sanaa-top-1024x667Belkis Wille dhe James Ross

Reuters

Për herë të parë, Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve në Hagë ka nisur procedimin kundër militantëve islamistë të akuzuar për rol udhëheqës në shkatërrimin e monumenteve historike.

Akuzat pasqyrojnë shqetësimin global për sigurinë e antikuarëve në gjithë Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, përfshi në zona të trashëgimisë së UNESCO. Shteti Islamik dhe të afërt me al Kaeden kanë shtuar sulmet e qëllimshme ndaj monumenteve fetare të çmuara.

Ky shqetësim duhet të përfshijë dhe Jemenin, veçanërisht kryeqytetin e tij.

Pamja e Qytetit të Vjetës të Sanaa-s nga çatia e restorantit në Hotelin Burj Al Salam janë spektakolare. Xhamitë dhe minaret përpiqen për hapësirë në këtë “qytet brenda qytetit në kryeqytetin e Jemenit. Ndërtesat e shumëfishta prej tulle dhe balte formojnë modele gjeometria të bardha intriguese shpesh të krahasuara me tortë dasme janë ngjeshur përgjatë rrugëve të ngushta. Kopshte të vogla shtojnë shpërthime gjelbërimi.

I banuar prej më shumë se 2500 vjet, Qyteti i Vjetër i Sanaa-s u shpall zonë e trashëgimisë kulturore të UNESCo-s më 1986. Rreth 6000 shtëpitë dhe 100 xhamitë e tij janë ndërtuar përpara shekullit të 11. këto ndërtesa kanë strehuar familje për breza me radhë. Megjithatë tani është në rrezik.

Vitin e kalaur, forcat e Ansar Allah, të njohura dhe si Houthis, u lëshuan nga veriu i Jemenit dhe pushtuan kryeqytetin. Deri në shkurt, ata përzunë qeverinë e presidentit Abd Rabbuh Mansur Hadi. Më 26 mars, një koalicion i nëntë vendeve arabe i udhëhequr nga Arabia Saudite nisën një fushatë kundër Houthis. SHBA ofron inteligjencë dhe mbështetje logjistike.

sanaa-damage-1024x595Fushata ajrore ka qenë përgjegjëse për gati shumicën e 2100 civilëve të vrarë gjatë luftimeve, sipas OKB. Shumë goditje ajrore në Sanaa, në qytetin verior të Saada-s, bazë e Houthi-ve, dhe në qytete të tjera janë përdorur municione të shumëfishta – bomba, raketa ose predha që përmbajnë bomba të shumëfishta të cilat janë projektuar të shpërthejnë pasi përhapen në një zonë të gjerë. Këto armë dëmtojnë civilët pa përjashtim në kundërshtim me ligjet e luftës. Edhe Houthi-t kanë bërë abuzime, përfshi sulme me raketa pa dallim.

Houthis janë futur në Qytetin e Vjetër të Sanaa-s që më 2011. Vendosja e trupave ose magazinimi i armëve aty e bënte qytetin objektiv sulmesh ushtarake. Kohët e fundit, forcat mbretërore të Jemenit, të mbështetura prej forcave nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Arabia Saudite, kanë përparuar në qytetin strategjik të Maribit, 170 km në lindje të Sanaa-s, për të cilën shumë studiues besojnë që është kryeqyteti i mbretërisë biblike të Shebës. Ky mund të bëhet bazë për një sulm tokësor kundër Sanaa-s.

UNESCO, organizata kulturore e OKB, ka theksuar kërëcnimin ndaj Qytetit të Vjetër, duke e shtuar atë në listën e 2015 të Trashëgimisë Botërore në rrezik. Pas një shpërhtimi më 12 qershor në Qytetin e Vjetër që që shkatërroi një radhë ndërtesash dhe vrau pesë persona, drejtoresha e përgjithshme e UNESCO-s, Irina Bokova, u bëri thirrje të dyja palëve të mbronin trashëgiminë kulturore të Jemenit.

Ndërkohë, koalicioni e nuk pranoi që shpërthimi ishte pasojë e një goditjeje arjrore. Por më 19 shtator një gjuajtje ajrore e koalicionit goditi në ndërtesë apartamentesh në Qytetin e Vjetër, duke vrarë nëntë anëtarë të një familjeje.

Që nga krijimi i ligjeve të para të luftës në shekullin e 19, ka pasur emndime që objektet më të çmuara të qytetërimti meritojnë kujdes dhe mbrojtje të veçantë. Shkatërrimi masiv i trashëgimisë kulturore të njerëzimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, shërbeu si nxitje për Konventën e Hagës më 1954 për Mbrojtjen e Pasurisë Kulturore, tani e ratifikuar nga 111 shtete, përfshi Jemenin.

Konventa e Hagës dhe protokolli i saj më 1999 kërkojnë të mbrojnë “pasuri me rëndësi të madhe për trashëgiminë kuluturore të çdo populli” duke i ndaluar palët në një konflikt të armatosur që përsorin këto pasuri për qëllime që mund t’i ekspozojnë ndaj shkatërrimit ose dëmtimit. Ndaj një pasurie të tillë nuk mund të kryhen sulme, me përjashtim të rasteve kur ato përdoren për qëllime ushtarake, dhe kjo është ushtarakisht emergjente për t’u goditur.

Statuti i Romës i Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve e konsideron krim lufte sulmin e qëllimshëm ndaj monumenteve historike, mes strukturave të tjera, veç rasteve kur janë objektiva ushtarake.

Kjo do të thotë që Houthis duhet t’i heqin forcat e tyre nga Qyteti i Vjetër. Kjo do të thotë gjithashtu që forcat e koalicionit duhet të marrin në konsideratë Konventën e Hagës, nëse vendosin të sulmonë forcat Houthis aty.

Vetëm ligji ndërkombëtar nuk mund ta ndalojë koalicionin saudit të sulmojë Qytetin e Vjetër, nëse aty janë vendosur forca Houthi-s. SHBA dhe përkrahës të tjerë të koalicionit, përfshi Britaninë, duhet ta bëjnë të qartë shqetësimin e tyre për këtë kërcënim në pritje ndaj trashëgimisë kulutore të Jemenit dhe njerëzimit.

Pamja nga çatia e Hotelit Burj Al Salam nuk duhet të kthehet veç në një kujtim.

 

 

 

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *