dylann-roof-suspect-in-charleston-shooting-flew-the-flags-of-white-power-the-new-york-times-620x265-55837fdcb3dd1Jessica Valenti / The Guardian

Kur tragjeditë ndodhin, është e natyrshme për njerëzit të bashkohen në frymën e mbrojtjes së njëri-tjetrit. Kështë që pas masakrës në kishën episkopale metodite afrikane Emanuel në Charleston, Karolina e Jugut, qytetarët reaguan në përpjekje për të kuptuar dhunën e pakuptimtë – për të ofruar ngushëllim në mes të paqartësisë.

Por për disa njerëz, përpjekja e tyre për të kuptuar dhunën ishte më shumë në drejtim të mohimit të asaj që ishte qartë shqeto – që vrasësi ishte një racist që kishte përgatitur qëllimisht një akt terrorizmi – sesa ngushëllim për një komunitet në dhimbje.

Pavarësisht faktit që shefi i policisë së Charleston, Greg Mullen, tha në fazat e para të hetimit se ky “është një krim urrejtjeje” dhe që një dëshmitar rrëfeu që i dyshuari Dylann Roof u tha njerëzve me ngjyrë që vrau, “ju përdhunonin gratë tona dhe po pushtoni vendin tonë”, analisti konservator AJ Delgado mendonte se “shanset janë që [krimi] nuk ka qenë racor”, kandidatja presidenciale republikane Lindsey Graham e quajti vrasësin “një fëmijë i çuditshëm” dhe hamendësoi që ai ishte duke “kërkuar për kristianë që t’i vriste”, dhe gazeta USA Today iu referua si një person “i vetmuar”. Portali The Daily Beast e përshkroi vrasësin – një person që sipas raporteve u ulu me një grup që studionte biblën për një orë para se të fillonte t’i vriste – si “të qetë dhe zë butë”, duke deklaruar se ai kishte shokë me ngjyrë në Facebook, ndërsa nëntë viktimat e tij nuk i përmendi e nuk i nderoi.

Justifikimet për të mos e quajtur terrorist një njeri të bardhë, vrasës në masë, janë të njohura – ato janë pjesë e një refreni që përsëritet vazhdimisht, sa herë që një krim i tmerrshëm me qëllim të tmerrojë një grup të caktuar njerëzish kryhet nga një njeri i bardhë. Është një refren mohimi. (I njëjti mohim ndodhi kur Elliot Rodger shkroi një manifest paragjykues para se të bënte vrasjen masive: Ai nuk është seksist, thjesht është i çmendur!)

Por pyetja, veçanërisht për njerëzit e bardhë që përpiqen të gjejnë justifikime, është: pse janë kaq të prirë t’i përkufizoni situata si ajo në Charleston si jo terroriste? Pse janë kaq të fiksuar në idenë se krimi nuk ndodhi prej urrejtjes?

Me sa duket një person i bardhë planifikoi dhe dyshohet që kreu një krim terrorist kundër një kishte zezake historike dhe kundër anëtarëve të saj. Ai përdori gjuhë raciste gjatë krimit, dhe ka dalë në foto me xhaketë që mban simbole raciste, të supermacisë së bardhë. Ne të gjithë e dimë ç’kuptim kanë këto gjëra, ne e dimë cili ishte motivi për këtë masakër. Atëherë si mundet një njeri me logjikë të shikojë gjithë këto gjëra dhe të këmbëngulë që raca nuk ishte domosdoshmërisht faktor, dhe se nuk u synua terror?

E vetmja gjë që mund të lexohet këtu është se njeriu mund të mbrojë idenë e të qenit racist, por të mos vrasë njerëz. Ndërsa mund të jetë e vërtetë se jo gjithë racistët ekstremistë janë vrasës në masë, mbrojtja e imazhit publik të një racisti në vigjilje të një masakre zhvlerëson jetët e marra.

Dhe kur përpiqemi të garantoni se të bardhët që kryejnë krime raciste të dhunshme mund të ruajnë njerzillëkun e tyre në kurriz të dhënies së drejtësisë së plotë për viktimat, ne dërgojmë mesazhin e qartë se cilin ia vlen të mbrohet e kush jo.

Megjithëse terrori i djathtë në SHBA është një kërcënim i madhe për kombin si dhe terrori nga jashtë, ka mundësi që të vazhdojmë të dëgjojmë Roof-in të përshkuar si “i çemndur” ose “i vetmuar”. Ajo ne nuk do të dëgjojmë po kaq gjerësisht është se si dhuna kundër zezakëve është pjesë e trashëgimisë historike të SHBA, që është sistematike, që është e organizuar, dhe është e vështirë të marrë fund. Dhuna kundër njerëzve me ngjyrë është “e çmendur” po aq sa ka qenë dhe është e çmendur Amerika.

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *