Pornografi Historike – Përsëri!





 

gottfried_sieben_-_balkangreuel_-_02Gazeta Mapo ka postuar këto ditë një fotografi ku thotë se paraqet ushtarë osmanë me koka të prera shqiptarësh.

KUJDES! PAMJE SHQETËSUESE!, njofton autori anonim.

Artikulli e bën të qartë që këtë prurje e sjell si kontribut të një debati mbi historinë. Shkruhet në artikull:

Një debat i gjerë është zhvilluar kohët e fundit në Shqipëri lidhur me sundimin pesë-shekullor të osmanëve në vendin tonë.

Historianë të ndryshëm, vendas dhe të huaj, si dhe Turqia dhe ambasada e saj, kanë kërkuar apo janë përpjekur, që historiografia shqiptare të mos e përshkruajë sundimin turk në vendin tonë, si  një pushtim të shoqëruar nga barbari dhe krime, por si një administrim të butë dhe pa gjakderdhje.

Mirëpo jo në të gjitha fazat me sa duket ka qenë kështu.

OtomanetSë pari, nuk dimë që ndonjë historian të ketë pretenduar se sundimi Osman ka qenë ‘i butë dhe pa gjakderdhje.’ Të gjitha format e sundimit politik, përfshi atë demokratik, kanë në themel monopolin mbi dhunën. Dikotomia ‘pushtim barbar dhe krime’ vs. ‘administrim i butë dhe pa gjakderdhje’ është pikërisht cfarë historianët e mirëfilltë shohin si problematike, e mangët në nuancën historike, dhe e ngarkuar nga konsiderata ideologjike. Por meqënëse gazeta Mapo vendos të vendoset në duel me historianë e me ambasadën turke, pyesim cilat janë burimet historike që sjell Mapo? Mapo na njofton se këtë sfidë historike ndaj historianëve në vend e të huaj si dhe ambasadës turke e ka të bazuar tek kjo fotografi, e “publikuar në portalin e gazetës Hylli, [ku] paraqitet një realitet krejt tjetër.” Sqarim: Gazeta Hylli nuk është Hylli i Dritës.

Lexuesit mund t’i falet të pyesë se kush është kjo gazeta Hylli, dhe cilat janë kredencialet prej historiani të atij që zbuloi këtë të dhënë shokuese historike? Gazeta Hylli, një faqe proto-nacionaliste, ofron vetëm një autor, a.m., i panjohur ndër studiuesit e historisë.

Mapo na informon se:

Foto mendohet se mund të jetë bërë diku gjatë Luftës së Parë Ballkanike, ose gjatë kryengritjeve malësore të vitit 1910 në Shqipëri.

Problemi qëndron se fotografia në fjalë është pretenduar si e tyrja nga armenët, dhe faqe anti-turke në internet e publikojnë si provë e genocidit Osman kundra armenëve e kësisoj kemi një konflikt të hapur mbi kombësinë e kokave të prera. Mapo është e lutur të na informojë mbasi të hedhë dritë edhe mbi këtë faqe ende të pazbuluar të historisë. Në e-bay, fotografia në fjalë është ndërkaq e shitur për $39.99.

Por Mapo ka dhe prova të tjera kokëfortë për të provuar sfidën e vet historike, ka disa vizatime. Mbi këto vizatime ka shkruar më parë Ardian Vehbiu e lexuesi është i ftuar të lexojë shkrimin e tij Histori? Jo, Pornografi si Zakonisht.

Comments

  • C’ka pret prej MAPO, kur nuk ka ngel portal, gazete, emision apo analist “I pavarur” qe nuk po e tund flamurin e Islamofobise . Para pak ditesh u habita kur degjova arkitektin Shkreli, te akuzonte Turqit per shkaterrimet ne Ballkan , qe nga Dari I Persise, gjate luftrave ikonolastike, deri te kryqezatat

  • Habia qendron ne faktin qe Kane kurajon dhe e dredhin mashtrimin sa nuk e ha as lopa. Kur guxon pislleku te dale ne siperfaqe, merre me mend cfare gatuhet nen rrogoz

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *