letra e hapur e mendimtarëve epërorë myslimanë drejtuar kishave të
krishtera, është bërë iniciativa udhëheqëse në dialogun ndëfetar midis të
krishterëve dhe myslimanëve. Letra kumton se, në interes të paqës në botë,
myslimanët dhe të krishterët duhet të bashkohen në dy principe të përbashkëta
: dashuria për Zotin dhe dashuria për fqinjin. Letra merr formën e një meditimi
teologjik rreth këtyre temave, sikurse ato shfaqen në Bibël dhe Kur an.
Rritja e radikalizmit islamik ka nxitur shumë të krishterë të kërkojnë të njihen
me mendimin e rrymës kryesore myslimane për Krishtërimin dhe Perëndimin,
dhe letra synon t’i përgjigjet kësaj pyetje në një mënyrë autentike fetare. Por
ajo i drejtohet gjithashtu edhe mylimanëve të cilët, pas pushtimit të Irakut dhe
rritjes të së dhjathtës së krishterë në Amerikë, i druhen nganjëherë qëllimeve të
botës së krishterë ndaj myslimanëve dhe Islamit.
Ky libër e boton të plotë tekstin e Fjalës së Njëjtë, ndjekur nga dy shkrime të
hartuara fill pas saj prej profesorit David Burell (i krishterë), dhe shehut Abdel
Hakim Murad Winter (mysliman). Botimi paraqet një burim të përsosur për
shumë bashkësi kishash dhe xhamish, që e përdorin Fjalën e Njëjtë për të shtuar
mirëkuptimin dhe për të ndërtuar ura dashurie dhe respekti me fqinjët e tyre
fetarë.
Libri botohet nën kujdesin editorial të Dr. Lejla Demirit, dijetare nga Gostivari i
Republikës së Maqedonisë. Dr. Lejla Demiri i kreu studimet pasuniversitare të nivelit
Master of Arts në Universitetin Gregorian në Romë. Titullin shkencor Doctor of
Philosophy e mbrojti në Universitetin Cambridge. Më së fundmi, ajo është duke ushtruar
punën e saj kërkimore si Research Fellow në Wissenschaftskolleg në Berlin për marrëdhëniet
myslimane – të krishtera gjatë Mesjetës.
ISBN 978 1 902350 07 3
Një Burim për Famullitë dhe Xhamitë
Erasmus
Të Jesh Mysliman Evropian adreson disa nga
çështjet themelore që janë rjedhim i prezencës
disa-miljonëshe të myslimanëve në Evropë në
kohën tonë. Bazuar në një studim të thellë të
burimeve islame, ky libër kërkon t’u përgjigjet
pyetje bazike në lidhje me integrimin social,
politik, kulturor dhe legal. Ky studim tregon se
është e mundur të jetosh si mysliman praktikant
teksa jeton me të tjerët në shtetet kombëtare
multi-kulturore dhe pluraliste të Evropës.
Ky është një libër pionier në fushën me leksik dhe gramatikë intelektuale pak të lëvruar si ajo e literaturës teologjike në shqipe. Përkundër botimeve që mbeten të aksesueshme vetëm nga besimtarë të traditave fetare dhe studiues të specializuar, ky libër është i hapur për besimtarin mysliman, kërkuesin spiritual si dhe për lexuesin jashtë traditës fetare. Autori tregon zotërim të literaturës tradicionale të Islamit ashtu si dhe njohje të mirë të zërave të studiuesve modernë dhe ofron një volum konciz por të pasur kumtesh teologjike mbi vizionin e Islamit për njeriun si agjent të vullnetit hyjnor.





No comments
Be the first one to leave a comment.