A do ta bojkotojë Turqia Perëndimin?





Abdulrahman al-Rashed

Numri i turistëve arabë në Turqi nuk arrin më shumë se 200 mijë në vit, ndërkohë që turistët rusë dhe iranianë arrijnë respektivisht 4 milion dhe 1.5 milion në vit. Këto shifra na ndihmojnë të kuptojnë lidhjet midis vendeve dhe atë që ndikon tek to. Presidenti i Turqisë Rexhep Tajjip erdoganErdogan tha kohët e fundit se ka ndërmend të reformojë marrëdhëniet me vendet fqinje, të cilat janë dëmtuar për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Sirisë.

Ekonomia është një arsye e rëndësishme për këtë. Turizmi i sjell Turqisë rreth 30 miliard dollarë në vit. Vendimi i parë që mori presidenti rus Vladimir Putin pas rrëzimit të avionit luftarak rus që shkelin hapësirën ajrore turke ishte ndalimi i qytetarëve për të udhëtuar në Turqi. Kjo shkaktoi një krizë të madhe e të menjëhershme në sektorin e turizmit në Turqi.

Pa një ekonomi të suksesshme, Erdogani nuk mund të forcojë pozitat e qeverisë së tij dhe partia e tij nuk mund të fitojë përsëri shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare dhe bashkiake. Kjo do të thotë se ai duhet të marrë parasysh marrëdhëniet e Turqisë me Europën, partnerin kryesor ekonomik të vendit të tij.

Marrëveshja tregtare e firmosur me BE-në nga mesi i viteve ’90 ka ndryshuar fytyrën e Turqisë dhe ka forcuar ekonominë e saj. Turqia renditet e 17-a ndër ekonomitë e mëdha të G20-ës.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, Erdogani mund të bëjë çfarë të dojë në politikën e tij të brendshme, por nuk mund të ndikojë shumë në vendet e tjera. Suksesi i tij dhe i partisë së tij është për shkak të suksesit ekonomik. Pa të, mund të dalin probleme dhe kërcënime të tjera më të këqija se përpjekjet për grushti shteti.

Kjo shpjegon shumë prej kontradiktave në politikat e qeverisë në lidhje me aktivitete të ndryshme. Turqia e ka mbështetur shumë Iranin kur ishte nën sanksionet ekonomike të Perëndimit. Ka qenë partneri tregtar kryesor i Iranit gjatë kësaj periudhe. Ankaraja gjithashtu ka marrëdhënie të mira me rusët, të cilët e konsiderojnë Turqinë një partner të rëndësishëm në Azinë Qendrore dhe një urë kalimi jetësore për eksportet e tyre për në Europë.

Kufizimet

Ka pak gjasa që dikush të jetë në gjendje ta ndalojë Erdoganin nëse ai vendos të “eliminojë” rivalët e tij në vend pas dështimit të grushti të shtetit. Qeveritë perëndimore nuk do të bëjnë asgjë domethënëse, pavarësisht paralajmërimeve të tyre të forta.

Megjithatë, ka shumë pak gjasa që ai të fillojë e t’i konsiderojë përgjegjëse apo t’i bojkotojë vendet kryesore, siç kërcënoi se do të bënte me Shtetet e Bashkuar në rast se nuk ekstradojnë rivalin e tij Fethullah Gylen, i cili jeton në Pensilvani e të cilin Erdogani e akuzon për përfshirje në përpjekjet për grusht shteti. Ushtria turke dhe interesat ekonomike do të dëmtoheshin rëndë. Ky është çmimi i suksesit ekonomik dhe aleancave ndërkombëtare.

Përpjekjet për grusht shteti mund të ndryshojnë politikën e jashtme të Erdoganit, por pavarësisht fjalimeve të tij të flakta ai mbetet një politikan i zgjuar. Për shembull, pavarësisht të gjitha kërcënimeve të tij ai nuk ka ndërhyrë direkt në konfliktin sirian, pavarësisht ndërhyrjes ruse dhe asaj iraniane. Ama, Turqia mbështet grupet e opozitës siriane. Tani Erdogani dëshiron t’i rishikojë mosmarrëveshjet e tij me Moskën dhe Teheranin në lidhje me Sirinë.

Ky artikull është publikuar për herë të parë në Asharq al-Awsat më 20 Korrik 2016.

Autori është ish-menaxheri i përgjithshëm i Al Arabiya News Channel. Është veteran dhe gazetar me fame ndërkombëtare. Ai ishte arsyeja kryesore pse presidenti amerikan Barak Obama zgjodhi Al Arabiya-n për intervistën e tij të parë si president.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *