Rinia e zhdukur e Egjiptit





hqdefaultMona Eltahawy / The New York Times

Kajro – Esraa el-Taweel, 23, doli për darkë me miq më 1 qershor dhe që atëherë nuk është parë më. Zonjusha Taweel, studente dhe fotografe që u qëllua në shtyllën kurrizore vitin e kaluar kur fotografonte protestat në përvjetorin e revolucionit egjiptian të 2011, thuhet se ka vështirësi në ecje. Familja e saj beson se është “zhdukur” forcërisht së bashku me dy miq të saj, Sohaib Mohamed dhe Amr Mohamed.

Prej ditësh, zhdukja e saj është përhapur në mediat sociale egjiptiane, ndërsa familje dhe miqtë kërkojnë të dashurit e tyre, kryesisht të rinj nga gjithë spektri politik. Disa janë anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, dhe të tjerë janë të afërt me lëvizjen shekullare të 6 prillit, kurse të tjerë nuk janë të afërt me asnjë lëvizje ose parti politike. Të gjithë janë viktima të një lufte kundër të rinjve, në një vend ku më shumë se gjysma e popullsisë është nën 25 vjeç.

Sipas grupi për të drejtat e të burgosurve Liri për Guximtarët, 163 persona janë zhdukur me forcë në Egjypt që prej prillit. Organizata thotë se 64 prej tyre janë kthyer në familje, por të paktën dy janë gjetur të vdekur, përfshi Islam Ateeto, student 23 vjeç, turpi i tij i thyer dhe i shpuar nga plumbat iu dorëzua të ëmës dy ditë pasi ai ishte rrëmbyer, sipas autoritete të universitetit Ain Sham në Kajro, nga mjediset e universitetit më 19 prill. Dhe një aktivit pro Vëllazërisë nga Sinai, Sabry al-Ghoul, raportohet të ketë vdekur në paraburgim ushtarak më 2 qershor, pas një ndërhyrje të forcave të sigurisë në rajon (Ministria e Brendshme nuk e ka konfirmuar raportin).

“Mos jemi bërë si Argjentina e ditëve të juntës, kur njerëzit rrëmbeheshin dhe zhdukeshin lehtësisht?” më pyeti babai im. Unë sapo isha kthyer në Egjipt për promovimin e një libri, dhe vazhdimisht më bëhej pyetja, “A je e sigurt në Egjipt?” Përgjigja ime ishte gjithmonë, “Në Egjipt nuk është askush i sigurt, por unë jam më e sigurt.”

Në nëntor 2011, policët e forcave speciale egjiptiane më thyen krahun e majtë dhe të djathtë dhe më dhunuan seksualisht; më mbajtën në arrest për 12 orë oficerët e ministrisë së Brendshme dhe shërbimi sekret ushtarak. Por e di që unë u lirova qëndroj e lirë në Kajro, ku jetoj, pjesërisht pse të qenit shkrimtare me një platformë më ofron pak mbrojtje që nuk është e mundur për shumë aktivistë të rinj që po zhduken.

Zhdukjet me stilin e Luftës së Pistë janë disa nga krimet që kanë shenjuar presidencën e Abdel Fattah el-Sisi-it, që sapo ka filluar vitin e dytë në detyrë. Zoti Sisi, ish-kreu i shërbimit informativ të ushtrisë dhe ish-ministër i Mbrojtjes, fitoi afërsisht 97 për qind të votave në zgjedhjet e vitit të kaluar, pjesëmarrja në të cilat ishte rreth 47 për qind.

Egjipti s’ka pasur parlament të zgjedhur që nga 2012. Kjo do të thotë që zoti Sisi, i cili ushtron pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ, ka nxjerrë më shumë se 147 ligje që nga marrja e detyrës, pa chack and balance dhe me opozitë thuajse jo ekzistente. Mendohej që këtë vit të kishim zgjedhje parlamentare, por ato u shtynë pasi Gjykata Supreme i shtyu me afat të papërcaktuar duke e shpallur ligjin e zgjedhjeve jo kushtetues.

Televizori në dhomën e prindërve të mi është i fikur prej muajsh; asgjë s’ia vlen për të parë. Zërat e pavarur ose pro revolucionit janë larguar, kanë mbetur vetëm përkrahësit e zotit Sisi. Gjatë një vizite të presidentit në Gjermani, përkrahësit mes trupës së gazetarëve shpërthyen në slogane nacionaliste në një konferencë me kancelarin Angela Merkel, pasi një protestues e quajti zotin Sisi “nazist” dhe “fashist”.

Studentët kanë gjendje të rëndë në fakultete, ku shumë pak shprehje politike lejohet dhe optimizmi i revolucionit të 2011 ka avulluar. Pse një regjim i kryesuar nga një njeri kaq i pushtetshëm i ndjek të rinjtë në këtë mënyrë, një grup me shumë pak fuqi?

Sepse mundet, dhe sepse zoti Sisi e di që aleatët e tij perëndimorë thuajse nuk do t’i zënë gojë të drejtat e njeriut ndërsa ndihma për Egjiptin, marrëveshjet e armëve dhe të biznesit, vazhdojnë. Në shkurt, Franca i shiti Egjiptit 24 avionë ushtarakë Rafale, që i kishte pezulluar më 2013, një marrëveshje me vlerë më shumë se 5.7 miliardë dollarë.

Në mars, administrata e Obamës rifilloi ndihmën ushtarake për Egjiptin, që e kishte pezulluar më 2013, pas rrëzimit të presidentit të mbështetur nga Vëllazëria Myslimane, Mohamed Morsi. Në një raport për Kongresin në maj, administrata e Obamës e kritikoi qeverinë e zotit Morsi për kufizimin e fjalës së lirë, arrestimin e disidentëve polikë dhe shkatërrimin e demokracisë. Megjithatë rekomandoi që SHBA të vazhdonte dërgimin e ndihmës së përvitshme 1.5 miliardë dollarë për Egjpitin, kryesisht ndihmë ushtarake.

Regjimi i Sisit ka luftuar kundër militantëve islamikë të armatosur në veri të Gadishullit Sinai, por në emër të “luftës kundër terrorit”, ai ka kryer shkelje të shumëfishta të të drejtave të njeriut. Në maj, gjashtë vetë të dyshuar për lidhje me një grup militant të armatosur u varën në Egjipt, pasi u dënuan nga një gjykatë ushtarake. Sipas Human Rights Watch, tre prej këtyre personave ishin arrestuar para se të kryheshin krimet për të cilat ata u dënuan.

Aleatët perëndimorë vazhdojnë ta përkrahin dhespotin tonë në shkëmbim të një mirazhi stabiliteti. Zoti Sisi e kupton si tingëllon në Uashington pretendimi se je në anën e duhur të luftës kundër terrorizmit xhihadist, kur Amerika nuk di si të kufizojë Shtetin Islamik.

Për dekada, këta aleatë na kanë shitur ne në shkëmbim të interesave të biznesit të garantuara nga shtetit që duket i vendosur – megjithëse për qytetarët e tij është një grusht i përgjakur. Kur i bëhet presion, perëndimi e justifikon mbështetjen e vet për zotin Sisi si politikë reale (realpolitikë). Në afat të gjatë, kursi i mençur dhe pragmatik është të kuptohet se një popull i lirë që jeton me dinjitet, jo despotizmi dhe zhdukjet e njerëzve, është garantuesi më i mirë i stabilitetit dhe prosperitetit.

 

 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *