Muhammad-Marmaduke-PickthalQendra Erasmus ka publikuar romanin Orët e Para të autorit Marmaduke Pickthall (1875-1936). Ky është një roman historik i ambientuar në periudhën e fundit të perandorisë osmane. Autori ka qenë dëshmitarë okular i shumë ngjarjeve të rrëfyera në roman duke qenë se pas konvertimit të tij në Islam ai kaloi një periudhë të mirë jetës pranë qarqeve të elitës osmane si edhe duke vizituar rajone të ndryshme të Ballkanit.

unnamedRomani “Orët e Para” është një roman dashurie dhe gjakderdhjeje, ngjarjet e të cilit zhvillohen në ditët dramatike të fundit të Perandorisë Osmane. Ai përshkruan botën e zënë si në kurth mes Islamit dhe epokës moderne, mes besnikërisë ndaj kalifatit dhe shfaqjes së nacionalizmave të reja në Ballkan. Kamrudini, personazhi kryesor i romanit, është një ushtar i thjeshtë mysliman nga Maqedonia, i gjendur pa dashje mes konspiracionit të turqve të rinj për të rrëzuar Sulltanin. Një romancë me një vajzë nga haremi i një pashe e vë atë para një zgjedhjeje të dëshpëruar: t’i bashkohet Xhihadit në malet e Ballkanit, apo të gëzojë dashurinë e vet dhe mbrojtjen e zyrtarit të lartë perandorak. Rënia e Turqisë së vjetër, mes shkëndijave të lindjes së një kombi të ri, është përshkruar në mënyrë intriguese, ashtu sikurse edhe humori dhe natyra e hareshme e fisnikëve të institucioneve osmane, që po bien nën goditjet e rënda të pushtimit dhe të rebelimit të brendshëm.

Marmaduk Piktholl (Marmaduke Pickthall, 1875-1936) ka qenë një romancier i mirënjohur i epokës eduardiane. Ai u konvertua në Islam dhe jetoi për shumë vite në Turqi e në Egjipt, përpara se të zhvendosej në Indi, ku u kthye në një mbështetës i fuqishëm i pavarësisë dhe mik i afërt i Mahatma Gandit. Në Indi punoi si redaktor i gazetës “Bombay Chronicle” dhe shërbeu si imam, si dhe realizoi një ndër përkthimet më të mirënjohura të Kuranit në anglisht.

 

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *