BYRDETUL MEDIH





Përkëthim i El-Burda Kasidesë

Prej: Ferit Vokopolës

Ish-kryetar i Organizatës Drita Hyjnore dhe ish-anëtar i këshillit të përgjithshëm të Komunitetit Mysliman.

Fillonj me Emrin e të Madhit Zot

Që ësht’ Bekonjës e Mëshirëplotë !..

Kështu me lot’ të përgjakshme

syt’ përse t’u mbuluan?

Dhe të rrjedhin posi çurgu

Fqinjt’ e Selemit tu Kujtuan!.

Nga ajo Ana e shkëlqyer

Se mos fryti ndonjë Erë !

A po shkrepi vetëtima,

Errësirën duke çjerrë !..

Vall’ ç’ u ndodhi syvet t’u?

Kur “ Mjaft!” u thua, më shum’ qajnë,

Zemrës sate që s’shërohet,

Por nga Dashuria, Qajnë!..

A kujton’ Dashnori kurrë

Se Dashuria ngel mbuluar,

Në mes lotve të paprera,

Dhe të zembrës përvëluar!..

Të mos ishte Dashuria,

S’qanje ti, në Shkretëtirë,

Duke kujtuar: (Ban, Alemin),

Fare pa gjum’ je I gdhirë!..

Si mundet ti ta mohosh

Shenjat tua të cënojn,

Sëmundja e Dashurisë,

Lot të syve po dëshmojn!.

Breng’ e zembrës vërtetoj

Në dy vija kur u derdhë

N’ faqet tua Dashurinë,

Si trandafilet :kuq’ e verdhë!.

Po ja se ku !u bë Natë,

Hije të Dashmit tash më zgjoj,

Të gjith’ shijet Dashuria

Me brengime I gatoj!..

O,ti që mua më qorton,

Më digjo njëher’më parë!

Kij mëshir’ për një Dashnor

I goditur dhe I vrarë!..

U kuptua fare mirë

Gjendja time kaloj kufinë

Jo! Nga lajkat, po nga brengat

Ty t’a prisha qetësinë!..

Me kthjelltësi më këshillon

Që të jem në qetësi,

Nga Dashuria s’të digjonj,

Se jan’ shurdhër vesht’e mi!..

Pleqërin un’ akuzova,

Nga këshillat thinjësore,

Por kjo ësht’ tep’r larkë,

Nga akuzat kësodore!..

Kapitulli II

 Me t’vërtet Nefsi i tim

Me mëkate i trazuar

Me friksim të pleqërisë,

Kurr’ këshilla s’ka pranuar

Nefsi i tim Mysafirit

As një gosti s’ika shtruar

N’kryet time aji zbriti

Pa mos qënur i nderuar!.

Sikur ta dinja që unë,

Atë nuk do ta nderonja,

Pshehtësine e tij thinjore

,me ngjyr’ të zez’ do ta mbulonja!.

Kush mëshiron’ vall’ për mua

Që Nefsin tim ta zotëronjë,

T’a kthenj’ në Udhën e mbarë,

Si hamshori ta freronjë!.

Ti, mos kërko me mëkatet

Thyerjen  e Nefsit terrësuar,

Përse gjella i jep fuqi,

Terrësis’ së urëtuar!..

Nefsi është si një foshnje,

Duke e lën’ të lirë rritet,

Me uri të pirjes’sisës…..

Po ja preve !, dh’ aji pritet…

Ndroja udhën Nefsit tënd,

Mos e ler’ që të sundoj,

Se përpara po të vuri,

Të përuli të verboj!..

Kqyre Nefsin, mo e lerë

Në për pun’ rat që jan’ kotë,

Ky Meran n’ e gjen të ëmbël,

preja dhe mos e kullotë!..

Nefsi me shjetë vras’ se,

Sa her’ njerin e gaboj,

Duke mos kuptuar aji,

Me një thelë e helmoj !..

Trëmbur nga dhelpërirat

T’çastit t’ngopjes e t’urisë

Se ka uri më të keqe

Se nga dëm’ i nginjmërisë!

Zbrazi lotët nga dy syt’

Që me mëkate i ke plotë,

Fillo udhën e pendimit,

Ruhu e mos gjurmo kotë!..

Nefsit të keq edhe Djallit,

Që të dyve u kundërshto,

Dhe sikur mik të tregohen,

Akuzoj dhe u largo!..

Mos ju bind hiles këtyre

Qoft’ armiqsisht, o gjyqsisht,

Se ti e dij fare mirë,

Që ata të rrejnë liksht!!

Kërkonj’ Falje un’ prej Zotit,

Q’kundra foljes kam’ vepruar,

Duke qenë krejt’ nji i mangët

Burr’ i Lindjes jam’ treguar!.

Kurse un’ ty të urdhërova,

Të punosh mir’ edhe drejtë,

Të kundërtën vet’ punova

Me këto fjal’ të kam rrejtë!.

As nji ushqim un’ nuk mblodha,

Para vdekjes Oh sa kotë!.

Nuk u fala s’agjërova,

Farzin s’e kalova dotë!.

Kap. III

Lash Synetin e Resulit

Që net’ e zeza i ndriçoj,

S’Ato këmbët e shkëlqyera,

Duke falur i depërtoj!..

Lidhi mezin e tij me brez,

Nën të nji gur e vendoj,

Bark e zorrët i tuliti,

Që urinë ta duroj!..

Mallet e Lart’ të florinjtë

Atë fort’ e dashuruanë,

Po lakmija dobi s’bëri,

Ja u tregoj cilët janë!

E forcojti Mbesimin,

Dhe përbuzi pasurinë,

Se nevoja e ngushtica,

Nuk e mundin pastërtinë!..

Si mundet t’a ftoj nevoja,

Atë njeri në kët’ botë!

Kurse Aji të mos ishte,

S’do të ish’ as bota sotë!..

Muhamedi ësht’ Zotnia,

 Në t’Dy  Jetët Kryepar’

I njerzis’ e i Xhinisë,

I Arabve, Tjerve mbarë!..

Si Profed’ i jon’ Urdhronjës,

Dhe Ndalonjës s’ka Njeri,

Aji ësht’ Besnik i Fjalës,si në (Po)n, e (Jo)n e tij!..

Aji ësht’ nji Mik i Dashur,

Që shpresohet ndihm’ e tij,

Në çdo frik’ mbi gjithë frikat,

Në çdo rrezik që të vijë!..

Aji në Rrug’ të Perëndisë,

Ftojti Botën në çdo ças,

Shpëtimin vërtet e gjetën,

Gjith’ ata që i ven pasë!..

I kaloj Profed’ e tjerë,

Në Kries e Mirveti,

Se ata nuk iu afruanë,

Në mirsi, e Dituri!..

Gjith’ ata nga Pejgamber,

Lypin ndihm’ e mirësi,

Nji gruzhd uj’ janë, Aji: Deti,

Ato pika: Aji shi!..

Edhe shënjtët para Tija,

Rrin’ në varg’ e me nderim,

Qysh’ nda pik’ e Diturisë,

Deri në Fjal’ e kuptim!..

Ky ësht’ Aji q’u plotësuan,

N’Atë, kuptim e fytyra,

Që Krijues’ I njerzisë,

Mik I than ë çdo mënyra!..

Asht’ I Pastër, e pa Shok,

Me cilsira krejt të shquara,

Si xhevahir Bukurie,

Që nuk pranon kurr të ndara!..

Siç I quajn’ krishterët Krishtin,

Vetëm Zot ti mos e quaj,

Por të tjerat lavdërime,

Sa të duash, për Të I thuaj!..

Për Atë ti mos kurse,

Çdo lëvdat ose nderim,

Madhëris së Tij ofroja,

Çdo merit e Lartësim!..

Virtutet e Resulullahut,

Nuk kan’ kufi as mbarim,

Folësi ngel i habitur,

Goja s’mundet të jap shpjegim!..

Sikur Versetet t’i shëmblenin,

Madhëris’ që kishte Vetë,

Emri i Tij do t’I ngjallte ,

Edhe rreshtat e shkrirë në Dhetë!..

Aji neve s’na provojti,

Me ato që mendja s’merrë,

Se na deshte përsëtepri,

Dhe ne e deshëm menjëherë !..

Gjith’ botën e habiti,

Me kuptimin që s’vun’ në vij,

Afër lark, kudo që janë,

T’mangët ndodhen para Tij!..

Porsi Djelli përsëlargu,

Si i vogël iu ngjan syvet,

Për së afri drejt’ për drejt,

I shkëlqen edhe i vretë!..

S’e kuptojti Bota dotë,

U habit me Profedin,

Dhe në ëndër u ngushllua,

 Kush e pa Muhamedin!..

Arrin që ta quaj Atë,

M’e larta Shkall’ e Diturisë,

Më të Mirin në Kriesë,

Të dashmin e Perëndisë!..

Mbrekullit që prun’ me vehte,

Gjith’ Profidat e Uruar,

Me Dritën e Muhamedit,

Që të gjitha jan’ bashkuar!..

Se ky ësht’ Djell’ I virtutit,

Të tjerët Yjt’ e këtij janë,

Vetëm Botës në errësirë,

Dritën e tyre ia dhanë!..

Sa e nderojti Nebin Zoti,

Dh’e ndriçoj me mirvetij ,

I mbuluar me Bukurinë,

I nënqesh fytyrë e Tij!..

N’Urtësi ësht’ si lulja,

Porsi Hëna në nderim,

Në begati posi Deti,

Në dhurat si Ruzëllim !..

Madhështore : Hij’ e Tija,

Dhe kur ndoshesh i vetmuar,

Kujtonje se je n’Ushtri,

Me Atë duke takuar !..

Dhëmbët : inxhia e pshehtë,

Në Sadefin e pa thyer,

Jan’ nga metal’ I Logjikës,

Gojës së Tij së shkëlqyer!..

S’ka Arom’ si I Dheut,

Ku Eshtrat e’ Tija rrinë,

Sa lumtëri pë rata,

Që ta marrin këtë vinë !..

Fund’ i III kaptinave

Në fund të këndimit të ç’do katroreje do të këndohet po me atë melodië katrorja që po shënojmë këtu më poshtë:

O, Perëndi Lavdi Tënd,

Dhe sigurimi Përjetë,

Mbi Mikun e Ytë qoftë,

Më të Mirin  në t’dy jetë!…

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *