga një kritikët më të ashpër të Islamit dhe imigrantëve.

Kathrin Oertel – më parë kreu i lëvizjes Anti-Muslimane gjermane Pegida, e cila mblodhi dhjetra mijëra mbështetës në kulmin e vet – u kërkoi falje muslimanëve në një mesazh të publikuar të enjten në Facebook.

“Ata të cilët ende i përkasin lëvizjes Pegida duhet të kuptojnë se po mbështesën kauzën e gabuar,” tha ajo. “Ata që kërkojnë azil fajësohen për problemet tona në Europë dhe Gjermani. E megjithatë, ata nuk janë shkaku i problemeve tona,” tha ajo përpara se tu drejtohej vetë emigrantëve të cilët më parë i kishte sulmuar.”

“Dua tu kërkoj falje të gjithë emigrantëve dhe të gjithë muslimanëve ndër ta të cilët jetojnë në paqe dhe janë asimiluar në shoqërinë gjermane, të cilët respektojnë kulturën dhe ligjet tona. Ata përfaqsojnë shumicën dhe shoqëria gjermane e neglizhon këtë fakt,” tha Oertel.

Oertel ishte më parë zëdhënsja e më pas kryetarja e lëvizjes popullore që tronditi botën. Qysh nga nëndori i kaluar, ekstremistë të djathtë dhe qytetarë të thjeshtë marshuan sëbashku cdo javë për të kundërshtuar emigrimin e muslimanëve në Gjermani. Protestat javore vazhdojnë, edhe pse numrat kanë rënë.

“Ndihem pjesërisht përgjegjëse për fushatën e urrejtjes që shkaktuam. Dua të kërkoj falje dhe e vetmja gjë që mund të bëj është ndihmoj në uljen e tensioneve,” tha Oertel në një fjalë të incizuar me sa duket në mënyrë spontane brenda një makine.

“Duhet të jesh i gatshëm për dialog nëse dëshëron të arrish paqe,” tha Oertel. “Kjo është e vetmja mënyrë për të shmangur paragjykimet.” Ish kreu i Pegida bëri të qartë se ajo nuk po luftonte më kundra Islamit, por po luftonte për “paqe në botë,” sic thotë ajo vetë. “Dikus duhet të fillojë të bashkojë njerëzit,” tha ajo – duke nënkuptuar se ajo është e gatshme të luajë atë rol. Ajo pranoi se gjer tani kishte dështuar në përpjekjen për të përfituar mbështetje për paqe në botë. “Ne jemi sulmuar verbalisht nga kundërshtarët tanë,” tha ajo sinqerisht e zemëruar.

Këto fjalë janë tërësisht në kundërshti me intervistën që ajo kishte dhënë në fillim të këtij viti ku ajo sulmoi muslimanët dhe emigrantë të tjerë në mënyrë të ashpër. Duke folur për CNN në Janar, Oertel tha: “Musimanët janë një pjesë shumë e vogël e popullsisë, por ata janë dominantë me kërkesa për të shtyrë tutje kulturën gjermane.” Mbështetës të tjerë të Pegida shprehën pakënaqsinë edhe më ashpër. The Guardian citoi një grua protestuese në dhjetorin e kaluar, e cila tha se ishte e shokuar kur shihte “në Gjermani azilantë me telefonë të shtrenjtë të cilët unë nuk i blej dot.”

Beteja e re e Oertel për paqe në botë ka habitur shumë nga mbështetësit e saj të hershëm.

“Përpara se të kritikosh të tjerët, duhet të bësh një hap mbrapa dhe të reflektosh mbi veprimet e vetes tënde,” këshilloi Oertel në një mesazh në video. “Duhen lejuar njerëzit që të evolojnë. Shumë të tjerë do duhet të kalojnë nëpër këtë udhë. I duhet dhënë fund krijimit të imazheve të armiqësisë,” tha ajo.

Kritika e saj nuk kufizohej vetëm për mbështetësit e Pegida, por përfshinte edhe median. Në fjalën e saj ajo vazhdoi të dënonte median mainstream e cila vazhdon të “kritikohë ashpër muslimanët dhe fenë e tyre” dhe t’i përdorë ata për t’i fajsuar për cdo gjë. Oertel nuk ju përgjegj një kërkese nga Ëashington Post që të shpjegonte akuzat e saj.

Ironikisht, gjatë kohës që ishte në Pegida, Oertel ka dënuar median se nuk ishte mjaftueshëm kritike ndaj Islamit, emigracionit dhe numrit në ritje të azilantëve në Gjermani.

Rick Noach shkruan rreth cësthjeve ndërkombëtare. Ai është felloë në programin Arthur F. Burns Fellow tek The Washington Post.

Lexo gjithashtu per Pediga duke klikuar ketu.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *