Myftiu i Shkodrës dhe vizita e PS





downloadNë një ditë feste për muslimanët shqiptarë vëmendja mediatike, siç është bërë e modës, orientohet drejt intervistave patetike të politikës, ku gjendet koha për ta pyetur Ilir Metën rreth skandalit të radhës, përveçse drejt vizites së Papës në ShBA, lajm të cilit nuk i reziston dot publiku shqiptar. Madje më shumë lajm qarkulloi myftiu i zonës së Shkodrës, Muhamed Sytari, me mospritjen, sipas gazetave, të përfaqesuesve të PS-së me rastin e festës së Bajaramit: ky moment i rëndësishëm islam i ripërtëritjes e përkujtimit kanalizohet drejt konfliktualitetit. Asnjë media nuk merr mundimin të informohet nëse ngjarja është ashtu siç e përshkruan media-zero. Takime të tilla, duke qenë zyrtare, kanë protokoll ose të paktën respektojnë disa regulla, çka do të thotë se përfaqësia zyrtare lajmëron paraprakisht për vizitën, pasi në të kundërt, i nderuari me vizitën e kortezisë, në këtë rast Myftiu, duhet të jetojë në zyrë për të qenë i gatshëm sa herë dhe kur t’i bjerë rruga dy politikanëve andej nga zyra e përfaqësisë së muslimanëve. Po edhe nese nuk ka qenë i pranishëm Myftiu, sigurisht që përfaqësuesve të PS-së nuk u është mbyllur dera, siç perceptohet nga lajmi i qarkulluar, sepse janë respektuar nga zv. Myftiu.

Siqodoftë, fokusi i këtij shkrimi është gjuha e urrejtjes, me të cilën shoqërohet lajmi nëpër komente:

“1. Muhamed Sykari nuk qenka perfaqesues i fese se islame, por i SHQUP-it dhe ISIS Ky eshte nga ata tipat b.q. qe merren me heshje shtyllash te tensionit te larte ne ere e jo me predikimin e fese, pis burre;

  1. legen mashkull djali kengtares shkodrane Violeta Zefi e ema katolike puro,ky esht bere arab nga gjaku i te atit,ptuu rrac muti;
  2. Cfare ju predikon besimtareve nje maskara i tille. Cfare kujton ky se besimtaret jane vetem simpatizante te PD-se. Ky duhet fluturu per bythe jo vetem prej xhamiet por edhe prej Shkodret dhe le te shkoje me u rreshtu me vllaznit e tij ne ISIS;
  3. Turko-mongolet shqipfoles, nje surrat kane, te njejten qellim kane, dhe ne fund ne te njejtin qenef e kane vendin….Ora e tyre po numeron mbrasht,…o te te bashkohen me gjakfelliqurit e tyre te isis, alkaeda etj,..o t’i neneshtrohen menyres se jeteses ku jetojne….;
  4. Si ka mundesi qe perversi gei, nuk ben asnje mungese qofte edhe me “arsye”, per t’u gjendur ne krah te mjekermorrave kudo qe ndodhen….O gei, a mund te na shpjegosh qyshkur u gjakprishe dhe si ndodhi,…Na e thuaj mor “bure” si u bere turk dhe si ndjehesh, se mbase na pelqen edhe ne te tjereve qe mbetem ne identitetin e te pareve, se mbase nuk e “presim”, por te paktem i ngrejme bythet perpjete, kur bejme ate punen…..”

Këto janë vetëm komentet e postuar nga/te Mapo. Tematikat janë klishe, çka nënkupton se lajmi, qëllimisht i sajuar si incident, është vetëm preteksti, pasi makineria ndodhet në levizje të pandalshme. Mjafton që shënjestra të jetë e fesë islame e nganjëherë ndonjë prelat i KOASH-it.

Mapo ka kultivuar e promovuar për kohë të gjatë disa pena katolike, mes tyre edhe priftin Gjergj Meta, por asgjë e tillë, as e përafërt, nuk i shoqëron lajmet me klerikun Meta. Edhe kur z. Sytari i botohet ndonjë artikull te Mapo, sa për të thënë ndonjë Muhamed “e kemi”, ka përherë sulme ad hominem, që nuk reduktohen vetëm te personi, pasi përfshijnë në vorbullën e baltosjes familjen e tij dhe bashkësinë e myslimanëve në tërësi, sikur edhe këta të kenë shenjën e barazisë me “person publik” dhe t’i japin llogari çdo perversi anonim për hirë të së drejtës së fjalës.

Edhe aq anonimë nuk janë ama. Ironia e Metës mbi disa pohime me sfond historiko-linguistik të Sytarit rreth toponimeve ‘Tarabosh’ e ‘Rozafa’ shërbeu si pretekst i rrallës për komentet ofenduese ndaj Myftiut dhe myslimanëve: kësaj here mejdani ishte faqja personale e Metës dhe gjuha e anonimeve të lartcituar nga Mapo mori emra e mbiemra. Motivacioni i Metës ishte abuzimi i Sytarit me historinë, ndërsa nuk e kemi parë klerikun e nderuar qoftë edhe në një sforcim publik duke u shqetësuar për abuzimin me historinë nga kolegu i tij (edukatori i grigjës) Dom Shan Zefi, që ndryshe nga Sytari prezantohet si historian dhe shpik e sajon edhe duke komentuar Fjalën e Shenjtë, e as të revoltohet nga nëpërkëmbja e historisë (dhjetëra e dhjetëra raste) prej miqve të Mapos.

Rezultati i reagimit ishte se myslimanët e këtij vendi nuk mund të kenë memorie ose atë duhet t’ia përcaktojnë shpurat e komentuesve dhe opinionistëve (që i nxisin). Nga Kosova na kanë mësuar se imamin e heqin fare nga puna kur e nuk njeh historinë. Madje nuk mund të kenë as festë, e nëse ua nënvizon për show ndonjë politikan, festa është e myslimanëve si të tillë e jo edhe si shqiptarë, ndërsa urimet për Krishtlindje janë për të gjithë shqiptarët!

Në këtë klimë, ku shumica struket e ndrojtur përballë agresivitetit, përçmimit, përjashtimit e urrejtjes aspak anonime, normalisht që një myftiu nuk i tolerohet mosprania në zyrë, nga njerëz të cilët ai as nuk i përfaqëson. Që lexuesi ta ketë më të prekshëm dopio-standardin e shumë mediave, gazetarëve, opinionbërësve dhe, së fundi, turmës komentuese kur trajtohet bashkësia e myslimanëve, mjafton të krahasohet gjithë kjo zhurmë e urrejtje ndaj Sytarit me indiferencën totale (qoftë) ndaj emrave të klerikëve që kishin marrë pjesë (sipas të akuzuarit) në paqtimin shfajësues të Mark Frrokut nga një vrasje.

Comments

  • Keni harruar te permendi pllaken e Sulejmanit dhe eskavatoret per haxhileret. Po I vjen verdalle nje gjyq po se kush do kete takat ose taksirat te merret nuk dihet akoma

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *