downloadKëto ditë e vecanërisht sot gjenden shumë artikuj që përkujtojnë masakrën e sheshit përballë xhamisë Rabia Adauija, në Kajro dy vjet më parë ku qindra protestues që mbështesnin presidentin e parë të dalë nga zgjedhje demokratike në Egjipt, u vranë në ditën me diell, përpara syve të gjithë botës. Në vend që të sillnim ndonjë nga këto artikuj, pamë me vend të sillnim këtë postim si status në FB të Shadi Hamid, studiues pranë Brookings Institute, postim që mendojmë se kap thelbin e një prej aspekteve më dramatike të kësaj masakre: aprovimin që mori nga një pjesë e madhe e shoqërisë egjiptiane.

imagesDy vjet më parë nga sot ndodhi masakra më e ligë në historinë moderne të Egjiptit dhe ndodhi në ditën me diell teksa bota vështronte. Isha në Egjipt në ditët që i paraprinë vrasjeve dhe u largova më 12 Gusht. Pashë shokë, kolegë – njerëz që i kam për zemër – se si bënë tifozllik për masakrën. Kisha lexuar për këtë në studimet post-diplome, por nuk e kisha parë kurrë: Dëshira e mirëfilltë e shqeto për të vrarë turma të tëra të njerëzve të vendit tënd. Le të mos harrojmë: “liberalët dhe sekularistët” e Egjiptit ishin ndër ata që ndjenë më shumë kënaqsi (gëzim?) nga kjo masakër. Ishte një pyetje intriguese si dhe e frikshme: si mundeshin njerëz të mirë të bënin një ligësi të tillë? Shumë prej tyre kishin festuar revolucionin dy vite më parë. Sa ligësi i duhet dikujt të prodhojë apo të jetë i implikuar në të, që mos jetë më “njeri i mirë”? Nuk e di. Por vazhdoj të mendoj për këtë gjë, vecanërisht në ditë si kjo.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *