A. Cara

Siç është vënë re prej shumëkujt, viktimat e sulmeve terroriste në Europë marrin jehonë të pakrahasueshme me ato të Turqisë, për shembull, madje edhe për vëmendjen e një prifti, i cili ka për detyrim që të paktën të vdekurit t’i konsiderojë njëlloj. Gjithsesi, deri këtu nuk ka ndonjë anomali magjepsëse. Janë të vdekur të një bote tjetër.

Mirëpo i njëjti klerik shfaqet i pikëlluar për ushtarët e arrestuar në Stamboll, sepse shkaktarë të grushtit më të freskët të shtetit, që do të thotë dhunë ndaj civilëve, teorikisht të paarmatosurve, prej të cilëve janë vrarë më shumë se dyfishi i atyre në Nicë dhe më shumë se dyfishi i ushtarëve fajtorë për dhunë ndaj popullit. Do të thotë se viktimat në Turqi nuk qenkan të një bote edhe aq të largët. Varet nga pozicionimi i tyre: nëse bien, pa armë në dorë, duke mbrojtur lirinë dhe shtetin e tyre, thjesht nuk ekzistojnë për klerikun, ndërsa status viktime marrin ushtarët që vrasin civilë. Flet edhe për dinjitetin e të arrestuarve zotëria, përmend komunizmin e nazizmin dhe citon papën, duke mos shpenzuar qoftë edhe një status a një fjali për të vrarët nga armët e veprimet e atyre dinjitozëve. I “shkon malli i nazizmit”, por ç’mallë mund të shkojë për gati 200 civilët e vrarë? Për keto s’ka dhimbje, ndërsa ka për dhunuesit e tyre. Dhe ky të bën moral me pacifizmin e Nënë Terezës, duke recituar dogmën e “faqes tjetër”!

 

Don Agustini 3
Don Agustini 1

 

Comments

  • Pergjigja e ketij shkrimi nuk lexohet ne linkun qe solle. Nje palohistorian qe fyen heroin kombetar nuk eshte nje prift qe nuk po fyen njeri dhe i cili po zgjedh nje jete per ta vajtuar e nje tjeter te pafajshem per ta harruar, e kete duke bere moralizem ne emer te njerezimit, dashurise e Zotit. Nese ti e shikon zoterine si paloprift, nese kenaqesh kur vriten 200 civile sepse te ka ofenduar nje individ i kombesise se tyre, kjo eshte ceshtje tjeter. E gjithsesi, perseri nuk mund te kenaqesh me disa qe vriten e te kenaqesh nga disa vrases te se njejtes kombesi me historianin, sepse ne kete rast duhet te kesh nje mllef qe nuk ka lidhje me historianin e as me turkun, por me fene. Ky eshte problemi. Edhe me priftin ne fjale.

  • Besoj se me shume se nje jave me vone, priftit mund ti jepet e drejta. Ngjarjet e asaj nate duken gjithmone e me shume si nje grusht shteti i sajuar ku ushtaret e shkrete kane qene mish per top, nder te cilet pati thuajse trefish me shume viktima se sa civile, dhe qe tani po torturohen.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *