Poema Muhamedije





Kjo poemë e përkthyer ‘nxitimthi’ motivohet nga dëshira për të sjellë për lexuesin në shqip këto ditë të fillimit të muajit Rabia el-Aual, muajit të lindjes së Profetit të nderuar  – paqja dhe bekimi qoftë mbi të –  sado pak nga bereqeti i kësaj poeme. Kjo poemë ka tetë shekuj që këndohet masivisht nga muslimanët në të tërë botën. Autori i saj, Imam Sharafudin el-Busiri, me origjinë berbere nga Maroku, e lindur në Egjipt, në vitin 1212 është autori i poemave Burda, Hamzija, dhe Mudarija – të cilat së bashku me këtë poemë (Muhamedija) – janë ndër poemat më të njohura në traditën islame të poezive devocionale shkruar për Profetin – paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të. Kjo është më e shkurtëra e këtyre poemave. Çdo varg fillon me përmendjen e emrit të Profetit, i Lavdëruari (Muhamed), dhe reflekton një nga vargjet e poemës, ku autori thotë se “shpirtërat ringjallen nga përmendja e tij”. Se fundmi, ky përkthim i kësaj poeme shpreson të shërbejë si ujitje për zemrat, ku të lulëzojë dashuria për “hajër el-berije” – më të vyerin e krijesave të Zotit.

Besnik Sinani

Muhamedi – më i fismi i Arabëve dhe popujve të tjerë në botë

Muhamedi – më i vyeri i atyre që kanë ecur në këtë tokë

Muhamedi – dhënësi zemërgjerë i gjithë mirësisë

Muhamedi – zotëria i përsosjes dhe bujarisë

Muhamedi – kurora e lajmëtarëve hyjnorë pa përjashtim

Muhamedi – i fjalës së mbajtur dhe vërtetësisë

Muhamedi – shtylla mbrojtëse e beslidhjes

Muhamedi – i cilësive më të larta të përsosjes

Muhamedi – prej drite thelbi i tij ujitur

Muhamedi – dritë prej përjetësisë ende ndritur

Muhamedi – gjykues me drejtësi, zotëri i fisnikërisë

Muhamedi – burim dlirësie dhe i urtësisë

Muhamedi – më i vyeri i krijesave të Zotit, ardhur nga Mudari

Muhamedi – më i vyeri i profetëve të Zotit në tërësi

Muhamedi – lajmi i tij është i vërtetë, atë pasojmë ne

Muhamedi – përjetsues i së vërtetës, shëmbëlltyrë eminente

Muhamedi – shpirtërat ringjallen nga përmendja e tij

Muhamedi – gjithë kombeve u obligohet lavdërimi i tij

Muhamedi – ornamenti i botës e shkëlqimi i tij

Muhamedi – hapësi i perdeve që ndriçon mbi errësirën e pikëllimin

Muhamedi – zotëria i mirësisë dhe virtytit

Muhamedi – formësuar prej bujarissë të Mëshirshmit, Krijuesit

Muhamedi – paria e krijesave të Zotit e i zgjedhuri

Muhamedi – i çiltër përtej çdo mëdyeshsi

Muhamedi – buzëqeshja nderuesve e mysafirëve

Muhamedi – mbështetsi bujar i fqinjëve

Muhamedi – universi u ndriçua prej ardhjes së tij

Muhamedi – shenjë hyjnore e Urtësisë së Krijuesit

Muhamedi – ndërmjetësi i njerëzimit ditën e ringjalljes

Muhamedi – drita udhëzuese në mes errësirës

Muhamedi – i dedikuar ndaj Zotit, zotëria i aspiratave të larta

Muhamedi – Vula e Lajmëtarëve të Zotit dhe Profetsisë.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *