Ereksione të (pa)zakonshme antifetare





ee99d094-7c18-4dc6-86c9-8c36e91b1883-w974-n-sE kam përcjellë me interesim ngjarjen rreth tokës së akorduar nga Komuna e Drenasit, për varrezat dhe kishën katolike të një komuniteti të vogël katolikësh në Llapushnik. Lajmi i djeshëm rreth shkatërrimit të rrethojës së varrezave të ardhshme (që duket të kishte ndodhur me datën 19-të), u përcoll më disa rafalë rreth ‘jotolerancës fetare të myslimanëve’ , ‘vehabizmit’ , ‘terrorizmit’ ,  ‘BIK-ut’ si prodhues i jo tolerancës etj. Është roli i këtij diskursi  që më intereson, si rast për të trajtuar (edhe njëherë) disa anomali rreth të folurit e të raportuarit për ‘fenë’ e për fenomenin e ‘fetarizimit të ngjarjeve’. Reprezentimi mediatik i ngjarjes në fjalë, shpërthimi i disa gazetarëve në prepozicione që ngritën e ndërtohen mbi disa predikate tashmë të konsoliduara në ‘gjuhen e medive’ dhe raporti i këtij ligjërimi në rastin specifik dhe në rastet tjera.

Disa qytetarë të Llapushnikut me datën 18-të kanë dalur për të protestuar kundër vendimit të komunës së Drenasit për ndarjen e parcelës së tokës në fjalë, të cilin ata e shohin si ‘të jashtëligjshëm’ (vë re gjuhen juridike). Deri me tash, protestuesit nuk e kanë identifikuar protestën e tyre me ‘myslimanllëkun’ e tyre, madje në një reportazh të shkurtër disa qytetarë të cilët u prononcuan theksuan se preokupimi i tyre ishte ndërmarrja e jashtëligjshme e komunës dhe se ata nuk donin assesi të prishnin raportet me komunitetin e vogel katolik, me të cilin thoshin se kalojnë mirë. Në reportazh, Izet Gashi, ‘përfaqësues i fshatit Llapushnik’ pasi shprehu shqetësimin e tij për ruajtjen e konvivialitetit tha për zonën ku është akorduar leja “na e këna shpalle si zonë të mbrojtur në vlera të luftës…..se këtu për një vit janë zhvillu ma s’pakti njëzet beteja luftarake’. Protesta e tyre pra, duket të ketë qenë para së gjithash protestë ‘qytetarësh’ të cilët qëllojnë të jenë ‘mysliman’, siç mund të qëllojnë të jenë në plot protesta , e jo një protestë ‘myslimanësh’ që qëllojnë të jenë edhe ‘qytetarë’. Megjithatë media portretizoi këtë protestë si një lloj kryqëzate myslimane kundër katolikëve dhe si prishje e ‘tolerancës fetare’. Koha Ditore dhe Gazeta Express vrapuan që ta ‘identitarizojnë’ çështjen:

(Lexo artikullin e plote duke klikuar ketu)

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *