Eduart Shefkiu

Doktrina esharite për të kuptuar dhe shpjeguar monoteizmin e ka sqaruar atë  duke e cilësuar si monoteizmi i Qenies absolute, monoteizmi i cilësive të Tij dhe monoteizmi i veprimeve.

Ndërsa Ibn Tejmije, monoteizmin e ka ndarë në tri pjesë. 1. Monoteizmi i Hyjnisë (teuhid errububije). 2.Monoteizmi I dedikimit te adhurimit (teuhid eluluhije). 3 Monoteizmi i emrave dhe i cilësive të Allahut.

Le të sjellim fillimisht ndarjen që doktrina esharite i bën monoteizmin dhe se si duhet konceptuar ai. Më pas do të trajtojmë problematikën që shkakton ndarja në tri pjesë, siç i ka bërë Ibn Tejmija monoteizmit.

Për të shpjeguar dhe komentuar monoteizmin, doktrina esharite e ka renditur atë si më poshtë; monoteizmi i qenies së Allahut, monoteizmin i cilesive të Allahut dhe monoteizmi i veprimit të Allahut. Mbi këtë bazë Kemal Ibn Ebi Sherif  ka sqaruar duke thënë: “monoteizmi është unifikimi i qenies së Allahut në një të vetëm dhe pa ortak duke i atribuar  Atij në përjetësi, qenien e Tij absolute, cilësitë dhe veprimet e Tij, të gjitha këto tre kategori janë pjesë e pandarë dhe përbërëse e qënies së Tij absolute”. Pra shkurtimisht, mund të konkludojmë se mendimi esharit mbi të perceptuarit të qenies absolute të Allahut është; monoteizm është të besosh joortakërinë ose rivalitetin e askujt ndaj qenies supreme, absolute të Allahut. Ky është  përkufizmi i Sad Edin Teftazanit në “Sherh Elmekasid”.

Pra, monoteizm është të besosh jopartneritetin ose rivalitetin e askujt ndaj qenies supreme, absolute të Allahut. Ky është kuptimi që kanë përvetësuar të gjithë muslimanët që do të thotë se Allahu është Ai që drejton botën, krijuesi i gjallesave, formuesi i tyre, meritonjësi i adhurimit si dhe të qenit se ekziston prej vetvetiu. Këto sqarime për qenien e Tij supreme cilësohen si specifike të Tij. Për këtë shkak, mohimi i partneritetit ndaj qënies së Allahut që deklarojnë muslimanët është e vërtetueshme llogjikisht dhe fetarisht. Në pikpamjen fetare argumentohet sipas versetit Kuranor “..dhe nuk u urdhëruan, por vetëm të adhuronin Zotin një të vetëm, nuk ka të adhuruar vetëm se Ai. I madhëruar dhe pa të meta është Ai ndaj të cilit ata bashkangjisin ortakëri”.

Thotë Ibn El Humam në librin e tij “Elmusajereh“: “ ndërkohë që faktuam njëshmërinë e Tij si Hyjni atëherë kuptuam se çdo akcident i adresohet Atij”.

Ka thënë Ibn Ebi Sherif në komentin e tij; hyjnitet është cilësimi me atribute nëpërmjet të cilave Allahu meriton të jetë i adhuruar. Atributet e Tij janë që e bëjnë Qenien e Tij të njësuar, pa ortakëri në asgjë të veçantë. Të veçantat ose aktet specifike të Qënies së Tij janë krijimi nga hiçi, drejtimi i botërave dhe vetëmjaftueshmëria.

Përsëri autori citon e thotë; “kupto se njëshmëri do të thotë pamundësi në ndarje, ose me kuptimin pamundesi në ngjashmëri. Pra, qenia e Tij absolute Allahu është Një sipas këtyre dy përcaktimeve; 1. I lartëmadhëruar ndaj cilësimit duke e përshkruar me sasi, duke e përshkruar si diçka të instaluar ose montuar prej  pjesësh të ndara në madhësi dhe kufi. 2. Pamundësia për të qenë Qenia e Tij absolute përngjasuese e diçkaje tjetër.

Po në të njëjtën reference do t’iu përcjellim kuptimin e kufrit, ndarjen dhe shkaqet e tij. Parimi i parë për të kuptuar monoteizmin është informacioni për ekzistencën e Tij. Ky informacion na përcillet nga Kurani famëlartë, i cili na drejton për të kuptuar ekzistencën e Tij. Allahu ka thënë në Kuranin famëlartë; “në krijimin e qiejve e të tokës  dhe në ndryshimin e natës e të ditës, anijen që lundron në det në dobi të njerëzve, shiun që Zoti ka bërë të bjerë nga qielli duke dhënë jetë tokës së vdekur ku ka përhapur lloj lloj gjallesash, në qarkulimin e erërave dhe në renë e varur mes qiellit e tokës, ka dëshmi për njerëzit që kuptojnë”. Në një tjetër verset kuranor Allahu thotë; “ ju e krijuat apo ne e krijojmë” – Kuran Kerim; “ Ju e rrisni apo Ne rrisim” – “Ju e zbritët nga retë apo Ne bëjmë të zbresë?” – “E vini re zjarrin që ndizni?  Ju e krijuat lëndën e tij apo Ne krijojmë“? Nëpërmjet këtij arsyetimi llogjik dhe duke soditur gjërat e përmendura më siper si; toka, qiejt, kafshët, gjallesat e çdo gjë tjetër që është përmednuar na detyron të besojmë e të gjykojmë se e gjithë kjo gjithësi ka një krijues, rregullator,  i cili bëri të mundur bërjen nga asgjëja të gjithë krijesave.  Sipas kësaj llogjike kuranore beson çdo individ vetëm ata që i thanë si krijimi është rastësi kohore. Por mohuan, pra bënë kufër këto attribute të Allahut duke i bërë Zotit partner.

Çfarë është shirku ose t’i bashkangjitësh partneritet Allahut duke mos i atribuar Atij disa gjëra të cilat janë specifike për Atë. Ose të mohosh ringjallje në botën tjeter dhe ringjalljen e të vdekurve. Ose ata që bënë shirk duke adhuruar zjarrin, çfarë do të thotë se konsideruan zjarrin Zot dhe i atribuan zjarrit krijimin e tyre. Ashtu sikundër ndodh me ata që adhurojnë ikonat ose statujat, pra duke atribuar atyre hyjnitet dhe atribute krijimi ose rregullimi të gjithësisë.  Ose Sabiinët që adhuronin yjet. Ata i atribuonin yjeve atribute te cilat i takojnë Zotit. Ashtu sikunder mund të kuptohet që krijimin e krijesave e kanë bërë statujat apo idhujt e ndryshëm që ishujtarët i dedikon adhurimin e tyre. Për këtë situatë Allahu na njofton dhe thotë: “por ne themi se të kanë zënë zotat tanë me të keq

Pra të gjithë njohën dhe pranuan se Allahu është krijuesi i tyre dhe se Allahu është Zoti I tyre. Allahu thotë: “Në i pyet: “kush e krijoi qiejt dhe tokën?” – do të thonë: “Zoti”. Pra dakortësia që është përmedur në Kuran ishte prezente në subkoshiencën e tyre, qysh prej fillimit të krijimit. Allahu thotë në Kuran: “Drejtoje fytyrën nga feja e vërtetë,  natyra në të cilën Zoti krijoi njerëzit. Nuk ka zëvendësim në krijimin e Zotit. Kjo është feja e drejtë, por të shumtët e njerëzve nuk dinë.”

Kjo dakortësi për njohjen e Allahut ka ekzistuar në natyrën njerëzore, ajo ka qenë e dëgjuar prej Profeteve, pra thirrjen qysh në krijim për njohjen e unitetit hyjnor. Kuptimi është që natyra njerëzore e ka të instaluar njohjen e Zotit dhe mosortakërinë e Allahut në krijim, administrimin e botës, vetitë krijuese të Allahut. Këtë e argumentojmë me fjalinë e shehadetit: “dëshmoj se nuk ka Zot, përveç Allahut” pra duke mohuar se krijesat mundet të kenë aftësi krijuese. Ashtu sikundër e përmendem më sipër që ky besim është intaluar në zemrën e çdo njeriu. Në natyrën e njeriut gjëndet dëshmia se Zoti është krijuesi i gjithçkaje. Këtu përfundon fjala e autorit. Kjo është trajtesa që i bëjnë esharinjt Unitetit Hyjnor. Pra duke besuar unitetin hyjnor të Vetes Imanente, cilësitë e Tij dhe veprimet e Tij. Pra duke besuar që nuk ka qënie siç është vetja imanente, nuk ka cilësi siç janë cilësitë e Allahut, Ai është i vetëm në krijimin e sendeve, ekzistencën e tyre. Ose një botëkuptim tjetër eshari: Uniteti Hyjnor është: të mos i bashkëngjitesh ortakëri në hyjnitet e as në cilësitë dhe specifikat e Tij. Hyjnitet është cilësimi me cilësi  prej të cilave kuptohet se Allahu është meritonjës që të jetë i adhuruar ose Zot. Cilesitë ose atributet që përmendëm më sipër janë atribute vetore siç është; krijimi i gjallesave, rregullatori i botërave, meritonjësi për tu adhuruar, autorësia e Tij për të zbritur fe dhe për të vendosur rregulla, vetmjaftueshmëria. Në raste të tjera këtë përkufizmi të Unitetit Hyjnor e cilësojnë edhe si deklaratë për të mohuar përngjasimin që mund t’i bëhet Allahut me krijesat e Tij. Pra, të besojmë se Atij nuk i përngjason askush, as në Veten Imanente, as në atributet e Tij dhe as në veprimet e Tij. Allahu thotë në Kuran; “Nuk ka të përngjasuar në asgjë, Ai është dëgjuesi dhe shikuesi”. Përkufizimi i Teuhidit “Unitetit Hyjnor” është përmbledhja me të cilën janë dërguar Profetet që ta përhapin apo ta reklamojnë. E kundërta e saj është shirku ose ortakëria. Dhe ajo është bashkangjitja e ortakërisë së Vetes Imanente, bashkangjitja e ortakërisë në atributet e Tij dhe ortakëri në veprimet e Tij. Ose më qartë; t’i bashkangjitësh ortakëri Qenies supreme ose Vetes Imanente në çdo specifikë e cila i përket vetem Atij. Një përkufizmi tjetër është; besimi duke mos përgjasuar Veten Imanente, cilësitë e Tij dhe veprimet e Tij me asgjë. Ose ashtu sikundër e përkufizojnë disa; që Uniteti Hyjnor është të mohosh ndarjen konceptuale të Qënies së Tij supreme në sasi, si diçka të instaluar prej pjesësh, të limituar ose në madhësi. Këto përkufizime të Unitetit Hyjnor i gjejmë të sqaruar në të shumtën e librave të dijetarëve Eshari ose Maturidi.

Ndërsa tani do diskutojmë për ndarjen që ka bërë Ibn Tejmija Unitetit Hyjnor duke e ndarë në tri pjesë; Teuhid Erububije ‘Uniteti Hyjnor”, teuhid el uluhije “uniteti hyjnor, si meritonjës për tu adhururar” dhe teuhid esma ue sifat “Uniteti i emrave dhe atributeve hyjnore”.

Përpara se të shtjellojmë ndarjen e Unitetit Hyjnor në tri pjese duhet të përkufizjmë etimologjikisht shprehjet dhe perkufizimet të cilat na vijnë në gjuhën arabe. Errububije është vendosur për të shprehur atributet me të cilat vetcilësohet Zoti ynë krijues nëpërmjet të cilave nënkuptojmë Thelbin  e Tij Zot.

Shprehja Errububije, është marrë nga fjala Rab, që  në gjuhën arabë do të thotë kujdestar. Një kuptim tjetër vjen edhe në formën e zotërisë ose udheheqësit ose atij i cili të ofron mirësi.

Duke qenë se fjala Rab do të thotë kujdestar, zotërues i dickaja ose ai që dhuron mirësi, atëherë nëpërmjet këtij kuptimi që vjen ne gjuhën arabe, Allahu i madhëruar është cilësuar në Kuranin famëlartë “Rabul Alemin” pra Kujdestari, Zotëruesi  i gjithçkaje. Pra, që nënkupton se rrububije është cilësimi i të gjitha cilësive përmbledhëse të Allahut, që nënkuptojnë dhe kanë lidhje dhe ndikim në krijesat. Emri Rab është tregues i të gjitha atributeve hyjnore.

Shprehja Uluhije, hyjnizim ose perëndi. Hyjnizoj diçka, adhuroj, thur lavde, ngre lart. Uluhije mer kuptimin e adhurimit, adhurues.  Pra “Ilah” do të thotë Hyjni i cili adhurohet, me të drejtë ose pa të drejtë.  Nëpërmjet këtij përkufizimi kuptojmë se uluhije është adhurim.  Kuptimi më i drejtë vjen nga fjala e shehadetit. “La ilahe ila Allah” që nënkupton se nuk ka të adhuruar me të drejte përveç Allahut të cilit i atribuojmë cilësitë nëpërmjet të cilave Ai është meritonjës që të jetë i adhuruar ose i hyjnizuar. Cilësitë me të cilat janë ekskluzive për Atë janë; krijimi, rregullimi ose administrim, kujdestaria, vetëmjaftueshmëria, nevojtaria e çdo gjallese për Atë, i vetëm në vendosjen e rregullave ose dispozitave, pra që nënkupton se i gjithe adhurimi i dedikohet Atij si i hyjnizuar nëpërmjet besimit në këto atribute të Tij.

Sikurse sqaruam me sipër, rezulton se “teuhid uluhije” nënkupton dedikimin e Zotit me adhurim dhe kjo është dege e cila renditet vetvetiu prej “Teuhid erububije” dhe është pjesë e pandarë e kuptimit që marim nga kjo e fundit.  Sepse njerëzit adhuronin atë që besonin rububijen, pra kujdestarinë ose zotërimin e diçkaje madhështore, që në rastin e tyre ishte Hyjniteti i Allahut. Ndërsa një pjese tjetër njerëzish besonin rububijen e kufizuar dhe të minimizuar e cila u përftonte nga Hyji i madh. Kategoria e dytë është ajo kategori e cila besonte në Hyjin e tyre të gjithë format dhe cilësitë që mund të kishte Zoti. Shumica e tyre adhuronin idhujt e tyre si hyjni duke u nisur nga e drejta që Allahu i kishte autorizuar këto idhuj adhurimor të drejtën e administrimit, kujdestarise etj. Pra me një kuptim tjetër, sikur Allahu I kishte dhënë të drejte Hyjnizimi të vogël, të kufizuar e nëpërmjet kësaj idhujt merituan të hyjnizohen ose adhurohen. Pra që njerëzit besuan tek këta hyjni ose idhuj të drejtën që të quheshin hyjni ‘rrububije” dhe të drejtën tu adhuronin “uluhijen”, pra besuan në total hyjnizim të statujave.

Njerëzit janë kategori të ndryshme në raport me besimin e treguar ndaj statujave dhe adhurimit të tyre:

Kategoria e pare: është përmendur ne Kuran ku Allahu thotë: “ për Allahun është përkushtimi i gjithë fesë ndrërsa ata që konsideruan statujat idhuj të cilat na afrojnë për tek Zoti, Allahu gjykon ndërmjt tyre në konvergjencat e tyre….” Kategoria e pare tregon që idhujtarët besonin në Allah. Ata nuk besonin se adhurimet e idhujve ishte ortakëri në krijim, në administrimin dhe furnizimin e botës, në përcaktimin e seksit të foshnjes etj.  Por ata besonin se Allahu i kishte lënë ndërmjetës ndërmjet njerëzve dhe Tij. Dhe se nuk mund të arrihet afrimi tek Zoti vetëm se nëpërmjet këtyre idhujve.

Ketegoria e dytë: ashtu sikundër i ka përmendur Allahu në Kuran : “sa të padrejtë janë ata që shpifin rrenë me argumentët e Zotit. Allahu nuk i jep sukses të padrejtëve. Adhurojnë pos Allahut statuja që nuk bëjnë as dobi as dëm. E thonë; “këta janë ndërmjetësuesit tanë tek Allahu”. Thuaj, e ju e njoftoni Allahun për ata që  nuk dinë çfar ka në qiej dhe në toke. I madhëruar qoftë Ai ndaj të cilit ata I bashkangjisin ortak”.

Kjo kategori idhujtarësh, ishin nga ata që nuk adhuronin idhujt e tyre për shkak dobie në jetën e kësaj bote, as dhe për t’i bërë dëm dikujt. Por, i adhuronin ato statuja duke qene të vetedijshëm se këto statuja posedonin shefat, ndërmjetësim tek Allahu, edhe pse këta nuk kishin leje nga Allahu për një gjë të tillë. Ose besonin se Allahu i kishte autorizuar për veprime të caktuara, dhe këto veprime të caktuara përfaqësonin “shefatin’ ndërmjetësimin. Këta e përdornin ndërmjetësimin sipas dëshirës së tyre, jo ashtu sikundër donte Allahu.

Allahu ka treguar për këtë kuptim në një tjetër verset Kuranor “a po marrin ndërmjetës në vënd të Zotit? Thuaj: edhe pse nuk zotërojnë gjë që s’kuptojnë? Thuaj: Zotit i përket plotësisht ndërmjetësimi. Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës dhe ktheheni te Ai.” Nëpermjet këtij pasazhi kuranor Allahu i kthen përgjigje në dy pikëpamje: ata nuk posedojnë asgjë, as ndërmjetësim e asgjë tjetër. Dhe kjo është si kundërpërgjigje ndaj asaj kategorie që pretendonin se posedonin ndërmjetësim tek Allahu pa lejen e Tij.  Ndërsa kundërshtimi i dytë është se ndërmjetësimi i gjithi i përket Allahut. E çdo ndërmjetësues që bën ndërmjetësim e bën me lejen e Tij.

Idhujtarët e kësaj kategorie, besonin se hyjnitë e tyre kishin në pronësi ndërmjetësimin dhe veprimin me të, gjithmonë sipas asaj që ata besonin, jo sikundër ashtu sic dëshiron Allahu. Por ata i adhuron idhujt për shkak se idhujt duhet të merren me të mire, dhe për të përfituar mëshirën e tyre, qe këta të fundit të arrinin të bënin ndërmjetësim tek Allahu.

Kategoria e tretë e idhujtarëve; ishin ata që beson tek autoriteti i idhujve se ato kishin në dorë, bërjen mirë dhe dobinë. Dhe se idhujt sillnin mirësitë dhe largonin fatkeqësitë,  idhujt ishin ata që bënin të mundur ngadhënjimin ndaj armiqëve. Ata besonin se Allahu i kishte autorizuar për këtë hyjnizim, ashtu sikundër mbreti autorizon ministrat e tij në detyra të caktuara. Kjo kategori besonte këtë formë hyjnizimi dhe për këtë shkak arabët i dedikonin adhurimin idhujve të tyre.

Allahu ka folur në Kuranin Kerim: “Marrin veç Zotit, zota që t’i ndihmojnë. Nuk i kanë për ndihmë ndërsa ata truprojë u rrinë”. Allahu përsëri na thotë: “Marrin në vënd të Zotit, zota, të jënë për ta nder e fuqi. Por jo,! Do tua mohojnë adhurimin dhe janë me ta në opozitë”. Pra idhujtarët kryenin adhurimin ndaj idhujve për arsyen se mendonin se do të shpërbleheshin duke u ngritur ne pozitë shoqërore dhe duke bërë të mundur triumfin ndaj armikut.  Të tre kategoritë që cituam më sipër ishin prezente në periudhën e injorancës para se islami të përhapej.

Ketagoria e katërt e idhujtarëve arabë qëndron në të drejtën që I jepnin idhujve ose individëve të caktuar  për të patur të drejtën për të vendosur fe ose rregullla fetare. Allahu në Kuran na thotë: “Marrin në vend të Zotit, rabijtë dhe murgjit për zota”. Allahu na thotë në një tjeter ajet: “ të mos marim në vënd të Zotit njëri-tjetrin për zota”. Pra që nënkupton se ata i konsideronin rabinët dhe murgjit fevënësit dhe rregullvënësit. Këto dy cilësi janë atribute të Allahut. Ai zbret fe dhe rregulla fetare. Pra në këtë mënyrë ata besonin, në vënd të Zotit, se murgjit dhe rabinët janë fevënësit. Duke u nisur nga kjo mendësi ata adhuronin murgjit dhe rabinët sepse besonin se ata ishin që kishin bërë fenë dhe rregullat e saj. I konsideronin hyjni.

 Kategoria e pestë:  janë ata që besonin se bashkë me Allahun ata ishin ortakë në rregullimin dhe administrimin e botës. Sipas kësaj pikëpamje dallohen nënndarje të tjera sikurse e dimë një kategori e cila besonte trinitetitn ose më shumë në numër. Këta idhujtarë besonin se zotat e tyre ishin ortak në rregullimin e botës. Ka prej tyre që këtë ndarjen e trupëzojnë. Ose besojnë se hyjnitë trupëzohen dhe shfaqen në formën e njeriut.

Këto pesë kategori që cituam më sipër janë ato që adhuronin idhujt të bindur në atë që bënin. Ata idhujt i hyjnizonin bazuar në besimin e tyre duke i atribuar hyjnizim të kufizuar të marrrë nga Allahu I madhëruar ashtu sikunder ishin katër kategoritë e mesipërme. Shumica e arabëve qëndronin në katër kategoritë e para. Ose në raste të vecanta besonin hyjnizim total sikurse ishte rasti i pestë.

Kategoria e gjashtë: janë ata të cilët nuk besonin me bindje në adhurimet që kryeni kundrejt idhujve të tyre. Por këtë veprim hyjnizmi të idhujve e bënin thjeshtë për interes shoqëror dhe për unifikim kombëtar. Sepse hyjnizimin që i bënin idhujve dhe shenjtërimi shërbente si urë lidhëse e unifikimit kombëtar, solidarizmit ndrëmjet tyre, etj Ashtu siç tha Ibrahimi as: “ju keni marë, në vënd të Zotit, idhuj, si dashuri me tan ë jetën e kësaj bote, pastaj Ditën e Ringjalljes, mohoni dhe mallkoni njëri-tjetri. Streha juaj është zjarri dhe nuk ka për ju ndihmëtarë

Nëpërmjet kësaj që pasqyruam na shfaqet besimi I idhujtarëve. Ata besonin dhe adhuronin, në vënd të Zotit, zota të ndryshëm duke besuar se ata posedonin hyjnizim. Pra ata i hyjnizonin idhujt e tyre e më pas i adhuronin. 

Referuar asaj që sqaruam del ne pah gabimi se arabët e periudhës së injorancës besonin në Zot pra në Unitetin e Hyjnizmit (teuhid e rrububije) sipas ndarjes së Ibn Tejmijes. Referuar këtij koncepti ata i adhuronin bashkë me Allahun.

Në atë që sollëm më sipër si argumente nga Kurani Famëlartë, sqarojmë se shumica e arabëve besonin në adhurimin e tyre drejtuar Allahut ortakëri të idhujve në disa atribute dhe jo në të gjitha. Për këtë arsye kërkonin prej ortakëve mëshirë, triumf dhe pasuri dhe shume kerkesa të tjera njerëzore. Ata i adhuronin idhujt e tyre me pretendimin se do të realizonin të mira material të cilat në fakt, i bën vetëm Zoti dhe se ai është që ka gjithçka në dorë dhe se ai është i mundur për çdo gjë.

Duke qene se hyjnizimi që i dedikonin direçt idhujve ishte real në besimin e tyre, atëhere del si rrezultat llogjik se Hyjnizimi si concept i takon vetëm Allahut të vetmit dhe pa ortak. Për shkak të ketij realiteti, metoda  kuranore është e mbushur me shembuj që të rikujtojne Unitetin Hyjnor të vetëm pa ortak. Mbi këtë bazë mbështet edhe idea e Unitetit Hyjnor pa ortak dhe i vetëm. Dy nivelet e ndarjes së Unitetit Hyjnorë sipas Ibn Tejmijes në realitet janë të njëjtë dhe nuk kanë asnje funksion shpjegues dhe dallues historik e faktik.

Shembuj kuranor se rububuije, hyjnizimi dhe ilahije dedikuese të adhurimit gjithmonë sipas Ibn Tejmijes sipas koncepteve dhe shpjegimeve kuranore janë të njëjtë dhe nuk kanë asnjë dallim. Rububije dhe uluhije nënkuptojne hyjnizim dhe nuk kanë dallim kuptimor, përveç fjalës e cila është ndryshe. Allahu thotë në Kuran;”O ju njerëz, adhuroni Zotin tuaj “rabekum” i cili ju krijoi ju dhe ata para jush”.

Allahu thote:  “a të marr zota në vënd të Tij që, nëse Bamirësi-Rahman ma do të keqen nuk do të më bënte dobi ndërhyrja e tyre, as më shpëtojnë? Do të isha, pra, në gabim të hapur. Unë besoj Zotin tuaj, më dëgjoni!”

Allahu thotë: “ Zoti i qiejve dhe i tokës e gjithçkaje mes tyre. Pra adhurojeni Atë! Dhe qëndro i vendosur në adhurimin e Tij. Mos i di Atij të barabartë?

Si rezultat kemi se pasojat qe sjelle ndarja e teuhidit te konkluduar tek Ibn Tejmije jane teper te paqarta dhe me nje rrisk te larte i cili behet shkak per rilindjen e koncepteve të tekfirizmit te një pjesë e muslimaneve, të cilet aplikojne dhe mendojne se teuesuli drejtuar figures se Profetit a.s në këtë jetë është i barazvlefshëm me të njëjtën llogjikë perceptimi që kishin arabët për hyjnitetin e statujave dhe për cilesitë e Vehtes Hyjnore.

  *Titulli origjinal: “Dallimi i kuptimit të monoteizmit ‘Unitetit Hyjnor’ dhe ndarja e saj ndërmjet doktrinës esharite dhe Ibn Tejmijes”

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *