Jeff Sharlet, një nga drejtuesit e një blogu që monitoron përfaqsimet dhe prezantimin e fesë në media, një program i mbështetur nga Universiteti i New York-ut, thotë se projekti i tij filloi “nga tre premisa bazë: 1. Besimi fetar është i rëndësishëm, qoftë nëse ti vetë beson apo jo. Politika, pop kultura, arti i lartë, NASCAR – cdo gjë në këtë botë është e mbrujtur me shqetësimin për tjetrën. Si gazetarë, studiues e njerëz të thjeshtë nuk mund të injorojmë mënyrën se si feja formëson jetët tona. 2. Shtypi shpesh dështon në njohjen e fesë, duke e karakterizuar atë ose si spiritualitetit të padëmshëm ose si fanaticizëm të rrezikshëm, kur është se shpesh i ka të dyja këto ose dicka në mes, ose dicka tërësisht tjetër. 3. Ne meritojmë dhe këmi nevojë për mbulim më të mirë mediatik të fesë: mendim më të mprehtë, histori më të thellë, përshkrim më të dendur, ca teologji bazike dhe tregim real të asaj që ndodh.”

Qartazi këto premisa janë njëkohësisht të vlefshme në kontekstin mediatik shqiptar. Në një kohë kur feja është gjithnjë e më prezente në media si formësues i realiteteve sociale, politike, e kulturore, informacioni që marim për të është sa i mangët dhe i painformuar. Këto shqetësime, vuri në dukje administratori i e-zani.com, Besnik Sinani, i dhanë shkas edhe këtij blogu.

Në një takim të moderuar nga Elton Hatibi, Blendi Salaj, administrator i Peshku Pa Ujë, Gjergj Erebara, gazetar i rjetit BIRN dhe administrator i Reporter.al si dhe autori Arber Fetiu diskutuan për terrenin e ri mjedatik dhe hyrjen e blogosferës, marrëdhënien e blogosferës me mediat tradicionale dhe sfidat e blogosferës.

Të ftuar ishin edhe autorë që në kohë të ndryshme kanë kontribuar tek faqja e-zani.com, të cilët pasuruan diskutimin me observimet dhe reflektimet e tyre mbi terrenin mediatik shqiptar dhe shqetësimet që kanë animuar profilin e blogut e-zani.com apo dhe faqe të tjera të blogosferës shqiptare.

Elton Hatibi vuri në dukje në mbyllje të takimit, se duke qenë se gjuha prodhon realitet, atëherë ka një përgjegjsi kolektive për të kontribuar për një ligjërim civil në terrenin mediatik shqiptar.

Comments

  • Ezani. Urime mbi 5 vjecarin. Allahu ju shperblefte, ju shtofte ne dituri dhe pune te mira qe e percjellin.

    Nje sugjerim ama, do te deshiroje qe ezani ne te ardhme te ishte me inkuziv i shoqerise shqiptare me gjere, dhe jo vetem te percillte literaturen fetare apo probleme te para nga prizmi “akademik” fetar.
    Nuk po them qe te shndrrohet ezani ne mapo por si pjestare te shoqerise shqiptare si myslyman, kemi pikpamje mbi boten e realitetin qe te tjere nuk arrine dote ta kene. Problemet e varferise, korrupsjonit, politikes pirate dhe shpesh tirane shqiptare, shperberjen e vlerave humane ne shoqerine tone, degjenerimi masiv ne media dhe me gjere, etj bien ne kontekstin fetar te “Keshillimit ne te mire dhe ndalimit te se keqes”, per te cilen pavarsisht mendimeve te shkollave fetare te ndryshme jam i mendimit se perben nje nga shtyllat e Islamit te urdheruara ne Kuranin e Shenjte, dhe Traditen e Profetit s.a.w.a.s.

    Jam i mendimit se me bazat fetare te kontribuesve te ezanit dhe bagazhin intelektual qe kane jane te afte te paraqesin panorame rreale te vendit, dhe gjithashtu te japin zgjidhje konkrete jo vetem per myslymanet e vendit, por dhe per pjesen tjeter te shoqerise sone. Sic thote Imam Ali “Jemi vellezer ne Islam mes myslymaneve dhe te barabarte ne humanizem me te tjeret”.

    Zoti ju shperblefte ne te mira, dhe ju dhente sukses.

  • Urime e-Zani! Jo aq per pervjetorin e krijimit ( megjithese 5 vjet, nuk jane pak), sesa per menyren dinjitoze qe e trajtuat kete event.
    Zoti jua shtofte te mirat dhe jua pakesofte gabimet!

  • Urime Ezani per 5-vjetorin e krijimit dhe per punen shume cilesore dhe te nevojshme qe keni kryer gjate kesaj kohe. Keni arritur te mbushni nje boshllek te madh ne diskursin publik shqiptar.
    Si ndjekes i rregullt dhe mbeshtetes i juaji, une do ju sugjeroja qe te hapnit nje teme ku te merrnit mendimin e lexuesve per ecurine e faqes dhe sugjerimet e tyre per te ardhmen. Psh un vete do doja qe Ezani te ishte pak me shume si Peshku Pa Uje, ne kuptimin e aksesit me te gjere te lexuesve tek komentet, me nje strukture ku lexuesit regjistrojne nje profil dhe komentet kalojne automatikisht, me moderim me pasiv, dmth te vetem atyre komenteve qe meritojne te hiqen. Besoj kjo do krijonte nje atmosfere me te hapur e me akomoduese per komentuesit. Gjithashtu do doja te shihja me teper prurje dhe opinione origjinale nga anetaret e komunitetit tone, perfshi edhe prurje letrare. Besoj ka shume besimtare shqiptare qe kane nevoje urgjente per nje hapesire ku te mund te shprehen lirisht.
    E kuptoj qe nje pjese e madhe e cdo lloj zgjerimi apo evoluimi te nje blogu ka te beje me financimin dhe moderimin, dhe duke qene se deri tani Ezani eshte mbajtur teresisht me perpjekje vullnetare, e kuptoj se ka kufizime ne cka mund te arrihet. Por ndoshta ka ardhur koha per te hapur nje llogari bankare te Ezanit dhe ti kerkohet lexuesve dhe dashamiresve mbeshtetja financiare me donacione te vogla online.
    Thjesht “my two cents”. Urime dhe suksese te metejshme.

  • Po Kombi a ekziston per ju ushtaret e Islamit?? Apo jeni si komunistet “pa atdhe”?! Ku eshte tradita “Atdhe dhe Fe”??

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *