Virtytet e Shabanit





imagesDijetarët thonë se rrënja gjuhësore e fjalës Shaban është ‘degë’, sepse muaji Shaban degëzohet në shumë mirësi. Ky muaj shërben si urë midis dy muajve të shenjtë të Rexhepit dhe Ramazanit. E megjithatë, shpesh neglizhohet. I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, na njoftoi për këtë kur u pyet se pse agjëronte aq shumë gjatë Shabanit. Ai u përgjegj: “Është një muaj që neglizhohet prej njerëzve, midis Rexhepit dhe Ramazanit. Është një muaj kur veprat e njerëzve ngrihen tek Zoti i Gjithësisë dhe dua që veprat e mia të ngrihen teksa jam duke agjëruar.” (Tranmeton Ahmedi dhe Nasai).

C’do të thotë “veprat ngrihen”? Dijetarët thonë se është prezantimi simbolik i veprave tona përpara Zotit. Sigurisht që Zoti është i Gjithëditur, Shikuesi i cdo gjëje, dhe nuk ka nevojë që veprat tonë të prezantohen përpara Atij duke qenë se Ai është përherë në dije të tyre. Por kur besimtari nuk është ngahera i ndërgjegjshëm për këtë fakt, së paku duhet të përpiqet të kryejë punë të virtytshme kur veprat e tij prezantohen përpara Zotit. Me arritjen e kënaqsisë së Zotit në këto kohë, ai shpreson se Zoti do falë të metat e tij në kohë të tjera.

images (1)Ka një prezantim të përditshëm pas faljes së mëngjesit (Sabahut) dhe pasdites (Asri) si dhe një prezantim të përjavshëm të hënave dhe të enjteve, ashtu si dhe një vjetor, në muajin Shaban. I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, kishte dëshirën të përfshihej në vepra të virtytshme në të gjitha këto kohë dhe dëshëronte për pasuesit e umetit të tij që të bënin të njëjtën gjë.

Një nga aktet më të virtytshme që mund të kryejmë në Shaban është Agjërimi dhe kjo ishtë cfarë Profeti, paqja dhe bekim i Zotit qoftë mbi të, kishte dëshirë të bënte kur veprat e tij ngriheshin të hënave, të enjteve dhe në muajin Shaban. Sejida Aisha ka thënë për Profetin, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të,: “Nuk e kam parë të agjëronte në ndonjë muaj më shumë se në Shaban.” (Buhari dhe Muslim). Ajo tha, gjithashtu se “Muaji në të cilin ai dëshëronte të agjëronte më së shumti ishte Shabani.” (Nasai).

Sigurisht, të dy këto hadithe i referohen agjerimit vullnetar jashtë Ramazanit. Disa hadithe sugjerojnë se ai agjëronte gjithë muajin Shaban, edhe pse ka më shumë evidencë që sugjeron se ai agjëronte shumicën e muajit dhe linte vetëm pak ditë. Në një tjetër hadith ai tha në përgjigje të një pyetje rreth agjërimit të tij në Shaban, : “Në këtë muaj ata që janë caktuar të vdesin shënohen nga Engjëlli i Vdekjes. Dëshëroj që emri im të shënohet teksa agjëroj.” (Al Hajthami).

images (2)Një prej urtësive mbrapa agjërimit të shtuar të Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, në muajin Shaban, përmendet nga Sejida Aisha, e cila tha se në Shaban ai zëvendësonte ditët e agjërimit vullnetar që kish lënë pas gjatë vitit ( agjërimin e të hënave dhe të enjteve që nuk e kish kryer për shkak sëmundjeje).

Në këtë kohë ajo agjëronte me të për të zëvendësuar ditët që kish humbur gjatë Ramazanit. (Tabarani). Mësojmë me këtë për nevojën për të zëvendësuar ditët që kemi humbur gjatë Ramazanit përpara mbërritjes së Ramazanit të ri si dhe rëndësinë e zëvenësimit të veprave të adhurimit vullnetar që jemi mësuar t’i bëjmë në mënyrë të rregullt. Dijetarët përmendin se agjërimi gjatë Shabanit përpara Ramazanit përngjan me flajen e namazeve pas namazit të obliguar. Aktet vullnetare të adhurimit përmbushin mangësitë e adhurimeve tona të obligueshme.

E megjithatë, Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, gjithashtu tha: “Kur mbaron gjysma e parë e Shabanit, mos agjëro më.” (Tirimidhi, Halim etj.). Dijetarët e shkollës Shafi e kuptuan këtë hadith të thotë se ky hadith ndalon agjërimin vullnetar në gjysmën e dytë të Shaban, përvec në raste të caktuara. Gjithsesi, shkollat e tjera thonë se nuk ka ndalim të agjërimit në gjysmën e dytë por thonë se nuk është e pëlqyeshme të bëhet kjo gjë një ditë apo dy ditë përpara Ramazanit.

images (3)Arsyeja që kemi përmendur kaq detaje për agjërimin është për shkak të numrit të madh të haditheve që gjenden rreth kësaj teme. Qoftë nëse mundemi të agjërojmë ‘Ditët e Bardha’ (13, 14, 15 të muajit hënor) apo cfarëdo tre ditësh, atëherë kjo do kishte efekt shumë të dobishëm. Në përgjithësi, ne duhet të kryejmë cfarëdo vepre, të dukshme nga jashtë apo mirëfilli në brendësinë tonë, të madhe apo të vogël, të cilën ne do të donim që të prezantohej përpara Zotit.

Përvec agjërimit, rekomandohet që të bëhen më së shumti salavate, dërgimi i përshëndetjeve të paqes të Dashurit të Zotit, Profetit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Në këtë muaj Zoti shpalli:

Zoti dhe engjëjt dërgojnë lutjet e bekimeve për Profetin. O ju që keni besuar dërgoni më të mirat përshëndetje paqeje mbi të. (Al Ahzab 33:56)

Ndoshta kjo është arsyeja që Profeti quajti muajin Shaban “muaji im,” kur tha në një hadith: “Rexhepi është muaji i Zotit, Shabani është muaji im, dhe Ramazani është muaji i umetit tim.” (Sujuti). Dërgimi i përshëndetjeve të paqes, i salavateve, Profetit është një nga mënyrat për të forcuar lidhjen tonë me të në këtë jetë dhe në jetën tjetër. Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Njerëzit më të afërt me mua në Ditën e Ringjalljes do jenë ata që më dërgojnë përshëndetjet e paqes.” (Tirimidhi dhe Ibn Hiban).

Disa nga muslimanët e hershëm i dedikonin më shumë kohë recitimit të Kuranit gjatë muajit Shaban. Kjo, sëbashku me agjërimin është përgatitja më e mirë për Ramazanin sepse duhet kohë për shpirtin që të mësohet me shtimin e adhurimit . Nëse mësohemi të bëjmë këtë gjë përpara Ramazanit, atëherë do mundim të arrijmë më shumë gjatë Ramazanit.

Ndoshta kjo është arsyeja se pse Imam Ebu Bekër el Uarak tha: “Mbill farat në Rexhep, ujiti në Shaban dhe mblidh të korat në Ramazan.”

Dy ngjarje të rëndësishme ndodhën në Shaban. Dijetarët e biografisë profetike thonë se ishte në këtë muaj kur ndodhi ndarja e hënë dhe në këtë muaj ndodhi ndërrimi i drejtimit të faljes nga Bejt el Makdis në Jeruzalem drejt Kabës në Mekë. Teksa këto ngjarje kanë kaluar, një ngjarje kthehet cdo vit dhe kjo është Nata e 15 e Shabanit, një nga netët më të mëdha të vitit, por do meremi më vonë e më gjatë me këtë.

E mbyllim duke u lutur, sic lutej Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të: “ O Zot na beko në muajin Rexhep e në Shaban e na bëj të mundur të arrimjë Ramazanin.” (Ahmed).

 

Marre nga Muëasala.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *