Bomb mes këmbve të NewsBom!!!





BombRedaksia e NewsBomb është tejet e tronditur nga një letër sekrete e shpërndarë nga disa besimtarë muslimanë në Kosovë. Në letrën në fjalë thuhet se dreqi fshihet në vaginën e gruas e prej andej depërton në penisin e burrit; se vagina e gruas mban gjithë fëlliqësitë e botës e nëse gruaja nuk fal namaz, mashkulli besimtar urdhërohet që mbasi të përfundojë aktin seksual ta dënojë gruan me 10 kamzhikë! Redaksia e NewsBomb sqaron se nuk dëshëron të cënoj besimin e ‘gjithkujt’!, por nuk mund të rrinin pa e botuar një gjë kaq të rëndë. NewsBomb thotë se nuk e di kush e ka shpërndarë e fotokopjuar këtë letër por ama njëkohësisht njofton se janë besimtarë muslimanë! Nuk bëhet e ditur se nga e morën vesh këtë gjë, por kush do mund ta kish shkruar tjetër, vec muslimanëve? Në kopjen e dhënë përmendet dhe autori i materialit sekret: Asocimi Rinia Islame e Kosovës. Redaksia nuk njofton nëse mori kontakt me Asocimin, apo a egziston një i tillë? Po kjo nuk i ndryshon asgjë lajmit Bomb!

images (2)Qëlloi që të njëjtën ditë që NewsBomb botoi këtë lajm, qëlloi të zbulojmë një qarkore të brendshme të redaksisë së NeësBomb! Në të, drejtuesit e redaksisë i kërkonin stafit që të nisnin mëngjesin duke rrëmbyer fëmijë e t’i hanin për mëngjes, në mënyrë që të shtohen rastet skandaloze në shoqëri e për rjedhojë lajmet bomb! Secili anëtar i stafit është urdhëruar të hajë një fëmijë në ditë. Anëtaret femra të stafit urdhërohen të pozojnë nudo por me fytyrë të mbuluar me ferexhe dhe t’i postojnë resmet në rjetet sociale nën logon ‘Nuset e ISIS në Lazarat.’ Disa nga stafi femër duhet të pozojnë duke duke pirë kanabis me nargjile – që të duket sa më orientale, e të tjerat me kallashnikovë në dorë. Këto do botohen në faqen e parë të NewsBomb si pjesë e lajmit alarmant mbi prezencën e ISIS në Lazarat. Qarkorja përfundon me urdhërin e qartë që letra pasi të lexohet e të mësohet përmendësh, të digjet se përndryshe i arreston Saimir Tahiri për pirje kanabisi. Anëtari i redaksisë që na e tregoi këtë qarkore e kish zvarritur bindjen ndaj urdhërit pasi e kish zënë bari (kanabisi), por më pas vuri re se nuk kishte më letra për të dredhur barin që i kish dhënë redaksia e kështu që përdori letrën e qarkores për të dredhur një tjetër joint, e kështu dogji dhe kopjen e qarkorit.

Duhet thënë se anëtari i stafit na ofroi dhe ne nga bari i redaksisë, por ne me mirësjellje refuzuam, pasi nxituam për të ardhur në zyrat e redaksisë tonë. (Shiko lart foton e qarkores pas dredhjes se kanabis). Nuk kemi asgjë kundra lirisë së gjithkujt për të ngrënë cfarë të dojë për mëngjes apo të tymosë cfarë të dojë, por të hashë fëmijë për mëngjes vetëm që të prodhosh lajm bomb na u duk ca e tepruar e nuk rrinim dot pa e botuar!!!

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *