Spektaklet e trishtuara të Ramazanit





nata-e-kadrit-programi-1Është për të ardhur keq që në ditët e fundit të këtij Ramazani, po duhet të sjellim në vëmëndjen e lexuesit shqetësime që i kemi sjellë në këtë faqe qysh në Ramazanin e vitit 2012, pra plot tre vjet më parë.

Së pari, të premten e kaluar, gjatë faljes së xhumasë u njoftuam nga imamët për urdhrin e kancelarit të KMSH-së që të mbyllen xhamitë për Natën e Kadrit dhe të kryhen faljet e teravive në bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nuk na mbetet vetëm se të sjellim fjalë për fjalë atë që kemi thënë 3 vjet më parë:

Kjo është një risi e padëgjuar deri më tani në asnjë nga vendet muslimane. Ajo, jo vetëm që i imponon të gjithë qytetarëve të falen në rrugë e jo në xhami, ashtu siç e kërkon tradita fetare prej mijëra vjetësh, por gjithashtu del nga natyra dhe qëllimi që vetë kjo natë bart në vetvete. Nata e Kadrit nuk është aspak një natë feste, por është një natë lutjesh dhe adhurimi. Është një natë ku Zoti u përgjigjet lutjeve dhe na e ka caktuar për adhurim e jo për shfaqje televizive me mitingje fetare. Nata e Kadrit bart në natyrën e vet intimitet dhe jo hare e masivitet. Ajo kërkon prej besimtarit të vetmohet me Zotin e tij, duke i kërkuar begati e falje mëkatesh ndaj dhe ky namaz-show është në kundërshtim me frymën e modestisë dhe përunjësisë që kërkon ky muaj, e sidomos kjo natë. Për këtë arsye, e konsiderojmë këtë aktivitet një lajthitje të rradhës së këtij institucioni që përpiqet ta mbushë boshësinë dhe varfrinë e vet me spektakle e fishekzjarre elektorale, të cilat rreken të prodhojnë një imazh fals që nuk e ka në përditshmërinë e vet.

Nga ana tjetër, mbyllja e xhamive është një akt i pashembullt në kurriz të besimtarëve të thjeshtë që duan përunjësi dhe jo pompozitet, dhe që mendojnë se takimi me Zotin është më dinjitoz në shtëpitë e Tij sesa në trotuare bulevardesh. Ky është rasti i parë në 20 vjet pas ndalimit të fesë, që xhamitë e kryeqytetit mbyllen për faljen e një namazi, gjë që e bën atë të paprecedent.

Gjejmë rastin ti kërkojmë krerëve të KMSH-së të reflektojnë për të hequr dorë nga ky profil që po përpiqen të krijojnë, por t’i shtrohen punës për të kryer detyrën e tyre në shërbim të fesë dhe besimtarëve, të cilën, në realitetin e vërtetë jashtë kamerave dhe reklamave, nuk po e bëjnë. Gjejmë rastin t’u kërkojmë zyrtarëve të këtij institucioni që t’i japin legjitimitet vetvetes me mjete më dinjitoze, të punojnë për të vendosur drejtësi dhe harmoni në bashkësinë që drejtojnë, t’i shërbejnë asaj me modesti dhe sinqeritet, e t’i lenë mënjëanë demonstrime të tilla pompoze pa vlerë e bereqet. Ky profil, në të vërtetë vetëm sa na tregon nevojën për t’u dukur që zakonisht e kanë njerëz që puna nuk u ka të duk’.

Së dyti, në rjetet sociale shohim të postuara fotografi nga faljet e namazit të natës në rrugët jashtë xhamive, me altoporlantë të vendosur jashtë xhamive. Edhe nje herë, po sjellim të njëjtin mesazh nga tre vjet më parë:

Teksa kemi vendosur pankarta në katër anët e qytetit duke kujtuar banorët e kryeqytetit se ky është muaj i harmonisë, faljes e i mëshirës, a kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës? Për këta banorë që u duhet të ngrihen herët në mëngjes për të vajtur në punë, a ka sjellë Ramazani harmoni e falje në lagjen e tyre apo shqetësim e lodhje?

Burokracia e KMSH-së mer vendime arbitrare për jetën fetare të bashkësisë, vendime që nuk kanë fare të bëjnë as me kanonet e fesë e as me traditën vendore duke neglizhuar qoftë edhe nevojat minimale të besimtarëve të moshuar, apo edhe të atyre besimtarëve që nuk duan të shfaqin religjiozitetin në publik në një vend bashkësia muslimane mbetet teje e paragjykuar. Imamët e disa xhamive bëjnë mini-spektaklet e tyre të Ramazanit duke shqetësuar banorët përreth. Teksa Ramazani për besimtarët përfason mirësinë, bujarinë dhe mëshirën hyjnore, do duhej të ishte misioni jonë që të transmetonim të njëjtat vlera tek kojshitë dhe bashkëqytetarët tanë. Qartazi, nuk është kështu!

Comments

  • Ju të E-Zanit nuk i kuptoni mirë ca gjëra. Ne, të rinjtë e frymëzuar nga aktivisti Gylen, kemi kohë që përpiqemi ti japim Islamit në Shqipëri një fytyre të re, krejt ndryshe nga ai ç’ka qenë ose edhe ç’është tradita, Jo vetem shqiptare, por edhe e botes Islame. Vetem keshtu mund te hyjme ne librat e historise, dhe te studiohemi si Casus Beli- rast I vecante.
    Edhe ngjarja e radhes, psh eshte frymezuar nga grevat e urise, qe parti te ndryshme Kane bere ne bulevard . Pse ? Sepse edhe 10 diteshi I fundit I ramazanit ka si element te vecante – itikafin. Keshtu qe avash avash, vitet qe vijne mund ta mbajme itikafin psh poshte kalit te Skenderbeut ose te sheshi Nene Tereza.
    Elemente origjinale, qe ne kemi futur ne jeten fetare ka shume, po juve nuk jua kap syri, dhe nuk jua shkruan Dora , po mos u merzisni, avash avash, do vije nje dite, dhe tek shkrimet e jua do ndeshet shume shpesh shprehja ” Na ishte njehere ne Shqiperi….”
    Hajt gezuar Naten e Kadrit

  • Nje iniciative e tille mund te jete problematike edhe nga ana fetare.
    Ne vetvete falja ne dhjete diteshin e fundit te ramazanit e namazit te nates
    neper xhamia eshte konsideruar e papelqyer nga shumica e medhhebeve islame,
    si p.sh. medhhebi maliki, ai hanefi si edhe nje pjese e medhhebit hanbeli. Kjo mbeshtetur ne faktin se per nje veprim te tille nuk ekziston asnje transmetim profetik.
    Mbyllja e xhamive dhe urdherimi per ta falur namazin e nates te gjithe se bashku i perngjason faljes se Bajramit, per te cilen konsiderohet sunet i forte falja e te gjithe bashkesise ne nje mejdan te vetem, por nje gje e tille nuk eshte permendur asnjehere, me sa kam dijeni, ne lidhje me namazin e nates. Pra nje iniciative e tille ka nevoje te justifikohet filimisht fetarisht e me pas te ndermerret.

  • Ja cfare thote dijeari i mirenjohur hanefi el-Shurunbulali ne lidhje me faljen e namazit te nates ne xhami dhe me xhemat:

    Teksti i manualit: “Konsiderohet e papelqyeshme mbledhja ne xhami per te falur namaz nate ne nje nga keto nete (nder to edhe namazi i nates ne dhjete diteshin e fundit te ramazanit”.

    Komenti i el-Shurumbulalit: ” Sepse nje gje e tille nuk eshte kryer asnjeher as nga Profeti (a.s.) dhe as nga sahabet. Shumica e dijetareve te Hixhaxhit e kane refuzuar nje praktike te tille, si p.sh. Atau, Ibn Ebi Melikeh dhe fukahate (juristet) e Medines, dijetaret malikij e te tjere pervec tyre. Ata kanw thene e gjithe kjo praktike eshte bidat.

  • Me kete nuk dua te them qe nje praktike e tille eshte haram fetarisht, por vlefshmeria e nje praktike te tille para se te ndermerret ka nevoje te sqarohet fetarisht.

  • Po ku ia kane haberin fikhut ne KMSH mor vlla? Kush merr vesh nga feja aty? Kryemyftiu qe ka nje gjysem medreseje dhe tre fakultete te filluara, e asnje te mbaruar, derisa (rroft e qoft Sali Berisha) dolen universitetet private me pagese, per te marre me ne fund nje diplome? Apo Kryetari qe eshte psikolog, a nenkryetaret qe, shyqyr Zotit dijne te shkruajne e te lexojne?
    Keta e kane si obligim, sa me pak dije fetare aq me mire, sepse fene e di shejhu per ta (ai i madhi qe rri ne amerike dhe drejton githe boten me telekomande). Keta vetem binden. C’iu duhen dijet fetare? Per te sprovuar veten e per te vene ne dyshim shejhun?
    Qellimi ketu i dashur vella eshte te bejme zhurme, t’iu tregojme njerezve sesa njerez kemi nga mbrapa. Dhe hajt shfrytezojme besimin e njerezise per te bere sikur njerezia po na ndjek ne! Per kesi gjerash keta, edhe sikur te kishin tije, jane mjeshtra per ta vervitur “ters sheriane”, si t’u leverdise, dhe per kete kane dhene prova.

  • Opinioni i imameve te Tiranes do te ishte interesant sepse fundja ata jane ne terren. Derisa ska ndonje deklarate i bie qe jane dakorduar, duke perfshire dhe Big`et.

    • Imami i xhamise se Kokonozeve tha qe xhamia nuk do mbyllet e teravite do falen ne xhami e kjo duke mare parasysh edhe faktin qe ne ate xhami nje pjese e mire e xhematit qe falen aty jane te moshuar qe banojne ne ate zone, e do ishte e padrejte t’i privoje ata nga falja e teravive me xhemat naten e 27 te Ramazanit.

      • Shyqyr qe qenka hap nje xhami, Jo per gje, po per ne udhetaret qe duam me kry Pune e me hik ne shtepi. Edhe kur ka dasem, I Zoti I shtepise le ndonje Kalama qe ta mbaje shtepine hapur per ndonje mysafir te vonuar, po keta te KMSH nuk te lejne asnje alternative. Apo nuk vuaj me prostaten une, dhe duhet te marr avdes cdo ore, dini gje ku do merret avdes?

        • Abdes do merret tek shatervani i Tajvanit.
          Bile, nai njoni qe e pranon islamin aty ne moment nga mbrekullimi me aktivitetin, mund ti rrasi dhe nje gusull me nje te zhytme. Vere eshte nuk te gjen gje.

    • KMSH eshte kujdesur qe te gjithe imamet te jene pjese e spektaklit. Njeri do mbaje fjalen hapese, tjetri mbyllesen, njeri do kendoje, tjetri do recitoje, tamam mjeshtra. Tamam si italjoni qe mblodhi artistet shqiptare per te bere pllaka ( filmi Gjeneral Gramafoni ). Na ngelet te degjojme anen tjeter te pllakes,,,,,, pika pllakave,,,,,

    • Imamet kon rone ne itifak qi llafi i psikologut nuk bohet dysh. Keshtu qi i kon idete e qarta ime! Ca te thote partia: Gjithmone gati!

      • Ihuuu, dmth imamet qenkan kaq rende sa paskan nevoje per psikolog ?!?!?! Kush e di, ca thuhet neper ato seanca, terapie? Po qe terapi grupi, po iki edhe une njehere, kam nje xhami te Vogel ketu qe eshte pa imam, po I marr borxh xhyben dhe po I boj dermon shendit

      • Jo vetem kaq, por kane rene gjithashtu ne itifake se c’del pri Dragostunje eshte Hak.
        Toke ky mbijne myftilere aty!

  • Sipas marrveshjes midis KMSH dhe Shtetit Shqiptar, shkolla e pranuar fetare ne Shqiperi eshte medhhebi hanefi dhe nese kjo sulmohet, shteti ka obligimin per te nderhyre. Pranoj se eshte nje koncept absurd per nje shtet laik, por ama eshte i firmosur. Tani, KMSH-ja do mbaje teravite ne shesh me 8 rekate, gje qe bie ne kundershtim me shkollen hanefi e ne fakt promovon selefizmin. KMSH eshte ne shkelje te mareveshjes qe ka bere vete me shtetin.

  • Derisa nuk foli as Meti per kete ceshtje, une e shikoj pak si te pavend diskutimin mbi kmsh. A mbahen imomt e tirones si dijetaret e venit? Atehere diskutimi duhet vazhdu mbi ata, se kmsh pune spektaklesh ka. Ata si e kane pranu, apo dragostunja bo tveten thu ? 😮

  • […] “Nga ana tjetër, mbyllja e xhamive është një akt i pashembullt në kurriz të besimtarëve të thjeshtë që duan përunjësi dhe jo pompozitet, dhe që mendojnë se takimi me Zotin është më dinjitoz në shtëpitë e Tij sesa në trotuare bulevardesh. Ky është rasti i parë në 20 vjet pas ndalimit të fesë, që xhamitë e kryeqytetit mbyllen për faljen e një namazi, gjë që e bën atë të paprecedent…Teksa kemi vendosur pankarta në katër anët e qytetit duke kujtuar banorët e kryeqytetit se ky është muaj i harmonisë, faljes e i mëshirës, a kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës? Për këta banorë që u duhet të ngrihen herët në mëngjes për të vajtur në punë, a ka sjellë Ramazani harmoni e falje në lagjen e tyre apo shqetësim e lodhje?”(http://www.e-zani.com/2015/07/12/spektaklet-e-trishtuara-te-…). […]

  • […] “Nga ana tjetër, mbyllja e xhamive është një akt i pashembullt në kurriz të besimtarëve të thjeshtë që duan përunjësi dhe jo pompozitet, dhe që mendojnë se takimi me Zotin është më dinjitoz në shtëpitë e Tij sesa në trotuare bulevardesh. Ky është rasti i parë në 20 vjet pas ndalimit të fesë, që xhamitë e kryeqytetit mbyllen për faljen e një namazi, gjë që e bën atë të paprecedent…Teksa kemi vendosur pankarta në katër anët e qytetit duke kujtuar banorët e kryeqytetit se ky është muaj i harmonisë, faljes e i mëshirës, a kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës? Për këta banorë që u duhet të ngrihen herët në mëngjes për të vajtur në punë, a ka sjellë Ramazani harmoni e falje në lagjen e tyre apo shqetësim e lodhje?”(http://www.e-zani.com/2015/07/12/spektaklet-e-trishtuara-te-…). […]

  • ska fe ma e mire se shqiptaria dhe shkenca,kto jane te aferta me natyren dhe zotin,se fet te gjitha kane linde nga politika,per sundime te liderve sundues,por sunduar masivikisht popuje me formulen e friges,kinse nga nje fenomen,uji,shiu,termeri,katastrofat,epidemit,e pastaj kto jane transformuar ne fjalen zote

    .ka akoma edhe sot ne meksik me duket,qe ne nje koder kane besuar dhe besoj se eshte zoti.nje kohe ne rete e shiut kane besuar se eshte zoti etj. a,kure kane pare zjarrem te madha pyjesh,se zjarret veres ekzistojn edhe para njeriut,ka thene se ky eshte dreqi qe te kalle etj
    .pra feja me e mire eshte shqiptaria dhe shkenca,por per tu bere te barabaret me kultur e fe duhet kthyer fes origjinale shqiptare katolike,vete te barazohemi me popujte evropian,dhe ikur nga te gjitha imponimet osmano-turke.

  • Eshte shume e gabuar falja ne bulevard ku kane kaluar derra te ndryshem qe e fyejne e poshterojne Allahun.Nuk eshte i shenjte bulevardi…sa derra kane kaluar ne te…!

  • […] “Nga ana tjetër, mbyllja e xhamive është një akt i pashembullt në kurriz të besimtarëve të thjeshtë që duan përunjësi dhe jo pompozitet, dhe që mendojnë se takimi me Zotin është më dinjitoz në shtëpitë e Tij sesa në trotuare bulevardesh. Ky është rasti i parë në 20 vjet pas ndalimit të fesë, që xhamitë e kryeqytetit mbyllen për faljen e një namazi, gjë që e bën atë të paprecedent…Teksa kemi vendosur pankarta në katër anët e qytetit duke kujtuar banorët e kryeqytetit se ky është muaj i harmonisë, faljes e i mëshirës, a kemi menduar se për kaq e kaq banorë pa ndjeshmëri fetare si tonat, këta altoparlantë pengojnë gjumin e pushimin e natyrshëm të natës? Për këta banorë që u duhet të ngrihen herët në mëngjes për të vajtur në punë, a ka sjellë Ramazani harmoni e falje në lagjen e tyre apo shqetësim e lodhje?”(http://www.e-zani.com/2015/07/12/spektaklet-e-trishtuara-te-…). […]

  • nji gje te vjen habi te vllezerit tane myslimane duke pase xhamine e hapur kta kerkojne te fale jo aty ku asht vendi i pastertise shpirterore dhe trupore pore aty ne rruge ne vendin ku kane shurruar qente endacake.Po aty ku ndonje prostitut ka kalu jete natet Po aty ku asht vjedhur ku asht perdhunuar ku asht vrare ku asht folekeq dhe shume poshtersi te tjera
    Pra nuk i lejohet me fe me hy nga fete e tjera se duhet te kene plotsu kushtet pore ktu shkelet çdo etike e moralit.
    Dhe nji diçka tjeter pra pse te ekzistojne xhamija si vend i shejte duke kene rruga madhe
    Pse te ezistojne minareja kure aty nuk hype hoxha ? Pse nuk vendoset ne nji apartament altoperlanti pasi per zhurme ashte Une mendoj se mose shkuarja ne xhami kjo del se ju asht merzite xhamija dhe sikur te bahet xhamija ne Tirane nuk falet kush ne te se kta shkojne per reklam e jo per shpirte
    Ne qytetin e shkoders xhamija Ebu-Beker zuni 36000m2 trudh ne mes te bulevardit krysore dhe asht bosh 3000m2 pore e thurun prej xhamise dhe kta sot zene perseri rrugen e madhe dhe xhamite i lene bosh dhe sheshi i zene nuk ju duhet as atyne vetem i ngarkon me gjynah SE aty ka kene lulishte popullore per krejt shkodren e sot nuk ka nji stol Pra i thone ik sevap se te zuni gjynahi respekt

    • Admin, nese nuk di te dallosh nje komentues nga nje troll, futi nje te mbyllur faqes, se kesi komentesh as per ne hale s’jane.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *