Islami i padukshëm shqiptar





?????????????H. Omari

Konflikti sirian, arrestimet te “Xhamia e Unazës” dhe atentatet terroriste në Francë zbuluan një VIP të ri, islamin shqiptar, si një lloj gjëje që askush nuk e përkufizoi dot bindshëm, por të gjithë mendimtarët mediatikë e pranuan si ekzistues dhe e përkëdhelen si antibiotiku ynë, made in Albania, kundër ca islameve të tjerë. Në vija tëpërgjithshme, të urtët e opinionit shqiptar bien dakord se është një interpretim i kultivuar në trevat shqiptare, i karakterizuar nga toleranca. Në përpjekjen e kërkimit fizik të gjurmëve, ndjekësve dhe rëndësisë publike të këtij islami, kaq shumë të vlerësuar, fillon menjëherë problemi.

Së pari: objektet. Në kopertinën e faqeve të verdha të propozuar nga celesi.com ndodhen Universiteti, Monumenti i Heroit Kombëtar, Muzeu Kombëtar, pallati me hoje bletësh, që si askund tjetër ka mbuluar me beton një monument kulture, Kulla e Sahatit, praktikisht i tërë sheshi Skënderbej, por pa xhaminë, monumenti më i vjetër i atij sheshi, i ndërtuar nga të njëjtët shqiptarë që kanë ngritur në këmbë kullën e sahatit.

Se dyti: njerëzit. Duke shfletuar një guidë turistike të qytetit të Shkodrës lexohen emrat Pashko (rigorozisht pa titullin Pasha, pa të cilin do te kishte qenë një Pashko çfarëdo), Luigj, Ndre, Kol, Millosh, Gjergj e Zef. Këta dy të fundit kanë edhe specifikuesin ‘At’, si kudo në rrugët e qytetit të kushtuara klerikëve katolikë, ndërsa për ato pak klerikë myslimanë, që emërtojnë ndonjë rrugë, duhet të ketë mbaruar boja e nevojshme për të shënuar edhe kategorinë, aq sa Daut Boriçi mund të merret shumë mirë për partizan. Praktikisht, një turisti me këtë guidë në duar i duhet kujtuar herë pas here, sidomos kur i kap syri xhamiat e rindërtuara rishtazi, se nuk është në Reps të Mirditës, por në Shkodër. Po kështu, edhe në afreskun me foto-shop në hyrje të Institutit të Kërkimit për Krimet e Komunizmit, i vendosur aty kur Parlamenti drejtohej nga Jozefina Topalli, ka pasur vend vetëm një klerik mysliman.?????????????Së treti: media pamore. Kemi folur disa herë rreth pranisë së islamit nëpër media, kryesisht të shkruara. Meqenëse ky islami shqiptar qarkullon dendur si koncept, për t’ia kundërvënë me daulle islamit, bie fjala, afgan, arabo-saudit etj., të gjithë të karakterizuar nga pleq që martohen me të mitura, sheikë me Ferrari floriri, femra të zhytura në thes apo vrastarë që hidhen në erë, dhe meqenëse është “krenaria jonë”, teorikisht duhej të ishte shumë i dukshëm mediatikisht. E pra, të vetmet prani të fesë islame, për shembull, në emisionin (fatkeqësisht nacional-popullor) Opinion lidhen me arrestime, akte terroriste, xhami të mallkuara, ndërsa vetëm javën e fundit të dhjetorit të shkuar emisioni iu përkushtua dy mbrëmje komunitetit katolik, me një intervistë (në stilin patetik e demagogjik të atyre të TVSH-së së kohës së regjimit) marrë At Zef Pllumit dhe festës së Krishtlindjeve. Ndërkohë, po ato ditë përkoi datëlindja e profetit Muhamed s.a.v.s, që për islamin shqiptar tradicionalisht është kremtuar si festë dhe është shoqëruar me Mevlud.

Duke lënë mënjanë pse vetëm katolikët kanë krishtlindje në televizorin e opinionistëve, në një kohë që Shqipëria ka më shumë ortodoks, shtrohet pyetja: po ky islami simpatik e tolerant, për të cilin aq shumë flitet, dhe madje na qenka këtu, mes nesh, prej kohësh, pse nuk ndodhet një herë para kamerave? Pse i jepet figurë e zë vetëm kur i duhet politikës, për vota ose për të na lajmëruar parkingun më të ri në Tiranë (gjithmonë për vota)? Pse kur Blerina Bombaj ka vendosur në menu ‘patëllxhana’ e ‘byrek’, që më turqisht nuk ka ku vete, e shtyn kamerën drejt ndonjë kishe, dhe madje kur filmon në Prizren (se në Voskopoje për kishat shkon)?

Së katërti: intelektualët. Si ish-drejtues i revistës më të rëndësishme katolike, i bibliotekës kombëtare dhe, për të mos u zgjatur shup3më, për vite me radhë mentor në gazetën 55 e në botimet e shtëpisë homonime, Aurel Plasari renditet mes intelektualëve me peshë. Ja (fotoja majtas) ç’shkruan në një status facebooku.

 

Pra, sipas mendimit të dy studiuesve të respektuar të para një shekulli, Shqipëria e shek. XV ishte e krishterë. Mbase ky është zbulim i ngjashëm me atë të ujit të ngrohtë, por, pikërisht për këtë arsye, qëllimi i postimit lexohet në një koment personal të intelektualit Plasari: “Synoj të shihet e të kuptohet tragjedia arbërore: çfarë ndodhi nen “turqërinë” që ajo Arbëri mbaskësaj u katandis kështu”.

p 4

 

Një Arbëri e nënvizuar si e krishterë, që e shtyn Plasarin në përpjekjen për të ekspozuar një fatkeqësi, si katandisje të vetme në këtë mes ka procesin e islamizimit, pra marrjen e atij islamit tonë, që trumbetohet gjithandej si model pozitiv, siç na vuri në dukje edhe Papa, pa çka se të gjithë vrapuan pas fjalëve të Papës e jo pas objektit të atyre fjalëve. Ky është qëndrimi shqeto i një intelektuali në zë (siç shikohet, normalisht i pëlqyer), i paguar për të paktën 16 vjet rresht edhe nga taksat e atyre që na qenkan fatkeqësia e Arbërisë sotme, mëgjithëse Sami Frashëri, një tjetër studiues i kohës së Jireçekut, themeluesi i shqiptarizmit si platformë politike, në ato pak faqe të Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet i lë goxha hapësirë renditjes së komunitetit nga rrjedh Plasari mes rreziqeve për shqiptarët. Nëse vlen produkti historik i Jireçekut, sepse studiues, përse të mos vlejë shqetësimi kombëtar i një studiuesi dhe njeherësh ikonë e shqiptarizmit?

Prandaj, na rezulton se islami shqiptar nuk ekziston gjëkundi ose, thënë ndryshe, është pozitiv pikërisht sepse nuk ekziston. Për të qenë mysliman sipas këtij soji që ka zaptuar sektorin publik (privat ose jo) duhet të jesh i tejdukshëm. Në një gjë kanë të drejtë: me sa duket është tolerant, aq sa ndjekësve të tij u ka rënë për hise të tolerojnë revanshin e 5 shekujve, të shprehur pak a shumë haptazi nga çdo cep i trojeve e në çdo mënyrë, në nje shoqëri me bregëzime fashiste ku çifuti është “vëllai” shqiptar i islamit model. Është fatura e të qenurit mysliman shqiptar.

 

Comments

  • Shkrim shume I bukur! Nqs autori nuk e ka me copyright shprehjen ” I tejdukshem ” , ja mora direkt per perdorim ne shkalle te gjere

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *