Sufizëm i manipuluar





images (1)Tarik Ramadan

Ky është marë nga një postim në FB në faqen zyrtare të Dr. Tarik Ramadan dhe po e sjellim në dritën e përkujtimit të masakrës në sheshin përballë xhamisë së ualijes së famshme, Rabia Adauija, dy vjet më parë:

Udha autentike e sufizmit është lartësim drejt clirimit të vetes, energjizimit, paqes së brendshme dhe deklarimit të së virtytshmes dhe drejtësisë. Nuk mund të jetë kurrë sufizmi kjo retorikë e rreme, e manipuluar e cila teksa flet për madhështinë e zemrës e pretendon të jetë apolitike, mbështet rregjimet më të liga e diktatorët që dënojnë kundërshtarët me vdekje apo i torturojnë e i burgosin në kushtat më të këqia. Këta ‘sufinjë,’ ‘shujuh,’ ‘ulema’ si ata që gjinden tek Unioni Bëtëror i dijetarëve Sufi, të tillë si ‘sheh’ Ali Xhuma (ish myfti i Egjiptit i cili mbështeti vrasjen e civilëve) apo nxënësi i tij, ‘sheh’ Usama (këshilltar personal i despotit Sisi) apo mistiku i butë Habib Ali el Xhifri (zëdhënës i iluzioneve politike të Emirateve të Bashkuara) … të tërë këta instrumentalizojnë edhe Islamin edhe Sufizmin për arsye politike dhe interesa personale teksa pretendojnë se nuk janë të përfshirë në politikë dhe se janë të pavarur.

Ka sufizëm e sufizëm e sufizmi i tyre është sufizëm tradhtarësh e individësh të shitur… Do ishte e udhës për ata që i pasojnë këta që më së fundmi të zgjohen, nëse nuk duan të përfshihen në një edukim shpirtëror të verbër që do ishte një lloj ‘mistike e tradhtisë.’

Duhet të kujtojnë tek e fundit dhe t’i friksohen lutjeve të të burgosurve të pafajshëm, të shtypurve në Palestinë e kudo në botë sepse “nuk ka perde që ndan lutjet e atyre që trajtohen padrejtësisht dhe Zotit.” (Buhari dhe Muslim)

Comments

  • Shkrim shume I dobet, plus qe nuk I shkon fare perkujtimit te asaj masakre, perkundrazi .
    Madje po te lexosh shkrimin tjeter qe ezani ka sjelle per kete ngjarje ( qe eshte ku e ku me I arrire ) te vjen nder mend se jane pikerisht tipat si puna e ketij Ramadanit qe I ekzaltuan aq shume masakruesit.

  • Perdorimi i termit “ekzaltim” me erdhi pas leximit te artikullit botuar prej ezanit ” Ligesia e njerezve te mire ” , ndoshta sepse i ligu, kur merr revansh i shnderisin syte, sidomos kur ka qofte edhe 1 % te drejte.
    Se sa % Kane pasur ata qe bene grusht shteti, eshte teme per diskutim, po qe nje pjese te madhe te ketij gabimi Kane ata si Rarik Ramadan, eshte mese e qarte

  • me duket krejt e pavend te botohet nje gje e tille ne shqip. ndoshta do te ishte me mire te botohej/behej nje analize per politiken e ketyre figurave, por nje qendrim politik, keshtu si ne ajer, nuk me duket fare pune e hajrit.
    me falni, o vellezer, po me duket krejt pa lidhje, plus qe ky zoteria ka shkruar gjera me te mira se sa thjesht nje qendrim politik per njohesit e ceshtjes, qe ne gjuhen shqipe jane fare pak.
    selam

  • … Do ishte e udhës për ata që i pasojnë këta që më së fundmi të zgjohen….
    Keto fjale ky fare “ekspert per gjithshka” tja thote vetes dhe pasuesve te tij, se po mbushen 100 vjet dhe levizja qe perfaqeson ka lene kokrren e namit anemnane botes.

    Sa per dijetaret qe ka permendur, te laje gojen se nuk ju vjen as te rrypi I pantallonave

    • eshte lloji i komenteve qe nuk le shume vend per debat. Dijetaret ne fjale i kemi botuar ne kete faqe me pare duke nderuar statusin e tyre si dijetare, por mjerisht mbeshtetja per diktatoret eshte kthyer njolle mbi ta, e Zoti e largofte prej tyre.

      • Une mendoj qe debati perjashtohet kur fyhen dijetaret, dhe besoj fort qe Ezani, nuk ka pse ti amplifikoje keto fyerje, kushdo qofte arsyeja.
        Fjalori I Tarik Ramadanit, eshte Identik me fjalorin e atyre qe fyenin per sa kohe ishte gjalle te ndjerin Ramadan Buti.

        • Nuk mendoj se paraleli me rastin e sheh Butit – rahmet i paste shpirti – eshte i sakte. Sidoqofte, kur burra me callma vihen te legjitimojne vrasje masive kjo i kompromenton ata – dhe kjo e thene bute. Nuk eshte e lehte te postonin kete qendrim, sidomos per njerez qe nder vite i kemi konsideruar qofte se largu si mesues, por e thene troc, ky qendrim ne mbeshtetje te diktatoreve kulminoi ne renie morale. Zoti i pastrofte.

          p.s. ne nje koment te meperparshem dukesh te sugjerosh se mund te kete patur ndonje % legjitimiteti grushti i shtetit. Se pari, urime qe e pranon per te tille: grusht shteti, se ka prej tyre qe e mohojne se eshte i tille. Se dyti, personalisht nuk mendoj se ka debat: diktaturat, juntat ushtarake jane perhere te urryera.

  • Te jesh i sigurte, se nqs rahmetliu Buti do ishte gjalle, do ja gjeje emrin kritiken e Tarikut.
    Shkrimi I tij, pervec fyerjeve ka probleme te shumta, qe nga konflikti interesit, dhe vazhdon me parimin o me mua o kunder meje.
    Tariku nuk sqaron psh pse ai e ka te lejuar politiken, ndersa te tjeret Jo, ose psh pse protesta anti Mubarak ishte pranvere, ndersa protesta anti Mursi ishte dimer. Pse votimet per Sisin qenkan me pak te vlefshme sesa votimet per Mursin? Kur I futesh politikes do I pranosh te gjitha skenat dhe prapaskenat.
    Sa lehte ju erdhi muslimaneve ne egjipt te perkrahin Sadatin, Naserin e kompani, te rrezonin Farukun, etj etj, apo te shkuara te harruara.
    Si nuk pame nje auto kritike per gafat e pafund, dergimin e njerezve si mish top?!? Apo per cdo gje e Kane fajin te tjeret.
    Tek e fundit, cdo e keqe vjen nga vetvetja, dhe kete parim Vellazeria Muslimane nuk do qe nuk do ta mesoje

    • Nuk e kuptoj kete idene e lejimit te politikes, politika eshte aty me apo pa leje. Protesta kundra Mubarakut ishte pranvere sepse ishte udheheqes qe nuk kishte legjitimitet politik, zgjedhjet ishin pa opozite dhe te orkestruara sic eshte gjeresisht e pranuar nga raportet e vezhguesve te pa-anshem. Protesta kundra Mursit ne vetvete nuk ka asnje problem, problem eshte puci ushtarak qe manipuloi protesten, dhe kjo sepse rrezoi nje udheheqes qe kishte mandat nepermjet votes, te pranuar si te rregullt edhe humbesit. Kaq eshte e gjitha. Te tjerat se sa lehte u erdhen ca gjera me duken si shume te pergjithshme per te mundur per tu angazhuar ne diskutim. Auto-kritike? mire do ishte – per kedo. Meqe ra fjala, po ne kete faqe, nese sheh arkivat, do gjesh edhe disa nga kritikat me te ashpra ndaj VM. Ne ceshtje nuk eshte VM, por liria politike.

      shih kete per shembull:http://www.e-zani.com/2014/12/21/brenda-grupit-islamist-me-te-madh-ne-bote/

  • Artikulli ne link, ishte shume I vertete, shume I bukur, dhe e meritonte te ishte risjelle si perkujtim per masakren para 2 vjetesh .
    Per mua ne diskutim eshte perhere VM, sa here humbasin ( dhe do humbasin perhere ) I sheh te marrin albiter qe nga organizatat nderkombetare, deri te hoxha I fshatit.
    Dhe pikerisht kjo ” bisht dredhje” eshte arsyeja pse ngjallin Ligesine e njerezve te mire

  • A ka ndonjeri nje shpjegim se si ka mundesi qe brenda pak muajsh mbeshtetesit e VM I kthyen krahet duke mbeshtetur masakren? Si ka mundesi te ndodhe nje shift ka i shpejt?
    A lidhet kjo me pergatitjen pucit ushtaraku ndaj qeverise legjitime apo me arrogancen e pushtetit?
    Edhe nje merak personal: Si ka mundesi qe perfaqesuesit zyrtare te VM por edhe njerezit dashamiresve apo te lidhur me ta ne Shqiperi nuk ben “gëk” gjate masakres atje? Sikur nje status ne FB apo nje marshim ne heshtje..
    Kam qene ne protesten e zhvilluar para a.b Egjiptit ne ate vere dhe nuk mbaj mend te kem pare asnje nga fytyrat qe Jane te VM apo mbeshtetesit ketu. Pse heshten te gjithe?

    • me duket ca e papergjegjshme te flasesh per ‘fytyrat qe jane te VM ketu’. Shenimi i njerezve eshte perhere spekulativ dhe eshte perhere me e ndershme ti quash ne menyren si quajne veten. Si te tille nuk njoh VM ketu

  • I dashur admin, fjala fytyrat nuk ka te beje me dmth ne zhargon te fjales “fytyre”, ” kjo lloj fytyre” etj etj por me idene e individeve qe njihen si perfaqesues apo mbeshtetes te VM keti. me komentin tim nuk jam dash me ofendu njeri, por me sa duket paskan trokit ne deren e gabuar.

    • eshte e pakuptimte te presesh demostrim proteste nga VM sic thua ti.. mursi nuk perfaqesonte VM , por perfaqesonte te gjithe qe donin demokracine, pefaqesonte te gjithe qe e votuan ( te cilet nuk ishin vetem VM ) por edhe ata qe nuk e votuan.. ata dijetare te cilet e perkrahen vazhdojne dhe e perkrahin, kurse ata qe nuk e kane perkrahur vazhdojne dhe nuk e perkrahin sic jane emrat lart dhe mund te shtosh edhe ca te tjere si Amr Halid

  • Me aq sa jam perpjekur te analizoj une, 3 jane arsyet qe shpjegojne pyetjen e WEB.
    1 – protesta anti Mubarek ishte me e madhe se VM, madje nuk nisi as prej tyre, po duke qene levizja me e madhe opozitare, VM moren timonin e protestave, po harruan qe fitorja me 52% zbret kollaj , sidomos kur per kete fitore Kane kontribuar lloj lloj grupesh rinore, anarshiste, etj.
    2 – paaftesia per reforma thelbesore, shoqeruar me populizma te tipit deputete qe flisnin ne parlament sikur po mbanin hytbe i tkurri akoma me shume perkrahesit
    3 – arroganca e mos marrjes parasysh te protestave anti Mursi ( duke cuar vendin ne zgjedhje te parakohshme me protestat anti Mubarek , VM harroi se po I ligjeronte keto lloj protestash si element I rendesishem demokraticie ), arrogance qe shkoi ne kulm ne organizimin e protestave pro Mursi. Keto protesta nuk ishin paqesore ( shembulli I vendeve fqinje parathoshte kaos ) .
    Numri I madh I viktimave, e ka hequr vemendjen nga analiza e ftofte se kush I coi njerezit ne protesta, cila ishte axhenda e protestuesve dhe sa ishte niveli paqeruajtes I tyre.
    Po tju shtosh ketyre pikave, edhe manipulimet nga pro Mubarek , besoj se ka mjaft material per te orientuar turmat.
    Eksperienca vetjake dhe shembujt nga bota jane te shumte

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *