Erdogan në Tiranë





erdoganFacebook është mbushur këto ditë me lajmërime dhe ftesa për vizitën që Presidenti i Republikës Turke do të kryej në Kalanë e Prezës. Ndonjë njoftim i saktë nuk na bëhet i ditur për natyrën e vizitës së tij në një fshat të vogël piktoresk, megjithëse, gjithmonë nga burime rrjetesh sociale, nënvizohet se ai do të jetë pjesëmarrës në inagurimin e xhamisë së restauruar me fonde qeveritare turke. Kjo është hera e dytë që njoftohet për një vizitë të tillë në fshatin Prezë gjithnjë për të njëjtin motiv. Rreth një vit më parë, përsëri nga rretet sociale, u trumbetua vizita e liderit turk, por brenda pak ditëve u njoftua anullimi i saj si shkak i tragjedisë në një minierë qymyri në Turqi. Një vit më parë, nisur nga fakti i njoftimit dhe i anullimit të vizitës së Erdoganit në Prezë, kujtuam se bëhej fjalë për ndonjë dëshirë a eufori nga besimtarë myslimanë që e admirojnë atë dhe punën e tij, por vizita që pritet të ndodhi në 13 maj përforcon faktin se zërat e një viti më parë nuk ishin të pabazë.

Njoftimet e rrjeteve sociale për vizitën në Kalanë e Prezës nuk bashkëshoqërohen me njoftimin, tjetër atë të inagurimit të punimeve për Xhaminë e shumëpërfolur në Tiranë. Lajmin për këtë ngjarje të rëndësishme për jetën fetare dhe kulturore të kryeqytetit (megjithëse e përsëritur shpesh) e mësojmë nga faqja në shqip e televizionit shtetëror turk TRT. Në këtë njoftim, referim i të cilit është vetëm nënkryetari i Bordit Drejtues të Fondacionit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mazhar Bilgin, mësojmë se në përurim do të marri pjesë edhe Presidenti i Republikës Nishani, Kryeministri Rama si dhe drejtuesi i Dianetit Turk, Mehmet Gormez. Asnjë njoftim për praninë e homologut shqiptar të z. Gormez, z. Skënder Bruçaj, i cili teorikisht duhet të jetë i zoti i shtëpisë. Zoti Mazhar Bilgin duke përshkruar përmasat dhe lehtësirat e objektit të ri fetar, merr përsipër dhe të tërheqë vëmendjen e “përfundimit të përmallimit 100 vjeçar të myslimanëve shqiptar për xhami”?!

130412_41-950x430-500x226Kemi shkruar disa herë për zvarritjet e gjata në atë që tashmë pa mëdyshje mund ta konsiderojmë “namazgjagate”. Shiritat e përurimit janë prerë më gërshërë ditën, dhe janë qëndisur natën në pritje për një prerje të re nga fytyra të reja ose të ricikluara. Kur kryetari i KMSH-s, dhjetorin e kaluar shpalli fillimin e punimeve në janarin e këtij viti, dhe kur kjo gjë nuk ndodhi, me të drejtë u hamendësua se fillimi i punimeve u shty në pritje të fushatës elektorale. Por gjithsesi askujt nuk i vajti mendja se paralelisht me fushatan elektorale për zgjedhjet vendore në Shqipëri zhvillohet edhe ajo për zgjedhjet elektorale të përgjithshme në Turqi. Xhamia e Namazgjasë tashmë i kapërceu dhe pritshmëritë, me gërshërë në dorë, duke ia prerë shiritin, nuk u mblidhkan vota vetën në Tiranë (këtë tashmë e kemi stërmësuar) por edhe në vendin mik prej nga na janë imponuar edhe fonet, sigurisht edhe arkitektuara arkaike e saj.

downloadFaqja zyrtare e Këshillit të Ministrave dhe ajo e Presidencës nuk kanë asnjë njoftim për këte ngjarje që prek zhvillimet religjoze në vend. Mbase ngaqë janë të stërvitur politikisht me inagurimet e shpeshta të saj, kjo ngjarje iu duket rutinore, gati në pafunësi ciklike. Por deri këtu jemi brenda natyrës normale të sjelljes së autoriteteve ndaj çështjes së xhamisë të zvarritur të Namazgjasë. Befasia vjen kur edhe në webfaqen zyrtare te KMSH nuk ka asnjë njoftim për ngjarjen në fjalë. Aty rëndom mund të njoftohesh për olimpiadën e fizikës në rang vendi të fituar nga aksh medrese, apo për simpoziumin monoton të rradhës të organizuar nga Zyra e Gruas në qytetin e Cërrikut, por njoftimi se përurohet nisja e punimeve për xhaminë e Namazgjasë në 13 Maj, në praninë e kaq personaliteteve, nuk gjendet aty. Kjo sjellje skanaloze e institucionit që përfaqëson besimtarët myslimanë është e patolerueshme. Institucioni i cili teorikisht duhet të ishte promotori i këtij zhvillimi është në heshtje edhe pak orë nga ngjarja në fjalë. Dihet fort mirë se KMSH drejtohet nga idhtarët e Fethulla Gylenit, liderit të grupimit fetar që është në konflikt të hapur me drejtuesit politikë të Turqisë. Kjo mungesë informacioni nga KMSh, si dhe anashkalimi i këtij institucioni nga përfaqësuesi i Dianetit Turk, dëshmon tensionin e importuar në truallin e Namagjasë nga idhtarët e grupimeve rivale turke. Nga ana tjetër, sido që të kenë vajtur ngjarjet në menaxhimin e punëve që do të konkretizojnë ndërtimin e xhamisë në Tiranë, anashkalimi i “të zotëve të shtëpisë” qoftë dhe në njoftimet respektive është i turpshëm dhe i pashoq. Përfundimisht Xhamia virtuale e Namazgjasë, përurimi i saj dhe punët e fesë tek komuniteti i besimtarëve myslimanë janë kidnapuar nga struktura dhe ente të cilat nuk kanë fare lidhje me prioritetet dhe aspiratet e kësaj bashkësie.

Konflikti i gylenxhijve me idhtarët e AKP në mesin e shqiptarëve, që dëshmohet tashmë ethshëm edhe në rrjete sociale, është sa qesharak aq edhe dramatik. Ndërkohë që bashkatdhetarët tanë në FYROM, jetojnë momente dramatike, myslimanët shqiptarë, kudo që janë, duhet të reflektojnë për pozicionin real në të cilin ndodhen, dhe mos të bëhen idhtarë dhe zëdhënës të axhendave që në rastin më të mirë janë megallomane, dhe në atë më ekstremen dëshmojnë frustracionet provinciale. Punët e bashkësisë së gjerë të besimtarëve duhet të nisin dhe të përfunojnë brenda korrnizës institucionale konsensuale, përmes praktikave më të mira që burojnë nga mësimi profetik. Prerja e shiritave në seri, pamvarsisht se ku vilen më pas votat, janë keqpërdorimi më i shëmtuar i fesë nga të regjurit e politikës. Dimensioni i “bereqetit elektoral” nuk na kishte shkuar ndërmend se do të shkonte kaq larg, por e reja në këtë ngjarje është shpresa se besimtarët e thjeshtë, përmes këtij zhvillimi të ri, do të shohin dhe reflektojnë për këtë dèjà vù që na vjen kësaj here me ngjyra të reja.

 

Comments

    • artist@ Kur u postu shkrumi ketu, fiks pas nje ore eshte postuar edhe njotimi i KMSh. Nese mllefine e ke ngaqe “ke pare shpifjen” ketu tek artikulli, hajt e po ta pranojme, duke supozuar nje temperament tendin te flakte. Nese e ke ngaqe te dogji, dhe me pas fshihesh pas likut qe solle, prap hallall e ke, sepse edhe hallin te madhe e ke pas.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *