1Në vazhdën e iftareve – qoka të këtyre ditëve të Ramazanit, lexojmë se KMSH ka ftuar në një iftar përfaqsues të mediave të vendit. Në fjalën drejtuar përfaqsuesëve të mediave në vend, lexojmë se kreu i KMSH, Skënder Brucaj, ka thënë:

Në këtë muaj ka zbritur Kurani famëlartë dhe fjala e parë e Kuranit është “Ikra”, lexo, pra fjala dhe besoj askush me mirë se ju nuk e di magjinë e fjalës, se sa e rëndësishme është ajo për njeriun, për shoqërinë, për subkoshiencën e njerëzve, kur përdoret për mirë, kur përdoret për promovimin e vlerave universale, apo kur përdoret për të cekur anën shpirtërore… Roli i medias është shumë i rëndësishëm dhe dëshira dhe vullneti ynë është që të kemi pranë opinionit publik, t’i sqarojmë gjërat siç duhet edhe shoqëria, por edhe ju ta ndjeni dhe njihni më afër kontributin, që ka ky institucion në të mirën publike, në të mirën e përbashkët, sepse mirëqenia sociale arrihet vetëm me kontributin e përbashkët.

Një mesazh i rëndësishëm ky që bën thirrje dhe përkujton për rëndësinë e përdorimit të fjalës në media me përgjegjsi dhe në shërbim të publikut. Më pas lexojmë se në një intervistë për mediat, nën-kryetari i KMSH, Ali Zajmi, ka thënë:

Sot ne kemi organizuar këtë iftar me gazetarët të cilët janë një kontingjent shumë i rëndësishëm i shoqërisë sonë, të cilët shërbejnë për informimin e publikut dhe synimi i iftareve, që ne organizojmë është që njerëzit të jenë sa më afër njëri-tjetrit, të komunikojnë dhe të zhvillojnë ide të ndryshme, se si mundet të kontribuojnë për shoqërinë. Qoftë simbolikisht, qoftë edhe praktikisht iftaret nënkuptojnë bashkëpunimin, afrimin edhe të njerëzve me këndvështrime e mendimeve të ndryshme dhe pse jo edhe të besimeve të ndryshme e më gjerë.

Nuk lexojmë asnjë fjalë të vetme për promovimin në media të Islamofobisë, të paragjykimeve, të dizinformimit apo të përdorimit në gazetat dhe televizionet më të rëndësishme të vendit të retorikës që nxit paragjykime e përçarje.

Si i tillë, si një rast i munguar për përfaqsuesit e KMSH për të komunikuar shqetësimet e bashkësisë muslimane, kjo mbetet një qokë ceremoniale e pa përmbajtje. Si i tillë, ky event është një tjetër përkujtues i vakumit përfaqsues së bashkësisë sonë.

Comments

  • Per te ardhur keq eshte jo vetem rasti i humbur per mospermendjen e islamofobise qe mediat perhapin, por edhe niveli i leksikut me te cilin z. Zajmi paraqitet.
    Fillimisht i quan gazetaret kontigjent, a thua se nuk ka terma te tjere, me njerezore fjalori per te percaktuar kete kategori njerezish. E dyta shtorn nje darke dhe tregon se cfare kontributi sjell kjo darke per shoqerine! Pra ti ke nevoje ta shpjegosh veprimin qe ben, sepse ne fakt nuk ka fare kuptim, aq me pak ka kuptim per ato qe ai thote. E treta, sipas z. Zajmi keto iftare i sherbejne vendit sepse i kontribuojne zhvillimit te ideve te ndryshme sesi mund te kontribuohet per shoqerine! Sesi mund te zhvillohen idete duke ngrene buke, kete vetem z. Zajmi e di, dhe pervec kesaj del qe iftari i KMSH kontribuon qe te zhvillohen ide qe kontribuojne per shoqerine. Long sterlongu!
    Dhe megjithese z. Zajmi mendon se iftaret i sherbejne afrimit te njerezve me kendveshtrime te ndryshme, nuk thote askund se cfare kendveshtrimesh te ndryshme u afruan ne kete iftar, perderisa diskutimin mbi islamofobine, kercenimin e tolerances fetare, nxitjen e urrejtjes, cenimin e dinjitetit te njeriut qe mediat perhapin masivisht, nuk i permend fare. Nuk thuhet asgje sesi mund te permiresohet diskursi mbi fene ne media, dhe sesi mund te behet me kujdes ne raportimin e informacioneve qe lidhen me fene, apo qofte edhe me fusha te tjera te rendesishme per shoqerine.
    Ne lajm thuhet se z. Zajmi dha nje interviste per mediat (nuk thuhet per cilen media, pro permendet ne shumes, gje qe i bie te kete qene nje konference) dhe nderkohe prezantimi qe ai i ben Komunitetit Mysliman, del sikur eshte nje organizate qe shtron ifrare, pra nje organizate qe mbeshtjell njerez per te ngrene nje cape buke. Eshte turp te mendosh se ka nevoje per ndonje fare organizimi shtrimi i nje iftari dhe ta paraqesesh kete si pune, tregon se nuk ke idene se cfare pune mund dhe duhet te beje kjo organizate.
    Ne fund fare, nuk e ve ne dyshim qe supa ishte e mire. Edhe mishi!

      • Zakonisht ne krye te tryezes vihen miqte me te afert ,dhe te pranosh per te tille rakipin eshte shume domethenese per kmsh-ne aktuale dhe aktivitetin e saj, duke i siguruar qe te perjashtoje te gjithe zerat qe nuk shkojne sipas korit te saj. Apo, me zerat myslimane preferon ti mbaje fshehtas?! Kane frike si duket

    • Si ti bejne ftese E-zanit? Afrimi i mendimeve te ndryshme qe thote Zajmi perfshin ata qe nuk kane mendim, keshtu qe nuk kane si ta perfshijne E-zanin. Mediat islamofobe po. Ylli Rakipi psh. e meriton nje vend nderi ne krah te Kryetarit, se ka punu mire kundra Islamit.
      Njelloj si tek Bedri, marrim pedagoge antimyslimanet, qofte edhe ata me te paaftet!

  • kësaj i thonë mbushi barkun, që tu qepim gojën! Po pse akoma se kanë marrë vesh këta të kmsh se gojën dhe kalemin këtyre ua shqepin ata qe u mbushin xhepat cdo muaj, kështu qe me një iftar nuk kalohet lumi kollaj ;(

  • Po per iftaret qe shtrojne qeveritare, debute e kryeministri, nuk keni ndonje koment ose artikull ju te Ezanit? Qofte edhe artikuj nga arkiva, apo vetem kur I ben PD ju duken perdorim I fese per qellime politike, ndersa kur I ben PS heshtni ?

    • o shoku i Partise, meso te lexosh se iftarin qe kemi komentuar nuk e ka shtruar PD-ja por KMSH-ja. Me mire te komentosh per politike mbasi te fillosh te kuptosh tekstin.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *