Ka thënë shejh Ibn Tejmije r.f: “lidhur me gjysmën e natës së muajit Shaban sigurisht që janë trasmetuar hadithe të shumta dhe thenie rreth mirësisë së saj. Është transmetuar se një pjese e konsideruar e selefit janë parë të falen në këtë natë. Namazi i dikujt në vetmi të plotë është akt i vepruar nga selefet. Për këtë akt adhurimor ekziston argumenti. Përsa më sipër askujt nuk i lind e drejta ta kundërshtoje.

Lidhur me namazin me xhemat në këtë natë, për këtë mund të themi se duhet të kemi parasysh parimin universal rreth grumbullimit për vepra të mira dhe ibadete. Këtë e pasqyrojme në dy lloje:

E para:  synet i forte (i përsëritur), vaxhip ose mustehab (i rekomanduar). Përshembull, namazet e pesë kohëve, xhumaja, dy bajramet, namazi i eklipsit, namazi kërkimit të shiut, namazi teravive. Keto janë synete të forta dhe të përsëritura. Për këto që thamë është me shumë rëndësi t’i aplikojmë pa mëdyshje.

E dyta: ato që nuk janë synete të forta si; grumbullimi për namaz suplementar, si fjala vjen namazi i natës, leximi i Kuranit, kujtimi i Allahut ose lutje. Nëse besimtarët nuk i konsiderojnë si të mirëqena synete të vazhdueshme (të forta) nuk ka ndonjë problem. Sepse Profeti a.s ka falur namaz suplementar me xhemat ndonjëherë dhe nuk e ka përsëritur shpesh. Shoket e Profetit a.s kur  bashkoheshin komandonin një person për të kënduar Kuran dhe të tjerët ishin degjues. Umeri r.a i thoshte Ebu Muses r.a: “na e kujto Zotin – ai këndonte (Kuran) dhe të tjerët degjonin”. Është transmetuar se Profeti a.s doli në drejtim të Sufes (qoshk pranë xhamisë së Profetit a.s)  – aty ishte një besimtar që këndonte dhe Profeti a.s u ul pranë tyre – është transmetuar rreth engjëjve që shëtisin rrugëve të qyteteve për të gjetur kuvende dhikri. Hadithi është i njohur.

Shejh Muhamed Alawi El Maliki El Haseni r.f

Një grup njerëzish nëse do të mblidheshin disa netë për të falur namaz suplementar – pa e konsideruar këtë akt si synet të fortë që i ngjan namazit synet të fortë – ky veprim nuk është i qortueshëm. Por nëse do të konsiderohej zakon që përsëritej gjate çdo periudhë kohë – atëhere ky është një akt i qortueshëm (mekruh). Sepse nëpërmjet këtij akti, le të kuptohet se rregulli fetar (sheriati) është në tentativë për t’u ndryshuar. Sikurse mund të kemi përngjasimin e një akti jolegjitim me një akt fetar legjitim. Pra nëse do të ishte konform do të ishte dhe mundesia që të krijonim një namaz të ri sikurse është namazi i duhase. Apo ndonje namaz tjetër ndermjet ylesë dhe ikindis ose namaz teravije në muajin Shaban ose krijimi i një ezani gjatë namazit të bajramit ose peligrinazh në xhaminë Aksa. Përsa me sipër, e gjitha do të konsiderohej si ndryshim i fese së Zotit ose zëvendësim. Këto fjalë janë dhe për natën e mevludit dhe netë të tjera.

Ndërkohë që bidati i qortueshëm është ai akt që nuk është mustehab (i kërkuar fetarisht) – pra të ligjësohet diçka fetarish ndërkohë që Allahu nuk e ka lejuar. T’i japësh cilësim fetar diçkaje me qëllim për ta quajtur fe apo afrim për tek Allahu pa u ligjësuar nga Allahu, ai njeri konsiderohet i humbur dhe rismëtar. Këtë akt ka patur për qëllim Profeti a.s teksa thote: “çdo risi është humbje” – risija është e kunderta e ligjit (rregullit) fetar. Rregulli fetar është urdheri i ardhur nga Allahu ose Profeti a.s, urdhër në formë detyrimi ose në formë rekomandimi – edhe nëse nuk është kryer në kohën profetike, sikurse është grumbullimi për të fale namaz teravi duke caktuar një imam ose grumbullimin e Kuranit famëlartë në një botim ose luftimin e felënësve dhe havarixheve etj. Ajo që nuk është e ligjësuar nga Allahu dhe Profeti a.s konsiderohet risi dhe humbje sikurse mundet të jetë përcaktimi i një vendi ose periudhe me qellim grumbullimin dhe kryerjen e një adhurimi sikurse ka veçuar ligjvënesi (Allahu) pesë kohët e namazeve, ditët e xhumase, bajrameve, Mekën dhe rrethinat e saj, tre xhamitë e shenjta dhe çdo xhami tjetër në të cilën kryhen adhurime të ligjshme fetarisht.

Për sa komentuam është i qartë bashkimi i argumentit fetar lidhur me grumbullimin. Konkluzioni është se bidati është e kundërta e sheriatit. Pra akti që nuk ka legjitimitet fetar. Ndërkaq nëse vërejme diçka që është e bazuar në tekst fetar ose konsensus (ixhma/miratim publik) që x akt e deshiron Allahu dhe Profeti a.s atëherë përjashtohet mundesia që ta konsiderojme risi (bidat). Unë e kam ezauruar imtësisht në komentin e parimeve të larta.

El Fetava 23/132

Shejh Ibn Tejmije

Marrë nga libri “Çfarë kemi në muajin Shaban” i Muhadithit të Mekës Shejh Muhamed Alawi El Maliki El Haseni r.f

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *